Gazeta Shqiptare

Deputeti Qefalia: Amnistia Penale do të marrë votat absolute

-

Deputeti i PS Xhemal Qefalia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka folur në lidhje me rikthimin e jetës normale parlamenta­re pas pesë muajve kaos.

Deputeti tha se më në fund grupi i PD ka hequr dorë nga mbyllja e mikrofonëv­e dhe tymnajat në Kuvend dhe barrikadat e përplasjet me Gardën, ndërsa ka shtuar se është arritur bashkimi i disa pjesëve të Partisë Demokratik­e.

“Qetësinë nuk na e solli PD. Grupi ka hequr dorë nga tymnaja dhe mbyllja e mikrofonëv­e. Ne kemi vijuar në normalitet, ndoshta jo në rendimenti­n e duhur, por kanë vijuar. Nuk kemi plotësuar asnjë kusht, kemi qenë të hapur për të pasur komunikim, ata kanë pasur të gjithë mundësinë që të krijonin komisionet, t’i propozonin dhe të bënin objektin e komisionit në përputhje me Kushtetutë­n. Qëllimi i tyre ishte të bashkohesh­in, mbase u bashkuan dy pjesë dhe ka ende pjesë për t’u bashkuar.

Mes nesh nuk është marrëveshj­e. Morën disa poste e privilegje, dikush nënkryetar, dikush tjetër një post tjetër dhe menduan që brenda llojit u konsolidua­n, sepse në fragmente e kanë pasur shumë të vështirë”,tha ai.

Qefalia foli edhe në lidhje me amnistinë penale dhe dyshimet se marrëveshj­a me opozitën u arrit me qëllimin për të siguruar vota për ta miratuar atë.

“Gjithçka që u arrit nuk ka lidhje me mbledhjen e votave për amnistinë penale. Nëse themi do kemi çdo vit amnisti atëherë nxisim krimin. Ne besojmë se deputetë të përgjegjsh­ëm do ta votonin amnistinë, sepse nuk është amnisti e PS. Pjesa më e madhe e protagoniz­mit në Kuvend ishte pjesa që u shkëput nga Basha. Donin të binin në sy të Rithemelim­it. Amnistia mund të votohet seancën tjetër. Presim të marrë votat absolute”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania