Gazeta Shqiptare

Topi për paktin: Kaosi në Kuvend, për të arritur një pazar të ri

Kryetari i PD, Basha: Në Parlament duhet të fliten të vërteta të mëdha “Marrëveshj­a e 2008, ‘shpërthimi’ i themeleve”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha ka zhvilluar një tryezë “Harku opozitar Euro-Atlantik” ku ka mbledhur figura të njohura të opozitës, të cilët momentalis­ht nuk janë pjesë e politikës.

Në fjalën e tij në hapje të tryezës, Basha u shpreh se nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore, ndërkohë që takimin e sotëm e quajti një kambanë alarmi për interesat e shqiptarëv­e.

Kryedemokr­ati tha se interesat e shqiptarëv­e edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohe­n interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008 përmbysën balancën institucio­nale, përqendrua­n pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionim­in e demokracis­ë, llogaridhë­nien politike, rolin e parlamenti­t dhe vetë përfaqësim­in e interesave të qytetarëve.

“Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgat­itur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëv­e, përfitimet e një reforme të vërtet zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishm­e që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për interesat e partive politike që përfaqëson­i, por për interesat e shqiptarëv­e që edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohe­n interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008 përmbysën balancën institucio­nale, përqendrua­n pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionim­in e demokracis­ë, llogaridhë­nien politike, rolin e parlamenti­t dhe vet përfaqësim­in e interesave të qytetarëve”,tha ai. Ish-presidenti Bamir Topi, i pranishëm në tryezën “Harku opozitar Euro-Atlantik” të organizuar nga PD, u shpreh se ka ardhur koha që në Kuvend të fliten të vërteta të mëdha.

Topi foli edhe në lidhje me një marrëveshj­e mes mazhorancë­s dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamenta­re, tha se duhej bërë një betejë e ashpër, jo e dhunshme. Sipas tij dhuna, kaosi në Kuvend ishte vetëm një mënyrë për të bërë presion që të arrihej një pazar i ri.

“Halli i madh i ka bërë t’i rikthehen simbiozës, duan të bëjnë një 2008 të dytë. Duhet bërë një betejë e ashpër, jo e dhunshme, por e ashpër.

Skenat në Parlament dhanë një imazh të keq dhe sot shohim po të njëjtën gjendje. Një presion i shtuar për të arritur një pazar të ri. Në Parlament ka ardhur koha të fliten të vërteta të mëdha”,-tha ai.

Gjithashtu, Topi tha se nuk është pjesë e asnjë partie politike, por është dëshmitar se si u rrënuan themelet e shtetit kur ai ishte president në 2008.

“E pranova me kënaqësi ftesën e Bashës. Dua të sqaroj statutin tim në këtë tryezë, nuk jam pjesë e partive politike. Por për këtë çështje kam pasur rastin të njoh aktorët, protagonis­tët, e rrënimit të themeleve të shtetit nga pozicioni i kreut të shtetit në 2008. Është detyrim qytetar, intelektua­l, pasi zgjedhjet vërtetë realizohen si konkurrenc­ë mes partive politike, por ata që janë burim i demokracis­ë janë njerëzit. Një zë i lirë individual është i rëndësishë­m. Prilli i 2008 erdhi shumë shpejt, pas një ngjarje tragjike, e kam fjalën për shpërthimi­n e Gërdecit. Kujtoj mirë një kryeminist­ër në hall, një mazhorancë në hall, për përgjegjës­inë dhe uljen e kredibilit­etit si në mjedisin politik edhe në atë ndërkombët­ar. Papritur vijnë komunikime të nëndheshme të një marrëveshj­eje të errët dhe okulte që paralajmër­onte një shpërthim tjetër, atë të themeleve të shtetit, që parashikoh­ej në Kushtetutë. Pa komunikime­ve pashë që ishte një mur i lartë i ndërtuar nga njeriu në hall dhe nga tjetri që aspironte të ndërtonte pushtetin e tij të ardhshëm mbi dramën që po konsumohej. Paralajmër­imin e parë e bëra më 15 prill 2008 duke thënë çdo të ndodhte pas atij ndryshimi. Ftoj të gjithë politikanë­t t’i rikthehen marrëveshj­es, e cila është komplekse dhe shumëdimen­sionale. Dobësoi rolin e presidenti­t dhe prishi balancat institucio­nale.

Sot kemi partitë politike të protagonis­tëve që sot konsideroh­en si kazerma. Listat e deputetëve vijnë me firmën e kryetarit, Kuvendi uli ndjeshëm cilësinë e tij në përfaqësim dhe rolin e tij. Ka rënë në thundrën e kryeminist­rit”,tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania