Gazeta Shqiptare

Berisha: Çdo vit për infrastruk­turën, nga buxheti i shtetit vidhen mbi 400 milionë euro

“Rama iu lut zyrtarit britanik të mos na jepnin statusin”

-

Ish-kryeminist­ri foli dje në tubimin me mbështetës­it poshtë shtëpisë së tij.

“Ta dini ju të dashur qytetarë shqiptarë se merrni 1 dollar për turist, po ju garantoj se atë dollar, me mundin tuaj, me djersën tuaj, me taksat tuaja, e paguani jo 100, po ju garantoj të paktën 400 për qind. Sepse çdo vit, për infrastruk­turën turistike, nga buxheti i shtetit, vidhen dhe shpërdoroh­en mbi 400 milionë euro. Të gjitha të ardhura tuaja.

Ja, pra, miqtë e mi, se si ju varfërohen­i çdo vit e më shumë, se si ju vidheni gjithnjë e më shumë. Se si tirania e varfërisë bëhet gjithnjë e më e rëndë për ju qytetarë që jetoni në një vend me pasuri përrallore.

Ndaj dhe e mbyll fjalën time: koha është o sot o kurrë, të ngrihemi në mosbindje civile. Të ngrihemi në mosbindje civile për të votuar të lirë.

Por asnjë shqiptar, asnjë qytetar, asnjë atdhetar nuk duhet të mashtrojë veten, votën e lirë me armikun e egër të votës së lirë dhe shqiptarëv­e, Edi Ramën, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike duhet të jetë zotimi ynë, duhet të jetë beteja jonë, duhet të jetë sakrifica jonë.

Rrofshi

Një nderim të veçantë kam për oratorët, që nga kjo tribunë e parlamenti­t të lirë, me guxim, shpërndajn­ë mesazhe shprese, mesazhe optimizmi, por dhe denoncojnë në të gjitha aspektet anët e saj, të keqen e madhe që ka kapluar sot Shqipërinë, diktaturën e Edi Ramës, të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, me vjedhjen e qeveritarë­ve, me drogën. Të bazuar në tiraninë e varfërisë, që bëhet çdo ditë e më e rëndë, më e madhe, për qytetarët shqiptarë.

Kjo rrugë dhe ju misionarët e saj, me armën e të vërtetës, po zgjoni te mbarë shqiptarët, guximin, vendosmëri­në për të mbrojtur kauzën e drejtë, kauzën e lirisë, kauzën e dinjitetit, kauzën e vlerave të një shoqërie të lirë, pa të cilën nuk ka zhvillim, nuk ka begatim, nuk ka të ardhme, pa të cilën nuk ka integrim në Europë, si e ardhmja më e mirë e kombit shqiptar.

Miqtë e mi, po të kthehemi pas, vetëm një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat.

Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeminist­ër mund të bëjë. Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airways, fluturoi në

Londër. Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadori­t shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskr­yeministri­n, jo me kryeminist­rin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore.

Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadori­t: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeminist­ër. Por unë do të vij në hotel ta takoj kryeminist­rin tuaj. Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania