Gazeta Shqiptare

U arrestuan për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kushëriri i “ushtarit” të Ervis Martinajt dhe 30-vjeçari Haxhiu kyçin gojën para hetuesve

Masakra e Milotit/ Kush ishte i interesuar të eliminonte Ylli Brahjan, pjesë e grupit të Martinajt

-

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të cilët u arres tuan për vrasjen e ishefektiv­it të policisë, Gentjan Bejtja nuk kanë bashkëpunu­ar me hetuesit. Beqaraj, i dyshuar si njëri prej 4 atentatorë­ve të Bejtjas në Larushk të FushëKrujë­s rezulton të jetë kushëri i Ylli Brahimit, që i shpëtoi 2 atentateve në vitet 2021 dhe 2022, në Milot, emër që lidhet direkt me të zhdukurin Ervis Martinaj, fati i të cilit është mbuluar me mister prej gati 20 muajsh. Kjo lidhje shton dyshimet për hetuesit që pas ngjarjes së rëndë të fshihen njerëz të Ervis Martinajt, përfshirë këtu edhe një rrëfim që vetë babai i Gentjan Bejtjas ka bërë në media. Gani Bejtja foli për një takim mes djalit të tij dhe Martinajt rreth 1 vit e gjysmë para zhdukjes. Në atë kohë, Ervis Martinaj kishte dyshime se Bejtja ishte një prej ekzekutorë­ve të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe në maj 2020, por pas takimit janë sqaruar me pretendime­t se Martinaj ishte bindur që Bejtja nuk ka lidhje me ngjarjen pasi autorët ishin të dobët, ndërsa Gentjan Bejtja i mbushur dhe gati 120 kg. Pas kësaj ngjarje dyshohet se Bejtja lidhi marrëdhëni­e miqësore me të zhdukurin Martinaj, por në media është përfolur për një tradhti dhe pjesëmarrj­e të mundshme të 43-vjeçarit në eliminimin e Brilat Martinajt në korrik 2022, ku vdiqën edhe Diklen Vata, Besmir Hoxha. Gani Bejtja thotë se nuk është e vërtetë, pasi atë ditë Gentjani ka qenë në Shëngjin dhe asnjëherë nuk është pyetur si person i dyshuar. Por, në atë kohë hetuesit dyshonin se Bejtja mund të ishte përfshirë në ngjarje si informator, dyshime që nuk u vërtetuan zyrtarisht asnjëherë, por që nuk përjashtoj­në mundësinë që 43vjeçari të jetë eliminuar për këtë shkak. Gentjan Bejtja ka qenë në fokus të policisë në shumë ngjarje kriminale, ndërsa në pyetje u mor edhe për vrasjen e Iljaz Çalit. Përveç grupit të Ervis Martinajt, hetuesit nuk përjashtoj­në edhe pistën e përfshirje­s së Bamëve të Niklës.

Ndërkohë, vrasja e Gentjan Bejtjas vetëm pak ditë më parë në banesën e tij, ka rikthyer vëmendjen tek ekzekutimi i Ylli Brahjas, krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Historia dhe lidhja mes këtyre personazhe­ve është trajtuar më parë nga emisioni “Në shënjestër” në “News 24”.

MASAKRA E MILOTIT

Por kush ishin të interesuar të vrisnin Ylli Brahjan? Pse ai ishte kthyer kohë pas kohe në një tabelë qitje për ata që ishin armiqtë e tij? Si kishte mundur ai t’i mbijetonte një tjetër atentati të mëparshëm? A kishte lidhje atentati i radhës ndaj tij me dorën e fundit që rivalët po i jepnin grupit të Ervis Martinaj? Apo ky atentat ishte thjesht një llogari personale që Ylli Brahja kishte me konkurrent­ët e tij në bizneset e krimit? Edhe pse në vetvete, atentati ndaj tij mund të duket si një shpagim personal, grupi hetues mendon se krismat ndaj Ylli Brahjas, ishin në vazhdën e atentateve që u ishin bërë në vitet dhe muajt e fundit grupit të Ervis

Martinaj. Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi. Në fshatin Pllanë të Lezhës, i cili ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimi­n e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Roan Brahimi, i cili nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.

Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit: Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela

Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai. Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale. Gjovalin Prendi tha më tej se nuk kishte ndonjë informacio­n që djali i tij të kishte probleme me Ylli Brahjan. Ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhëni­e të mira me familjen e shënjestrë­s së atentatit. Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëni­et e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie. Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin

ATENTATET NDAJ YLLI BRAHIMIT

Më 14 janar të vitit 2021, Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në qendër të Milotit. Ai ka qenë duke ecur i shoqëruar nga dy persona, kur 2 persona me motor qëllojnë me armë në drejtim të tij. Ylli Brahimi mbeti i plagosur nga ky atentat. Më 22 korrik të vitit 2022, Ylli Brahimi i shpëtoi sërish një atentati, por u vra Klisman Preçi. Të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnik­ovi. ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentev­e sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentev­e të prokuroris­ë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmër­uar Ylli Brahjan se “nuk ia falte kurrë atë që i kishte bërë”. Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit. Ajo që dihet është se grupi hetues nuk u ndal vetëm te emri i Roan Brahimit. Krahas banesës së tij, policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesa të tjera, në ato të Izmir Selit, në fshatin Zhejë të Kurbinit, atë të Ervis Kuqit në qytetin e Milotit në Kurbin, si edhe në banesën e Alfred Rakaj Petokut. Ku çuditërish­t në këto banesa nuk u gjet asnjëri prej tyre, por vetëm të afërm, të cilët nuk kishin dijeni se ku ishin familjarët e tyre në kërkim nga policia. Ndërkohë që policia ndërtoi për këta persona, profilet kriminale, si persona të dyshuar që mund të kishin lidhje me ngjarjen. Ndërsa pyetja e familjarëv­e të Ylli Brahjas dhe përgjimet e tyre, nuk dhanë asnjë rezultat dhe nuk e ndihmuan hetimin. Por siç e thamë edhe më herët, ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej Ylli Brahjas. Më 12 janar 2021, ai do të ishte pre e një tjetër atentati. Ai ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij u qëllua 15 herë me armë zjarri. Nga një motor ‘Suzuki’ në ecje e sipër. Sikurse shihet edhe në këto pamje. Atentat ku mbeti i plagosur rëndë. Por që duket se Ylli Brahja, është ambientuar mirë me plumbat, ku për fat, mundi t’ia hedhë plagëve që mori. Edhe ky atentat ndaj 46-vjeçarit mbetet i pazbardhur. Po ashtu mbetet pa autor, edhe një atentat i mëparshëm ndaj viktimës, Klisman Preçi, teksa ky i fundit u qëllua nga një automjet në ecje bashkë me kushëririn e tij. Për t’u kthyer tek e shkuara e Ylli Brahjas. Ai njihej si një person me rekorde në fushën e narkotikëv­e dhe i skeduar në çështjet e lojërave të fatit. Ndërsa, përpara se t’i mbijetonte atentateve të mirorganiz­uara, ai ishte shfaqur në dyert e prokuroris­ë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimi­n në qendër të Laçit, të ish-policit dhe biznesmeni­t, Xhelal Reçi. Ngjarje e ndodhur mëngjesin e 1 nëntorit 2021, autorët e të cilës ende nuk janë identifiku­ar, pavarësish­t dyshimeve që ranë mbi pjesëtarë të fisit Martinaj. Ndërsa Roan Brahimi vazhdon të jetë i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij të vrarë, Klisman Preçi. Roan Brahimi që dyshohet edhe për masakrën e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës ndaj Brilant Martinaj dhe miqve të tij, por që policia nuk di të thotë se ku është vendndodhj­a e tij. Ndërsa Brahimi njihet si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka hequr çdo autorësi nga vetja. Ky i fundit u shoqërua në polici kohët e fundit, çka solli reagimin e ashpër të babait të tij, Xhelal Rraja, i cili nuk hezitoi të kërcënonte dhe zyrtarët e policisë. Për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe masakrën e FushëKrujë­s me 3 viktimave, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania