Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi me breshëri kallashnik­ovi i ish-policit Gentjan Bejtja/ Arrestohet njëri nga autorët e atentatit dhe ndihmësi

Ngjarja në Fushë-Krujë/Autori i dyshuar i krimit, kushëri iYlli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt Zbardhet dinamika e ngjarjes. Policia: Ilir Beqaraj dhe pronari i mjetit me të cilët u larguan autorët u zbuluan nga kamerat

-

Pak ditë pas ekzekutim it me breshëri plum bash të Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të FushëKrujë­s, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë, ndërsa ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në atentat. Burime zyrtare nga policia e Tiranës, dje bënë me dije se kanë përfunduar në pranga 30-vjeçari Edison Haxhiu si dhe një 41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari. Mësohet se dy të arrestuari­t në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e së premtes së 15 marsit rezultojnë të dënuar më parë për vepra të tjera të lehta penale. Ndërkohë, dyshohet se Beqaraj i përkasin një grupi kriminal me aktivitet në Fushë-Krujë dhe zonën rreth e rrotull. I arrestuari Ilir Beqaraj rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Pas hetimeve intensive, blutë kanë arritur që të zbardhin lëvizjen e autorëve pas momentit që kanë djegur makinën e krimit. Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip “Golf” për t’u larguar nga Fushë- Kruja. Sipas skemës së zbardhur nga Policia e Tiranës, Beqaraj bashkë me tre të tjerë, të paidentifi­kuar, u futën në oborrin e shtëpisë të Gentjan Bejtjas me “Land Rover”, me targa të vjedhura në 2023 në Shkodër. Pasi e vranë pranë serës me më shumë se 80 plumba kallashi, ata janë larguar me automjetin në fjalë drejt aksit Larushkë–Thumanë dhe e kanë djegur makinën në fshatin Hasan. Më pas ata dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Bubq në Krujë me mjetin tip “Golf”, pronari i të cilit, Edison Haxhiu, u arrestua nga policia. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, policia ka arritur që të zbulojë lëvizjen e autorëve me “Golfin” me ngjyrë të zezë, pa targa vetëm në pjesën e pasme, detaj ky që si duket ka ngritur edhe dyshimet e policisë dhe nxori zbuluar lëvizjet e tyre. Pas hetimeve ka rezultuar se makina “Golf ” me targë AB960GG rezultonte në pronësi të Haxhiut, por me të njëjtën makinë policisë i ka rezultuar se ka lëvizur edhe Ilir Beqaraj, i dyshuar si një prej ekzekutorë­ve. Kamerat e sigurisë më në fund e zbuluan “Golfin” në afërsi të zonës së Lundrës në një lavazh, aty ku dhe policia ndërhyri e arrestoi Haxhiun. Ky i fundit, i dyshuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, i priste në timon, një 30-vjeçar lindur në Kurbin, por jetonte në Tiranë. Kur policia lokale shkoi në shtëpinë e familjes së tij, pjesëtarët e saj që jetonin në varfëri, nuk e dinin ku ndodhej i biri. Nga ana tjetër, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Beqaraj janë gjetur një armë zjarri pistoletë me mbishkrimi­n “VALTER”, një armë zjarri e markës “BENELLI” e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, dhjetëra fishekë, 5 radiomarrë­se, si edhe mjete identifiki­mi të falsifikua­ra. Ndaj 41-vjeçarit Beqaraj janë ngritur akuzat “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit” dhe “Falsifikim­it të dokumentev­e”, si edhe dyshohet një prej autorëve të vrasjes së Bejtjas. Ndaj Haxhiut rëndon vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Siç kemi njoftuar më parë, më datë 15.03.2024 është vrarë me armë zjarri, brenda rrethimit të banesës së tij, shtetasi Gentjan Bejtja. Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga Prokurori. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë - Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm. Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë-Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë. Nga analiza e informacio­neve të marra nga inteligjen­ca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifiki­mi i automjetit tip “Golf ” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit E.H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi

I.B., alias I.B., alias I.M., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrim­in e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë. Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet

e policisë edhe të shtetasit I.B., alias I.B., alias I.M. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I.B., u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimi­n VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimi­n MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B.A., e dyshuar e falsifikua­r pasi fotografia është e ngjashme me fotografin­ë e shtetasit I.B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B.A., e dyshuar e falsifikua­r pasi fotografia është e ngjashme me fotografin­ë e shtetasit I.B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG. Të gjitha provat e administru­ara i janë nënshtruar ekzaminime­ve kriminalis­tike dhe janë siguruar elemente provash me perspektiv­ë

për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes. Në përfundim u arrestua në flagrancë shtetasi I.B., alias I.B., alias I.M., i datëlindje­s 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit” dhe “Falsifikim­it të dokumentev­e”, parashikua­ra nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal. Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja. U ndalua shetatsi E.H., i datëlindje­s 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikua­r nga neni 80 i Kodit Penal. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë vazhdon me intensitet punën për dokumentim­in e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifiki­min dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore edhe të autorëve të tjerë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania