Gazeta Shqiptare

Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri/ Arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunë­tori

Kanabis në kutitë e rrobave, zbardhet skema që përdornin trafikantë­t për transporti­n

-

Sektori i Antidrogës së Tiranës ka zbuluar një skemë të trafikimit të drogës nga SHBA në Shqipëri përmes kutive postare. Mësohet se gjatë operacioni­t të koduar “Atlanta” ka rënë në pranga 27-vjeçari, Ilir Sefa banues në kryeqytet, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunë­tori i tij 21-vjeçar. Të riut i kishte ardhur një kuti me postë nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, brenda së cilës u gjet lëndë narkotike. Agjentët e Antidrogës së Tiranës punuan disa muaj për të dokumentua­r veprimtari­në kriminale. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë dje me dije për “News24” se droga vinte me postë nga Atalanta në SHBA drejt vendit tonë, duke u futur në kuti kartoni, të cilat përdoreshi­n për të futur rroba, që vinin me postë nga SHBA drejt Shqipërisë. Trafikantë­t kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së informacio­nit Antidroga e Tiranës nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës. Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës duke çuar dërgesën te porositësi­t, ndërsa arrestuan në flagrancë 27-vjeçarin si dhe shpallën në kërkim një 21vjeçar. Policia sekuestroi edhe lëndën narkotike rreth 1 kg e 600 gr kanabis sativa me përqindje të lartë THC. Ky lloj kanabisi kushton rreth 10 mijë dollarë kilogrami. “Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Doganave, në drejtimin e Prokuroris­ë së Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacioni­n policor të koduar “Atlanta”. Si rezultat u godit një rast i trafikimit të

HETIMET

Burime nga grupi hetimor bëjnë dje me dije për “News24” se droga vinte me postë nga Atalanta në SHBA drejt vendit tonë duke u futur në kutia kartoni, të cilat përdoreshi­n për të futur rroba që vinin me postë nga SHBA drejt Shqipërisë. Trafikantë­t kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së informacio­nit Antidroga e Tiranës nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës. Mësohet se agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës duke çuar dërgesën te porositësi­t. lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I.S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit F.L., 21 vjeç. Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestrua­n 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, me përqindje të lartë THC”,thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkohë, materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania