Gazeta Shqiptare

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Kërkoi lirinë, gjykata e Lezhës lë në burg portugezin Ruben Saraiva

-

LEZHË - Gjykata e Lezhës la dje në burg portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmeni­t Ardian Nikulaj, ngjarje kjo e ndodhur në Shëngjin në prill të vitit të kaluar. Togat e zeza rrëzuan kërkesën e 28-vjeçarit, i cili përmes mbrojtësit ligjor kushte kërkuar një masë sigurimi më të butë. Vendimi i mor nga gjyqtari Ilir Perdeda, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ishte edhe vetë portugezi Saraiva, i cili i paraqit ne gjykatë nën masa të forta sigurie. Gjatë seancës gjyqësore ai ka vijuar te mbaje qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa avokati mbrojtës tha se do ta ankimojnë vendimin e arrestit me burg në Gjykatën e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, pasi sipas tij prokuroria nuk ka prova që e implikojnë atë në këtë ngjarje, por vetëm dyshime të pabazuara në fakte. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoritete­ve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim­in e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj. Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritete­t shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimi­n e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmeni­t Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania