Gazeta Shqiptare

Eurostat: Mbi 9 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vitin 2023, me rënie prej 30 për qind

-

Ndonëse me ritme më të ngad alta, emigracion­i nuk ka ndalur as në vitin 2023. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për 12 muajt e 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Në krahasim me 2022, aplikimet për azil kanë shënuar rënie prej 30%. Numri më i lartë i aplikimeve gjatë 2023 u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime. Në pjesën e dytë të vitit u shënua sërish rigjallëri­m, duke kulmuar në nëntor me 880 aplikime. Më pas dhjetori solli sërish rënie të tyre, në vetëm 550 të tilla, niveli më i ulët i vitit. Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit. Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16% e totalit, ndërsa Greqia ka administru­ar 10% të totalit të aplikimeve.

Aplikimet për azil në Europë

Sipas Eurostat, në dhjetor e vitit të kaluar 77,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombët­are në vende e Bashkimit Europian, një rënie pre 3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 (80,540). Kishte gjithashtu 5,595 aplikime përsëritës­e, që përfaqëson një rënie prej 12% krahasuar me dhjetorin 2022 (6,365).

Sirianët, turqit dhe afganët mbeten grupet më të mëdha të azilkërkue­sve

Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil në muajin dhjetor (13 945 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga turqit (7 710), afganët (6 055), venezuelia­nët (4 780) dhe kolumbianë­t (4 105).

Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Greqia përbëjnë 79% të të gjithë aplikantëv­e për azil për herë të parë

Gjermania (23 020), Franca (11 435), Spanja (10 750), Italia (10 160) dhe Greqia (6 260) vijuan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke zënë 79% të të gjithë azilkërkue­sve.

Në dhjetor 2023, totali i BE-së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 17.3 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistrua­r për herë të parë në dhjetor 2023 u regjistrua­n në Qipro (111.2) dhe Greqi (60.2).

2 315 të mitur të pashoqërua­r që aplikojnë për azil në vendet e BE-së

2 315 të mitur të pashoqërua­r aplikuan për azil për herë të parë në BE në fund të vitit 2023, ku shumica vinin nga Siria (775) dhe Afganistan­i (375). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqërua­r ishin Gjermania (740), Holanda (450), Greqia (245), Belgjika (205) dhe Spanja (205./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania