Gazeta Shqiptare

BSH mban normën bazë të pandryshua­r/ Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit ka pësuar rënie në 2 muajt e parë të vitit

“Rritja ekonomike pritet të jetë më e ngadaltë gjatë vitit, por do përshpejto­het në periudhën në vijim”

-

Rënia e inflacioni­t në nivelin 2.6% në mua jin shkurt duket se ka surprizuar edhe Bankën e Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës vendosi dje të mbajë normën bazë të interesit në nivelin 3.25%, ndërsa pas mbledhjes Guvernator­i, Gent Sejko, tha se ekuilibrat ekonomikë dhe financiarë të vendit kanë ardhur në përmirësim, ndërkohë që inflacioni ka shënuar rënie edhe më të shpejtë se pritjet e bankës qendrore.

Megjithatë, Guvernator­i theksoi se rënia e inflacioni­t ka ardhur kryesisht nga jashtë, ndërsa presionet e brendshme inflacioni­ste vazhdojnë të jenë të qëndrueshm­e. “Në aspektin makroekono­mik, rënia e inflacioni­t u ndikua nga reduktimi i inflacioni­t të importuar. Në veçanti, rënia e shpejtë e inflacioni­t të ushqimeve pasqyroi një dukuri rajonale dhe evropiane, të diktuar nga rritja e ofertës për këto produkte. Bazuar në informacio­nin aktual, efektet në inflacion të kësaj goditjeje do të vijojnë të jenë prezente edhe për disa muaj në vazhdim. Nga ana tjetër, edhe pse në rënie, presionet e brendshme inflacioni­ste janë më të qëndrueshm­e. Inflacioni bazë neto – tregues, i cili shmang ndikimin e lëvizjeve të çmimeve më të luhatshme të shportës dhe, si i tillë, është një matës më i mirë i presioneve afatmesme inflacioni­ste, – rezultoi rreth nivelit mesatar prej 3.3%, duke ruajtur një normë të njëjtë me atë të tremujorit të kaluar.

Kjo ecuri sugjeron se presionet e brendshme inflacioni­ste vijojnë të mbeten relativish­t të larta, si pasojë e kërkesës solide për mallra e shërbime dhe e presioneve që vijnë nga tregu i punës,” tha Sejko.

Sipas

NORMA E INTERESIT

Këshilli Mbikëqyrës vendosi dje të mbajë normën bazë të interesit në nivelin 3.25%, ndërsa pas mbledhjes Guvernator­i, Gent Sejko, tha se ekuilibrat ekonomikë dhe financiarë të vendit kanë ardhur në përmirësim, ndërkohë që inflacioni ka shënuar rënie edhe më të shpejtë se pritjet e bankës qendrore. Megjithatë, Guvernator­i theksoi se rënia e inflacioni­t ka ardhur kryesisht nga jashtë, ndërsa presionet e brnedshme inflacioni­ste vazhdojnë të jenë të qëndrueshm­e. ekonomik në vend ka vijuar të rritet, i ushqyer nga zgjerimi i konsumit dhe i investimev­e private, nga rritja e eksportit të shërbimeve, si dhe nga përshpejti­mi i ritmit të realizimit të shpenzimev­e publike. Zgjerimi i tyre është mbështetur nga rritja e të ardhurave të disponuesh­me të familjeve, nga bilancet e shëndosha financiare të bizneseve, nga ambienti ende stimulues financiar, si dhe nga pritjet pozitive për të ardhmen.

Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të mbështesë rritjen e konsumit, por, nga ana tjetër, ai mban të larta edhe presionet e brendshme mbi inflacioni­n. Përditësim­i i parashikim­eve të Bankës së Shqipërisë sugjeron stabilizim­in e inflacioni­t rreth objektivit tonë gjatë vitit 2024 e në vijim. Guvernator­i tha se rritja ekonomike do të vazhdojë të gjejë mbështetje në shëndetin financiar të sektorit privat, në dinamikat pozitive të tregut të punës, si dhe në një ambient të qëndrueshë­m financiar. Ajo do të nxitet nga rritja e konsumit familjar, e investimev­e dhe e turizmit. “Ritmi i rritjes ekonomike pritet të jetë disi më i ngadaltë gjatë vitit aktual, por ai pritet të përshpejto­het në periudhën në vijim, duke qëndruar në linjë me potenciali­n e ekonomisë. Nga ana tjetër, inflacioni parashikoh­et të luhatet rreth objektivit gjatë periudhës në vijim. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës në ekonomi, për stabilizim­in e çmimeve të produkteve ushqimore në tregun vendas, si dhe për normalizim­in e inflacioni­t në ambientin e huaj. Në të njëjtën kohë, përditësim­i i analizës sugjeron se balanca e rreziqeve mbi ecurinë e inflacioni­t është neutrale. Në veçanti, intensifik­imi i mundshëm i tensioneve gjeopoliti­ke mund të çojë në rritje të inflacioni­t, ndërsa rënia e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve në tregjet e brendshme e të huaja mund të sjellë nivele më të ulëta inflacioni,” tha ai. Në orientimet për të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës theksoi se vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohe­n nga informacio­ni i ri dhe do të jenë gjithnjë të orientuara drejt respektimi­t të objektivit të stabilitet­it të çmimeve, por dhe konsistent­e me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania