Gazeta Shqiptare

Raporti i INSTAT: Tregtia me pakicë shënoi rritje vjetore 4,8% në 3-mujorin e fundit 2024-ës

-

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë pa llogaritur inflacioni­n shënoi rritje në vlerë me 4,8% në tremujorin e fundit të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Ky tregues i përshtatur sezonalish­t është rritur 1,1%, krahasuar me tremujorin paraardhës, raportoi INSTAT. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2023 është rritur me 5,7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara”, volumi i shitjeve është rritur 5,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara”, është rritur 6,2%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbu­re në njësi tregtare të specializu­ara”, volumi i shitjeve është rritur me 4,0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Në ndryshimin vjetor prej +4,8%, në tremujorin e katërt 2023 ndaj tremujorit të katërt 2022, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë: “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara” me +2,3 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara” ka kontribuar me +1,4 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbu­reve në njësi tregtare të specializu­ara” me +1,1 pikë përqindje. Në tremujorin katërt 2023, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalish­t, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbu­reve në njësi tregtare të specializu­ara”, është rritur me 2,4%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializu­ara dhe të specializu­ara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalish­t, është rritur me 2,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalish­t, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializu­ara dhe jo të specializu­ara”, është rritur me 2,4%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbu­re në njësi tregtare të specializu­ara”, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalish­t, ka rënë me 0,5%, kundrejt tremujorit të tretë 2023./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania