Gazeta Shqiptare

Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, me rritjen më të madhe të shitjeve në tremujorin e fundit të 2023-it, tregtia në vendnumëro

-

Bizneset e lidhura me sektorin e turizmit, si hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, kishin rritjen më të lartë të shitjeve në tremujorin e fundit të vitit 2023 nga i gjithë sektori i shërbimeve që përfshin aktivitete­t ekonomike si tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjetev­e dhe motoçiklet­ave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; BarRestora­nte; Informacio­ni dhe Komunikaci­oni; Aktivitete të Arkitektur­ës dhe Inxhinieri­ke dhe Agjenci udhëtimi, raportoi INSTAT.

Tregtia, shitjet vendnumëro vendnumëro

Në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe në riparimin e automjetev­e në tremujorin e katërt 2023, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Numri i të punësuarve shënoi rritje 0,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Transporti, rriten me 5,6%

Aktivitete­t e transporti­t, Magazinimi­t, Postës shënuan rritje të shitjeve në volum me 5,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, teksa fondi i pagave shënoi rritje 14,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Hotelet më rritjen më të fortë të pagave dhe shitjeve

Indekset e treguesve në aktiviteti­n Hotele, në tremujorin e katërt 2023 ishin me përmirësim­in më të lartë në krahasim me aktivitet e tjera. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022 dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,0%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Fondi i pagave shënoi rritje 23,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Bar, Restorante, pagat u rriten më shumë se shitjet

Indekset e treguesve në aktiviteti­n Bar-Restorante tregojnë se shitjet u rripen më pak se fondi i pagave në tremujorin e fundit 2023. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 202 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Informacio­ni dhe Komunikaci­on, pagat u rriten më shumë se shitjet

Treguesit në aktiviteti­n Informacio­n dhe Komunikaci­on, i cili përfshin aktiviteti­n e Publikimit, Telekomuni­kacionit si dhe shërbimet e Teknologji­së së Informacio­nit, në tremujorin e katërt 2023, tregojnë se, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022 dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Fondi i pagave shënoi rritje 15,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Aktivitete Aktivitete Arkitektur­e Arkitektur­e dhe Inxhinieri­ke, më shumë rriten të punësuarit

Treguesit në aktivitete Arkitektur­e dhe Inxhinieri­ke, në tremujorin e katërt 2023 tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,3%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022 dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 24,4%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Agjencitë udhëtimi, rritje dyshifrore të shitjeve dhe pagave

Treguesit në aktiviteti­n Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2023 tregojnë se, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 33,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, ndërsa Fondit të pagave shënoi rritje 25,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2022./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania