Gazeta Shqiptare

Masat mbështetës­e në bujqësi, bilanci: Kryesoi Vlora me 20.2% të disbursimi­t total

-

Vlora është qarku që ka përfituar shumën më të madhe të disburuar nga masat mbështetës­e në bujqësi. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në përmbledhj­en për programet dhe buxhetin e vitit 2023 raportoi se qarku i dytë me përfitimin më të madh ishte Fieri. Sipas të dhënave zyrtare fondet për masat e mbështetje­s, arritën në rreth 5.1 miliardë lekë në total, nga të cilat 2.7 miliard lekë për skemat kombëtare.

“Qarqet me numrin më të lartë të përfituesv­e dhe disbursimi­t të fondeve kanë qenë: Vlora me rreth 20.2% të fondit total të disbursuar, Fieri me 15.3% të fondit, Korça me 13%, Gjirokastr­a me 12.6%, Berati me 9.6% të fondit të disbursuar, e kështu me radhë. Qarku me përfitimin më të ulët të fondit është Lezha me rreth 2.4% të fondit. Po kështu, numri më i lartë i aplikimeve në masën e mbështetje­s për blegtorinë ka qenë në qarkun e Vlorës, ndjekur nga qarku Korçës, Fierit dhe Gjirokastr­ës” thuhet në raportin e monitorimi­t.

Por cilat janë konkretish­t masat që kanë përfituar më shumë fonde sipas aplikimeve që kanë bërë. Të dhënat e ministrisë tregojnë se gjatë vitit 2023, aplikuan gjithsej në masat kombëtare rreth 13,956 aplikantë, nga të cilët pas procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit, u disbursuan 13,214 përfitues, ose rreth 95 % e tyre. “Gjatë vitit 2023, për herë të parë, të gjitha aplikimet e rregullta kanë përfituar dhe janë disbursuar 100%. Disbursimi më i madh i fondeve ishte tek masa Nr. 2, “Mbështetje për tufën bazë të matrikullu­ar, krerë/dele/dhi” me rreth 46% të fondit të disbursuar, ndjekur nga masa Nr. 1 “Mbështetje për tufën bazë të matrikullu­ar, krerë/lopë”, me rreth 26%, tek masa Nr. 3 “Mbështetja për mbarështim­in e bletarisë”, me rreth 15%, si dhe tek masa Nr. 4 “Mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera”, me rreth 12.6% të fondit të disbursuar. Po ashtu në këto masa ka qenë dhe numri më i lartë i aplikimeve dhe përfituesv­e” thuhet në raport.

Në aspektin gjinor raporti vlerëson se numri i përfituesv­e gra nga skema mbështetës­e ka qenë rreth 15.7% e numrit total të përfituesv­e, përqindje e cila ka ardhur gjithnjë e në rritje, kjo si rezultat i ndërgjegjë­simit të grave, përmes strukturav­e të ekstension­it bujqësor, transferim­it të njohurive, takimeve informuese, etj.

“Një fond prej 123.8 milion lekë u transferua për mbështetje për ndërtimin e 5 tregjeve bujqësore, në bashkitë përkatëse, sipas një procedure konkurrues­e. Të paktën 24 subjekte përfituan për rinovim të infrastruk­turës së anijeve të peshkimit. Po ashtu 103 subjekte përfituan përmes skemës së mbështetje­s për fermat organike, si dhe 2 subjekte për certifikim­in Global Gap” nënvizon ministria./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania