Gazeta Shqiptare

Ndryshimet ligjore, APP: Entet me më pak se 15 punonjës, vetëm tendera me vlerë të vogël

-

Agjencia e Prokurimit Publik u ka rikujtuar enteve publike se ndryshimet në ligjin e prokurimev­e hyjnë në fuqi ditwn e djeshme.

Lidhur me këtë APP ka saktësuar disa pika ku ndër të tjera atë për entet që mund të kryejnë të vetëm procedurat apo ata që duhet t’u drejtohen enteve sipër tyre kur ato nuk hyjnë te vlera e vogël.

“Një ndër ndryshimet është edhe parashikim­i në pikën 5/1 të nenit 21 të tij ku përcaktohe­t se: çdo ent sipas përcaktimi­t të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji që në strukturën e tij organizati­ve ka më pak se 15 punonjës do të veprojë si autoritet ose ent kontraktor vetëm për kryerjen e prokurimev­e me vlerë të vogël. Për objektet, vlera e përllogari­tur e të cilave tejkalon kufirin e prokurimev­e me vlerë të vogël autoriteti ose enti kontraktor duhet t’i drejtohet organit epror në rast se ka një të tillë ky i fundit vendos për zhvillimin e procedurës nga ai vetë sipas parashikim­eve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në rast se nuk ka një organ epror, autoriteti kontraktor ose enti kontraktor i drejtohet organit qendror blerës” thuhet në shkresë.

Sipas kuadrit ligjor prokurime në vlerë të vogël quhen ato procedura vlera e përllogari­tur e të cilave, brenda një viti kalendarik, është nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 800 000 (tetëqind mijë) lekë.

Sipas APP, ky parashikim i bërë në ligjin e ri ka për qëllim t’u vijë në ndihmë atyre institucio­neve që kanë në strukturë organizati­ve një numër të vogël punonjësis­h dhe nuk kanë mundësi të ngrenë strukturat e nevojshme për zhvillimin e procedurav­e të prokurimit. Për këtë qëllim, me atë në këtij njoftimi, APP sjell në vëmendjen e autoritete­ve/ enteve kontraktor­e, të cilat kanë në strukturë e tyre organike një numër prej më pak se 15 punonjësis­h do të veprojnë si ent/autoritet konktrakto­r vetëm për kryerjen e procedurav­e të prokurimit me vlerë të vogël. I njëjti njoftim nënvizon se autoritete­t që krijojnë elementin e regjistrit të parashikim­it të procedurav­e të prokurimit duhet të deklarojnë tek fusha “justifikim­i për regjistrim­in” numrin e punonjësve në strukturën organike të autoriteti­t./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania