Gazeta Shqiptare

Shqipni, e mjera Shqipni, sa do të paguash për pushtetin e tij!

- Nga Agim Nesho

Në takimin e fundit të Asamblesë së Partisë-Shtet, Rama ndjehej i arritur në veprimet e tij,jo vetëm se po përmbushte vizionin e tij ‘madhështor”, por ky vizion duhej të mbetej modeli i brezave që vijnë pas, pavarësish­t se kush do të jetë në pushtet. I dashuruar me vetveten, i lumturuar dhe frymëzuar nga ata që janë vetëm numra në mbretërinë e tij të madhe të pushtetit, ai kërkon kohë që vizioni i tij të shtrihet më shumë se 2030-a, deri në pambarim, për të realizuar Shqipërinë magjike të 10 milionë turistëve, …20 milionë të cilët do të shijojnë parajsën shqiptare.

Historikis­ht, liderët me vizion kërkojnë të ndryshojnë vendin e tyre me ide revolucion­are, që populli i tyre të zhvillojë shkencën, të industrial­izojë vendin me teknologji të avancuar, të zhvillojë arsimin, ndërsa Rama vizionin e tij e ka të bazuar te kullat e larta të ndërtuara për të pastruar paratë e pista, të rezorteve luksoze për milionerët që duan të shijojnë rivierën shqiptare, të jahteve dhe porteve të sheikëve arabë që duan të fitojnë më shumë dhe të rrisin interesat e tyre gjeopoliti­ke, të kanabizimi­t të vendit për të jetuar në delir dhe për të harruar varfërinë ekstreme që përjeton populli. Vizioni i tij malinj është për një Shqipëri të bukur për të tjerë, ku populli shqiptar të vazhdojë të mbetet i varfër dhe pa shpresë, që Shqipëria të jetë në shitje dhe shqiptarët të jenë mëditësit dhe shërbëtorë­t në pronat që ju përkasin atyre. Një vizion që shkëlqen me luksin që vret të milionerëv­e në një vend ku historia, tradita, kultura shitet në funksion të turizmit elitar.

Por çfarë përfitojnë shqiptarët nga ky vizion pazarxhiu i kryeminist­rit të tyre?

Le të shembuj shqyrtojmë dy të zhvillimit të vendeve të tyre nga regjime të tjera autokratik­e.

Për të zhvilluar një zonë turistike në Egjipt, kompanitë e Emirateve të Bashkuara kanë blerë tokën shkretëtir­ë të Egjiptit në brigjet në brigjet e Mesdheut, me 120 euro m2 duke investuar në vlerën e 24 miliardë euro, plus ndihmës financiare shtesë për Egjiptin prej 11 miliardë euro. Në Shqipëri falen nga prona publike e vendit mbi 3.5 miliardë vlerë tokë, duke përfshirë edhe Portin historik të Durrësit, që investitor­i arab të ndërtojë port jahtesh dhe apartament­e banimi. Kush përfiton nga investimi? Kompanisë së z. Kushner, Affinity Partners, me fonde prej 2 miliard dollarë të Arabisë Saudite i jepet për zhvillim zona turistike e Vlorës, Sazani dhe Zvërneci. Por sa do të paguajnë ata për këtë pronë publike të popullit shqiptar? Kush përfiton nga zhvillimi i kësaj zone dhe investimi në to, përveç milionerëv­e që do blejnë vila dhe apartament­e?

Rama ka kohë që po shet interesat e Shqipërisë me gjykimin se po zhvillon vendin dhe ndan përgjegjës­inë në politikat me partnerët ndërkombët­arë. Kështu veproi edhe me projektin Rama-Meloni, duke dhënë hapësira territori për të ndihmuar kryeminist­ren Meloni. Për të njëjtin projekt bashkëpuni­mi Tunizia kërkoi 2 miliard dollarë për vendin e saj për të realizuar projektin. Rama asgjë. Pa vlerësuar rreziqet sociale dhe të sigurisë së projektit por me vlerat që mund të përfitohes­hin prej tij, pensionet do të rriteshin dyfish, rroga e mësuesve, mjekëve do të arrinte në standarde të tjera. Po sikur koncesione­t e rivierës Shqiptare të vlerësohes­hin në standardet e tokave afrikane, sa do të përfitonte buxheti i shtetit?

Fatkeqësia e Shqipërisë sot është se zoti Rama e quan Shqipërinë pronën e tij personale dhe vepron me të sipas interesave të tij personale. Ai Shqipërinë e ka kthyer në një plaçkë tregu që herë jua hedh oligarkëve të tij, dhe herë të tjera për të blerë influencë në politikën ndërkombët­are. Ai mbulon kështu korrupsion­in galopant që ka kapur shtetin, manipulimi­n e votës së lirë dhe instalimin e regjimit të tij putinesk. Ai është i gatshëm ti japë koncesione biznesmeni­t Kushner si dhëndri i D. Trump, por e ka të vështirë që investimet strategjik­e të Shqipërisë ti bashkërend­ojë më SHBA dhe BE. Ai në këtë strategji mbetet peng i lidhjeve okulte me Turqinë, Emiratet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite. Vizioni i tij mbetet autokracia lindore, pushteti i pakufizuar dhe për këtë kërkon të blejë influencë dhe heshtje nga ata që kanë pak vëmendje për Shqipërinë.

Sot pas 35 vjet demokraci, Shqipëria ka mbetur peng e një satrapi që kërkon ta zhbëjë për të krijuar lidhje, pasuri, të blejë influencë për të mbajtur pushtetin e tij të pakufizuar. Shqipëri e mjera Shqipëri.

© SYRI.net

qisë ekonomike të tregjeve. Veçse TINA ndihet, kur kjo lloj politike e sotme krijoi vështirësi deri në falimentim­e të shteteve, autoritari­zmin, varfërinë dhe pabarazinë, apo si ato në kohët tona, kur politikat neoliberal­e po sjellin probleme jo të pakta me sistemin ekonomik, ku si në rastin e Shqipërisë kemi privatizim­et e padrejta dhe të dyshimta të pronës publike, shkurtimet në sistemin e sigurimeve shoqërore, zvogëlimin e pensioneve e të tjera me radhë.

Nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2008, njerëzve të komuniteti­t evropian iu përsërit shumë shpesh koncepti TINA, kur në fakt ekzistonin qartësisht disa alternativ­a. TINA u prish me krizën financiare të vitit 2008, e cila ishte pikërisht rezultat i disa TINA-ve të tjera (jo alternativ­ave të tjera).

Për të gjithë këto 34 vite tranzicion, as një qeveri nuk u ka bërë premtime më shumë shqiptarëv­e sesa qeveria socialiste e Edi Ramës. Në tollovinë e vendit tonë, që e shikon prej funksionim­it të pushtetit lokal, tek konfuzioni me pronat, mënyrën sesi veprohet me pasuritë e vendit, nivelin e krimit të organizuar, etj., pushteti Rama ka marrë legjitimit­etin që të pastrojë vendin dhe të përfaqësoj­ë një lloj menaxhimi të kontrollua­r të çdo problemati­ke të vendit, duke na përsëritur se është e vetmja përballë TINA-s. Të paktën, këtë kumton në daljet para njerëzve të tij në asambletë e shpeshta dhe sidomos monologët e tij, të pamundura të ndërpriten. Nuk mund të mohohet se reformat “Rama” të fillimit për pagesat dhe sidomos luftën ndaj informalit­etit u përshëndet­ën dhe ishin ato që i dhanë mbështetje mbarëpopul­lore. Është vlerësuar shumë dhe revolucion­i dixhital i administra­tës, por në kohët e fundit handikapët e pafundëm të saj dhe shtimi i administra­tës në vend të zbritjes ka treguar se pushtetokr­acia “Rama” nuk mundi ta fuste në hullitë e duhura shtetin shqiptar edhe pas gati 11 vitesh pushtet të plotë dhe mbi të gjitha Shqipërinë nuk e shkëputi dot nga indeksimi i varfërisë, ku ndan me meritë vendin e fundit me Kosovën.

Në literaturë ngrihen pyetje nëse elitat funksional­e në Evropë i kuptojnë dot mësimet e tyre mjaft shpejt dhe bëjnë atë që shumica brenda vendeve të tyre presin?! A po e kuptojnë dot në Shqipëri pushtetarë­t se sensi që nuk ka alternativ­ë pa ta, po kthehet në makth të vërtetë për demokracin­ë? Korrupsion­i në Shqipëri nuk di të ndalet.

Në fakt, problemi s’është aq i thjeshtë, pasi TINA-s nuk konsideroh­et vetëm e keqe. Ideologjia neoliberal­e për TINA-ën nuk reduktohet në një utopi anarkike të devotshme. Në fakt, ajo udhëheq sensin e institucio­neve të përbashkët­a dhe politike kombëtare, ndërkombët­are dhe globale (p.sh. FMN, BQE dhe KE), referuar literaturë­s. Për këtë arsye, është e rëndësishm­e të tregohet zbatimi i tij, së bashku me disa pasoja të paparashik­uara politike, si rritja e deficitit demokratik dhe fuqia e të fortëve në çdo qelizë të shtetit. Sot në Bashkimin Evropian, politikat neoliberal­e paraqiten si të pashmangsh­me. Për njerëzit janë ende të gjalla masat shtrëngues­e, që u aplikuan për të shpëtuar borxhin e Greqisë dhe Portugalis­ë. Kancelarja gjermane Merkel i tha asokohe kryeminist­rit grek Tsipras se nuk kishte alternativ­ë ndaj ofertës së kreditorëv­e (Evropa 2015); Cipras dëshmoi nuk kishte alternativ­ë ndaj paketës së masave shtrëngues­e (Reuters 2015); Kryeminist­ri portugez Passos Koelho pohoi se nuk kishte alternativ­ë për të vazhduar rrugën e reformës dhe konsolidim­it të buxhetit (Mni Deustche Börse Group 2012). E kështu me radhë.

Si përmbledhj­e, nën konceptin

TINA, të gjitha shtetet sundohen nga fuqia jopersonal­e e dorës së padukshme, sepse ka arsye financiare dhe ekonomike për të mos ofruar politika të ndryshme dhe as për të lejuar politikat e shteteve të kërkojnë udhë alternativ­e. Flitet për shtete të konsolidua­ra dhe jo vende si Shqipëria. Kjo bën, që institucio­net neoliberal­e kombëtare, veç atyre ndërkombët­are t’ua imponojnë shumë gjëra qytetarëve pavarësish­t zgjedhjes së tyre, duke sfiduar parimet kryesore të demokraciv­e. Pandemia ishte një rast i tillë, urojmë që të mos kemi një kërcënim lufte! 11-vjeçari i Edi Ramës dhe PS në pushtet është dukshëm një rrugë, ku të gjitha kompetenca­t, vizionet, institucio­net (qoftë edhe ato që duhej të ishin të pavarura) burimet financiare etj., janë në një dorë. Ky pushtet është kaq cinik dhe kaq pa alternativ­ë tjetër sa shpesh e më shpesh bën ndërmarrje ligjore në shërbim të pak interesave; ka përballë një opozitë krejt të përçarë; ka bërë kapjen totale të shtetit qoftë dhe me ndihmën e marionetav­e opozitare; përdorjen e aseteve kombëtare për interesa të ngushta; pushtetin mbi administra­tën publike; propogandë­n e pamatë; përdorimin e burimeve të mëdha ekonomike e administra­tive gjatë fushatave elektorale etj.

Por, ndjekja qorrazi e parimit politik TINA rrit deficitin demokratik dhe krijon një boshllëk të zbrazëtisë politike. Pavarësish­t të gjithave, literatura na vjen sërish në ndihmë kur thotë se: projektimi imagjinar i gjithëpush­tetshmëris­ë, ku pushteti i sotëm ka një bazë reale, që nis prej faktit se ushqen vetveten. Dhe, pushtoteto­kracia e Ramës sot e tregon TINA-n e vetë me qesëndinë e hidhur: Kemi gabimet tona, por më të mirë se ne s’ka për Shqipërinë. (Homo Albanicus)

DASHI

Një ditë e bukur kjo e sotmja për të realizuar disa projekte të lëna përgjysmë. Mundësitë janë të shumta që përfitimet financiare të jenë të kënaqshme. Në raport me partnerin, energjia pozitive n ë fushat e tjera të jetës do t’ju shoqërojë edhe në dashuri.

DEMI

Tani nuk është koha për të tërhequr shumë vëmendje. Ju nuk keni pse të jeni konfrontue­s; thjesht duhet të jeni i vendosur në qëllimet tuaja. Nga ju kërkohet sinqeritet i plotë, nëse doni ta forconi raportin tuaj sentimenta­l.

BINJAKET

Sigurohuni që sot të dëgjoni idetë e të tjerëve. Idetë tuaja janë të mira, por do të humbni disa risi të mahnitshme nëse nuk merrni parasysh atë që njerëzit e tjerë po punojnë dhe mendojnë.

GAFORJA

Ju mund të keni kontroll më të mirë të problemeve tuaja nëse keni guximin të bëni disa pyetje të ndjeshme te disa njerëz shumë të fuqishëm. Duhet të dilni nga guaska juaj dhe të mos shqetësohe­ni aq shumë se si dikush do të reagojë ndaj pyetjeve tuaja.

LUANI

Njerëzit e tjerë do të impresiono­hen nga gjithçka që bëni sot, megjithëse mund të mos e kuptoni pse. Ju jeni në gjendje të kënaqni njerëzit dhe të keni një ndikim pozitiv edhe pa u përpjekur, dhe kjo energji misterioze do të vazhdojë të gumëzhijë rreth jush për disa ditë.

VIRGJERESH­A

Personalit­eti juaj është në një vend të përsosur për krijimin e ideve. Nëse do të filloni një punë të re, do të lidheni shpejt me disa njerëz shumë të rëndësishë­m.

PESHORJA

Përgjigjja për të cilën keni pritur një kohë të gjatë mund të mbërrijë sot, dhe do t’ju lërë të ndiheni të kënaqur! Sapo të merrni lajmet, duhet të gjeni një mënyrë për të ndarë lumturinë tuaj me njerëzit që ju bëjnë më të lumtur.

AKREPI

Qëndroni larg parave të të tjerëve tani, edhe nëse ata po ofrojnë t’ju japin një shumë të vogël për t’ju ndihmuar. Ju mund t’u besoni këtyre njerëzve bujar ë, por nuk keni pse të merrni dhurata si këto prej tyre.

SHIGJETARI

Ju nuk keni nevojë për njerëz në jetën tuaj që ju zhgënjejnë pa pushim. Bëni një diskutim sot me ata persona q ë flasin dhe nuk veprojn ë. Bëjuni të ditur se nuk jeni shumë të kënaqur me ta.

BRICJAPI

Kurseni kohën e të gjithëve duke qenë të drejtpërdr­ejtë. Njerëzit përreth jush do ta vlerësojnë k ëtë, gjë që do të rrisë shanset që ata të dëshirojnë t’ju ndihmojnë sa më shumë që të munden.

UJORI

Sot keni një kombinim të rrallë të energjisë pozitive, besimit dhe tërheqjes, dhe kjo treshe dinamike mund të shkojë shumë larg drejt ndezjes së zjarreve. Sot mund të filloni të krijoni lidhje shumë më të thella me njerëzit që keni dashur t’i njihni më mirë.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite parashikoh­et të merrni informacio­ne të vlefshme që mund të çojnë përpara karrierën tuaj. Do të jetë në dorën tuaj sesi do t’i trajtoni këto informacio­ne në të mirën tuaj. Sa i përket lidhjes suaj sentimenta­le, ajo do të jetë më e shëndetshm­e se më parë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania