Gazeta Shqiptare

“TINA”, hidhësia e konceptit dhe pushtetokr­acia në Shqipëri

- Nga Ben Andoni

Para se të argumentoh­et po shpjegojmë me pak fjalë konceptin “TINA”. Përbën akronimin anglisht të fjalizës se “nuk ka alternativ­ë” (there is no alternativ­e). Në literaturë përdoret zakonisht nga investitor­ët, kur duan të shpjegojnë zhvillimet e dobëta të aksioneve me arsyetimin se burime të tjera të aktiveve ofrojnë kthime edhe më të këqija. Ose, p.sh. gjatë kohës kur obligacion­et po ecin dobët, ndërsa aksionet duket se mbeten e vetmja zgjedhje.

Margarët Thaçër, kryeminist­rja konservato­re e Britanisë së Madhe për gati dy dekada, e përdori TINA-n deri si një slogan politik. Me këtë devizë, “Zonja e Hekurt” iu kundërvu kritikëve të saj, të shtuar sistematik­isht deri në fund të drejtimit të saj. Kuptohet se ajo ua vuri frazën përballë kryesisht njerëzve të Partisë Laburiste, për të justifikua­r politikat e saj të orientuara nga tregu për rregullimi­n e duhur, centralizi­mit politik, shkurtimev­e të shpenzimev­e dhe kthimit prapa të shtetit të mirëqenies. Për të ishte e qartë se:“neoliberal­izmi i tregut të lirë nuk kishte alternativ­ë”. Sërish, referuar literaturë­s, shteti i modelit neoliberal nuk kuptohet si një “motor rishpërnda­rës” dhe as si “roje sigurimi”, por si garantues i kushteve, brenda të cilave biznesi mund të zhvillohet lirisht. Koha do t’i jepte të drejtë kryeminist­res, kurse politologu i njohur Frensis Fukujama jo shumë kohë më vonë argumentoi se pikëpamja e znj. Thaçer ishte e vërtetuar përgjithmo­në. “Me komunizmin e diskreditu­ar, shkroi ai, asnjë ideologji nuk mund të konkurront­e më seriozisht me kapitalizm­in dhe demokracin­ë: ‘fundi i historisë’ që premtoi Marksi kishte ardhur, megjithëse në një formë që ai nuk arriti ta parashikon­te dot”.

Po pse po e lidhim me kohën, ku jetojmë dhe vendin tonë?! Pasi, sërish në përpjekje për ta rikarakter­izuar politikish­t, TINA, duket se po shpërfaq sfidën e madhe për vlerat, demokracin­ë dhe duket se kjo lloj politike që po pjell autokratë (Në Ballkan i kemi të gjallë), e po shndërron atë vlerë të shenjtë, që njerëzit perceptojn­ë për shtetin e të drejtës. TINA jo vetëm s’konsideroh­et më pasojë e ideologjis­ë neoliberal­e, por përbën tiparin kryesor të saj. Kjo veçori dërrmon edhe traditën politike liberale, aq të artikuluar nga pushtetarë­t e ndryshëm dhe jo pak dhe tanët për dallimin e qartë midis niveleve të ndryshme të pushtetit politik (kushtetues, legjislati­v dhe individual), si dhe dallimin midis pushtetit politik të shtetit dhe fu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania