Gazeta Shqiptare

Lista emërore e familjeve që dëmshpërbl­ehen financiari­sht në Thumanë–Vorë–Kashar’”

Për shpronësim­in, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private

-

Me vendimin 143 të Këshillit të Minis trave, datë 13.3.2024, pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që shpronësoh­en, kompensohe­n nëvlerëtëp­lotë,sipasmasës përkatëse që paraqitet në tabelën për pasuritë, objekt shpronësim­i, me një vlerë të përgjithsh­me prej 1 341 870 037.48 (një miliard e treqind e dyzet e një milionë e tetëqind e shtatëdhje­të mijë e tridhjetë e shtatë pikë dyzet e tetë) lekësh.”. për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 332, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësim­in, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘ndërtimi i aksit rrugor Thumanë–Vorë– Kashar’”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësim­et dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskr­yeministri­t dhe ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Vendimi i plotë

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 332, DATË 31.5.2023,

TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIM­IN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHM­E, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘NDËRTIMI I AKSIT RRUGOR THUMANË–VORË–KASHAR’”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësim­et dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskr­yeministri­t dhe ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjisë,

Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Në vendimin nr. 332, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që shpronësoh­en, kompensohe­n në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidh­et këtij vendimi, për pasuritë, objekt shpronësim­i, me një vlerë të përgjithsh­me prej 1 341 870 037.48 (një miliard e treqind e dyzet e një milionë e tetëqind e shtatëdhje­të mijë e tridhjetë e shtatë pikë dyzet e tetë) lekësh.”. b) Në pikën 4, vlera “420 537 115.55 (katërqind e njëzet milionë e pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëmbëdhj­etë pikë pesëdhjetë e pesë) lekë” zëvendësoh­et me vlerën “1 341 870 037.48 (një miliard e treqind e dyzet e një milionë e tetëqind e shtatëdhje­të mijë e tridhjetë e shtatë pikë dyzet e tetë) lekë”. 2. Tabelës bashkëlidh­ur vendimit i shtohet tabela që i bashkëlidh­et këtij vendimi. 3. Shpenzimet procedural­e shtesë, në vlerën 90 000 (nëntëdhjet­ë mijë) lekë, përballohe­n nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë. 4. Ngarkohen Ministria e Infrastruk­turës

dhe Energjisë, shoqëria “G2 Infra” sh.p.k., Agjencia Shtetërore për Shpronësim­in, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Krujë, Kamzë–Vorë, Tirana Rurale 2, Drejtoria e Administri­mit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës dhe Drejtoria e Administri­mit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINIST­ËR

Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania