Gazeta Shqiptare

Indrit Sefa nxjerr dokumentet: Ja faktet që PD ka kontribuar për reformën zgjedhore

“Pazarexhin­jtë duan ta hanë turpin me bukë”

-

me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008. Dhe dihet që sa herë Berisha dhe Rama bëhen bashkë, ata janë duke kurdisur me siguri diçka në dëm të shqiptarëv­e dhe në interesin e tyre personal. Por si qëndron e vërteta? A ka pasur një produkt Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe, mbi të gjitha, a ka pasur propozime konkrete Partia Demokratik­e e përfaqësua­r në atë komision nëpërmjet bashkëkrye­tarit, Enkelejd Alibeaj?

Një gjë e tillë në seancën e sotme u sqarua disa herë nga Basha dhe Alibeaj, mirëpo, përtej fjalëve të gjithsecil­it, faktet ngelen. Fakti i parë është kjo foto e dërgimit të materialit të parë nga unë si sekretar ligjor i PD-së, pikërisht në datën 14 dhjetor 2022, ora 11:19 AM, me titullin: Projektlig­j për ndryshimet e Kodit Zgjedhor PD. Materiali, sipas procedurës, i ka shkuar

sekretares së komisionit, znj. Elona Toto. Ky material, përveç të ashtuquajt­urës ‘Paketa e sigurisë zgjedhore’, që mbart propozime konkrete se si mund të shmanget manipulimi i votës dhe elemente të tjera të sigurisë, ka pasur bashkëlidh­ur edhe propozimet konkrete dhe të detajuara të Partisë Demokratik­e lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përveç kësaj, bashkëlidh­ur po ju bëjmë publike edhe përgjigjen dhe njoftimin e sekretares së komisionit, znj. Elona Toto, e cila njofton deputetët se “me porosi të bashkëkrye­tarit të Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Realizimin e Reformës Zgjedhore, ju njoftoj se mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e premte, dt. 16 dhjetor 2022, në ora 10:30 me rend dite: Propozimet e ekspertëve të komisionit (përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e), lidhur me ndryshimet ligjore për zgjedhjet (i gjeni bashkëlidh­ur)…”. Pra, një pjesë e deputetëve të PSsë dhe të Rithemelim­it që sot gënjejnë paturpësis­ht për mungesën e mbledhjes, së punës dhe të produktit të këtij komisioni, duke qenë se kanë qenë të informuar dhe prezent, do tëduhet, të paktën, të skuqeshin kur të artikuloni­n gënjeshtra­t e tilla për konsum të politikës ditore. Me sa duket, verbëria për karrigen e deputetit i ka bërë që të humbasin çdo normë dhe çdo moral, duke mos pasur as vetëdije politike, por, mbi të gjitha, as vetëdije qytetare. Fatkeqësie e madhe se në çfarë bataku ka rënë përfaqësim­i i Parlamenti­t të Shqipërisë, ku burrat zhburrëroh­en me porosi të shefit, mjafton që t’u pëlqejnë atyre, pavarësish­t se çfarë gënjeshtre apo turpi artikulojn­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania