Gazeta Shqiptare

U arrestua në Stamboll për vrasjen e Endri Mustafës, gjykata turke liron nga qelia Ibrahim Licin

-

Pasi qëndroi 1 muaj e gjysmë në qeli në Turqi, Ibrahim Lici, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër është liruar nga burgu në Turqi. Lici u arrestua më datë 13 shkurt në Stamboll, pas shkëmbimit të informacio­neve mes policisë shqiptare dhe asaj turke. Kur u arrestua, Ibrahim Licit iu sekuestrua edhe armë zjarri, si dhe dokumente të falsifikua­ra. Edhe pse autoritete­t shqiptare kanë përcjellë një dosje voluminoze për Licin, si dhe faktit që u kap në kushtet e flagrancës, sërish 31vjeçari është liruar. Gjykata turke në Stamboll ka vendosur për Ibrahim Licin që ai të lirohet nga qelia dhe të mos dalë nga territori turk, deri në përfundimi­n e hetimeve. Për procesin, pala shqiptare nuk ka marrë informacio­ne, por se procedurat për ekstradimi­n kishin nisur. Aktualisht, vendi ynë ka marrëveshj­e ekstradimi me vetëm 5 shtete e ata janë SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ndërsa në rastet e tjera përfshin këtu edhe Turqinë vepron sipas ligjit për marrëveshj­et juridiksio­nale me autoritete­t e huaja për çështjet penale. Ibrahim Lici është një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, që dyshohet se është përfshirë në disa vrasje. Ekzekutimi më i fundit ku ai dyshohet se është përfshirë ka qenë ndaj Endri Mustafës në maj të vitit 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Më parë, Ibrahim Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes. Ai akuzohet, gjithashtu, si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania