Gazeta Shqiptare

Dosja e Prokuroris­ë/ Si u falsifikua dokumenti i inxhinierë­ve dhe si u ndërtua e u legalizua hoteli 7-katësh në Sarandë

Abuzimi çoi në ndalimin e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve

-

shtë zbardhur dosja e Prokuroris­ë së Sa randës lidhur me ndërtimin e paligjshëm dhe më pas legalizimi­n e një hoteli 7-katësh në Sarandë që çoi në ndalimin e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, përfshirë edhe pronarin që është njëkohësis­ht ish-Drejtor i ALUZINIt Sarandë. Siç zbulohet nga dosja hetimore, informacio­ni për këtë rast është referuar nga Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë më 17 janar 2024 ku flitet për legalizimi­n në kundërshti­m me ligjin të një objekt me 7 kate, në lagjen nr. 4, Sarandë, në pronësi të z. Mariel Murati. Nisja e hetimeve nga Prokuroria, zbuloi se Murati fillimisht në vitin 2017 ka blerë nga shtetasit A.P dhe F.P një objekt kundrejt shumës 133 milionë e 350 mijë lekë të vjetra. Objekti sipas prokuroris­ë ishte pikërisht “pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 470 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 170 m2. Kjo pronë, sipas përshkrimi­t të veçantë, ekziston në termat lokal si hotel me 4 kate”.

Këqyrja nga ekspertët Rezulton se ekspertët Flora Fejzaj dhe Yzeir

Muço, kanë realizuar aktin e ekspertimi­t datë 4.3.2024, nga ku sipas tyre ka rezultuar se: “Objekti “Yacht Hotel” i ndodhur në ZK nr. 8641, nuk është i ndërtuar nga objekti 4 kate si në gjendje teknike fillimi sipas lejes së ndërtimit 2003, por objekti aktual me 7 kate, legalizuar me vendim nr. 342/2021 të ASHK Sarandë, është objekt totalisht i ri, i ndërtuar pas prishjes totale të objektit me 4 kate dhe i ndërtuar pjesërisht mbi sipërfaqen e ndërtimit të objektit me 4 kate, “brenda” në pasurinë truall nr. 26/385 sip. 470 m2. Veprimet ndërtimore të konstatuar­a të kryera, në fakt, përbëjnë “ndërtim” dhe duke qenë se nga akti rezulton në krijimin ndërtim i ri, kërkojnë domosdoshm­ërish pajisjen me leje ndërtimi. Pamjet nga Ortofoto provojnë se në korrik 2003, objekti në fakt është me 4 kate, me mbulesë çati dhe 1 kat mbulesë soletë. Gjendja teknike e objektit është e njëjtë edhe në vitet 2006, 2010, 2013, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 deri në gusht të vitit 2020 dhe pas 6 muajsh, nga 2/2021 deri në pamjet e fundit dhe aktualisht, është me 7 kate.

Legalizimi i hotelit Me raportin përfundimt­ar të Auditimit dhe Rekomandim­eve

të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 313 të vitit 2023, është përcjellë pranë ASHK Drejtoria Vendore Sarandë me shkresën nr. 313/40, datë 09.10.2023 konstatimi për miratim të lejeve jashtë afatit ligjor dhe janë lënë rekomandim­et për nisjen e procedurav­e të shfuqizimi­t të vendimeve.

Sa më sipër, me urdhrin nr. 1125, dt. 21.10.2023 është vendosur masa e kufizimit mbi pasurinë e shtetasit Mariel Murati, përfituar me leje legalizimi nr. 342, datë 15.04.2021. Gjithashtu, nga dosja e sekuestrua­r pranë

ASHK Sarandë, nuk rezulton asnjë kërkesë për informacio­n drejtuar Bashkisë Sarandë apo IVMT, pranë Bashkisë Sarandë. Sa më sipër, nga ana e ASHK evidentohe­n një sërë shkeljesh: Referuar procedurës së ndjekur nga DVASHK Sarandë, nuk evidentohe­t periudha në të cilën është bërë ndërtimi pa leje dhe se si ky institucio­n ka arritur në përfundimi­n se ndërtimi pa leje është bërë para afatit ligjor (07.05.2020, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji 20/ 2020). Ndërsa, me IKMT nga konfirmime­t që ka realizuar ASHK me shkresën nr.2893 prot., datë 09.04.2021, nga IKMT me kthimpërgj­igjen nr. 1613/1prot, datë 13.04.2021 është kthyer përgjigje se nuk administro­hen akte administra­tive (pra nuk janë mbajtur procedura).

Falsifikim­i i dokumentev­e inxhinieri­ke

Në vijim të masës së kufizimit të vendosur pas rekomandim­it të KLSH “përfituesi i lejes së legalizimi­t ka ankimuar vendimin e drejtuesit të ASHK dhe në mbështetje të pretendime­ve të tij, ka depozituar akt ekspertizë me datën 15.04.2020 me nënshkrime­t e ing. Ira Lito, ing. Durim Bajo dhe Ing. Gentjan Zeneli. Ky akt ekspertimi pasqyron objekt 7 kate, pra objekti sipas këtij akti ka qenë ekzistent më datë 15.04.2020, fakti i cili rezulton i pavërtetë, pasi siç rezulton nga akti i ekspertimi­t dhe pamjet nga google earth, ky objekt ka qenë 4 kate në këtë periudhë. Për zbardhjen e ngjarjes, janë sekuestrua­r aparatet kompjuteri­ke të shtetasve të mësipërm me qëllim evidentimi­n e kohës dhe personit që ka përpiluar aktin. Gjithashtu, janë marrë deklarimet e shtetasve, ku Ira Lito ka mohuar të jetë nënshkrimi i saj, ndërsa shtetasit Durim Bajo dhe Gentjan Zeneli kanë pohuar se akti i është vënë në dispozicio­n nga Mariel Murati dhe e kanë nënshkruar në mirëbesim, pa pasur dijeni lidhur me qëllimin dhe përmbajtje­n. Sa më sipër, nga shtetasi Mariel Murati, i cili ka depozituar një akt bashkëlidh­ur kërkesës së tij, për të provuar ekzistencë­n e një fakti të rremë, duke shtrembëru­ar faktet dhe me qëllim që të heqë urdhrin e kufizimit mbi pasurinë e tij, janë konsumuar elementët e veprës penale të “falsifikim­i i dokumentev­e”, parashikua­r nga neni 186 i Kodit Penal.

Shkeljet e IVMT dhe IKMT

Janë kryer verifikime­t përkatëse pranë IKMT dhe IVMT pranë Bashkisë Sarandë me qëllim këqyrja dhe marrja e këtyre dokumentev­e. Veprimet ndërtimore, për të cilat nuk është mbajtur procedura administra­tive nga ana e nëpunësve të IVMT, Bashkia Sarandë dhe IKMT për qytetin e Sarandës ngarkojnë me përgjegjës­i penale edhe këta nëpunës që mbulojnë këtë vendndodhj­e sipas ligjit nr.9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimi­n dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Paligjshme”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania