Gazeta Shqiptare

U arrestua pas dëshmisë së të penduarit, Artan Tafani, GJKKO liron nga qelia Klea Gjatën, miken e Laert Haxhisë

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Klea Gjatën, partneren e Laert Haxhisë, e cila u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për moskallëzi­m krimi dhe përkrahje të autorit të krimit, dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Laert Haxhia është marrë i pandehur në mungesë nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

VENDIMI I GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, më datë 19.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësim­in e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj Klea Gjata me vendimin Nr. 690, datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan (me vleftësim ndalimi të saj më datë 27.09.2023), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzi­mi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” të parashikua­r nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, me masën e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikua­r nga neni 233 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar lirimin e saj dhe të mos largohet nga territori shqiptar pa autorizimi­n e gjykatës.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar

me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin 175, datë 21.03.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Zëvendësim­in e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim Klea Gjata me vendimin 690, datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.” parashikua­r nga neni 233 i K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim Klea Gjata të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimi­n e gjykatës, në referim të nenit 233 pik1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumentev­e të tjerë identifiku­es të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Klea Gjata. Urdhërohet lirimi i menjëhersh­ëm i personit nën hetim Klea Gjata, nga ambientet e paraburgim­it nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet e arrestuar, e ndaluar apo e dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me policinë gjyqësore për ekzekutimi­n e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania