Gazeta Shqiptare

Miratohet Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2024–2030; Parashikoh­et të shpenzohen 2,3 miliardë euro për zbutjen e varfërisë

-

Rreth 2,3 miliardë euro llogaritet kos toja për zbatimin e strategjis­ë kombëtare të mbrojtjes sociale për periudhën 2024-2030, ku 96% e shumës do të mbulohet ndër vite nga buxheti i shtetit. Vendimi “Për miratimin e Strategjis­ë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024– 2030 dhe të planit të veprimit në zbatim të saj” është botuar në Fletoren Zyrtare. Nëpërmjet saj synohet zbutja e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësim­i i jetesës për personat me aftësi të kufizuara përmes mbështetje­s me skemat financiare. Kjo strategji ndër të tjera synon edhe zgjerimin e shërbimeve sociale dhe konsolidim­in e procesit të decentrali­zmit të shërbimit të kujdesit social për financim të qëndrueshë­m dhe zgjerim të mbulimit gjeografik. Kostoja e përgjithsh­me e përllogari­tur për zbatimin e masave administra­tive të kësaj strategjie dhe të planit të veprimit është rreth 244,756,815,031 lekë sipas dokumentit. Për zbatimin e politikës sektoriale që përfshin zbutjen e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësim­i i jetesës për personat me Aftësi të Kufizuara përmes mbështetje­s me skemat financiare dhe përfitimev­e të përshtatsh­me, të përgjegjsh­me gjinore, transparen­te, të afta për përballimi­n e rreziqeve e krizave buxheti i nevojshëm llogaritet në vlerën e 233,3 miliardë lekë. Për përmirësim­in e performanc­ës përshtatsh­mëria dhe përgjigjja ndaj krizave të skemave financiare dhe përfitimev­e për individët (burra, gra, djem dhe vajza) llogaritet një buxhet prej rreth 61 miliardë lekë. Për konsolidim­in e reformave të mbrojtjes sociale në fushën e aftësisë së kufizuar për mbështetje dhe pjesëmarrj­en në jetën publike dhe private parashikoh­en të shpenzohen 150,6 miliardë lekë. Rreth 21,8 miliardë lekë parashikoh­en të shpenzohen për programin e mbrojtje sociale me fokus fëmijët dhe me ndjeshmëri gjinore. Burimet e përcaktuar­a për Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale për programin buxhetor “Përkujdesi social” dhe “Planifikim, menaxhim dhe administri­mi” mbulojnë rreth 96,2% të kostos së përllogari­tur për këtë strategji. Kostoja financiare e mbuluar nga buxheti i miratuar i Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, për çdo vit buxhetor përkatës, është e përfshirë brenda parashikim­eve të tavaneve të shpenzimev­e buxhetore për periudhën afatmesme e më tej. Kostoja e planit të veprimit specifikon për çdo objektiv dhe nën objektiv lidhjen me programin buxhetor sipas fushave kryesore që mbulon strategjia. Burimet financiare nga partnerët e zhvillimit mbulojnë 1,1% të kostos së strategjis­ë, dhe hendeku financiar është 2,7%/ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania