Gazeta Shqiptare

Mete: Paga 900 euro për sektorin publik arrihet këtë vit, muajin tjetër detajet e rritjes për 2024-ën

“Në buxhetin e 2014-ës do të realizohet indeksimi i pensioneve, dhe shpërndarj­a e bonusit për 717 mijë pensionist­ë”

-

Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme të Kuvendit, u shpreh se akti normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024, reflekton ndryshimet e nevojshme në kuadër të riorganizi­mit të ministrive. Gjithashtu, ky akt normativ realizon disa ndryshime sa u përket të ardhurave dhe shpenzimev­e, për të reflektuar rritje të të ardhurave dhe optimizim të shpenzimev­e, si edhe duke ulur në të njëjtën kohë deficitin buxhetor. Ministri Mete tha se ekonomia ka pasur një performanc­ë shumë të mirë gjatë vitit 2023 dhe se kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.

“Ndjesia ekonomike, perceptimi i biznesit dhe konsumator­it, ka arritur nivele të larta historike. Gjithashtu, tregues të tjerë të konsumit dhe investimev­e sugjerojnë rritje të përshpejtu­ar. Gjatë vitit 2023, rishikuam në rritje projeksion­et për rritjen reale të vitit 2023 në 3.5% nga 2.6% që ishte parashikim­i fillestar, konfirmuar kjo edhe nga Banka Botërore dhe FMN, të cilët po ashtu rishikuan në rritje parashikim­et e tyre për ekonominë gjatë vitit 2023. Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike”,- u shpreh ndër të tjera Ministri Mete.

Ai tha, gjithashtu, se edhe inflacioni ka qenë më i ulët se në vendet e rajonit apo mesatarja e Bashkimit Europian duke zbritur në muajin shkurt në nivelin 2.6%. Po ashtu në vitin 2023 ekonomia e vendit ka regjistrua­r për herë të parë një suficit të llogarisë korente dhe pritshmëri­të janë për një përmirësim të konsiderue­shëm krahasuar me trendet historike. Kjo, ndikuar edhe nga rritja e jashtëzako­nshme e turizmit, si edhe investimev­e të huaja direkte.

“Konsolidim­i fiskal shënoi një tjetër arritje pozitive. Borxhi publik, një tregues kyç i qëndrueshm­ërisë së financave publike, ra poshtë nivelit 60% të PBB-së, duke arritur në 59.2% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët që nga viti 2010. Ky përmirësim, përveçse ul koston e huamarrjes, rrit sigurinë e vendit për përballimi­n e goditjeve të mundshme në të ardhmen”,tha më tej ministri. “Përmirësim të ndjeshëm, – shtoi ai, ka shënuar edhe skema e pensioneve, ku të ardhurat kontributi­ve arritën në 134 miliardë lekë në vitin 2023, dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015”. Konkretish­t, deficiti i skemës së pensioneve është ulur në 0.8% të PBB-së në vitin 2023, që rezulton edhe niveli më i ulët i regjistrua­r ndonjëherë, nga 1.93% e PBB-së që ishte në vitin 2015, kur nisi reforma e pensioneve.”

Kjo performanc­ë e mirë, – tha Ministri i Financave, po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, ku sipas të dhënave për periudhën janar-shkurt, të ardhurat totale arritën në rreth 104 miliardë lekë, ose 4.9% mbi planin. “Me aktin normativ të prezantuar

PERFORMANC­A E EKONOMISË

Ministri Mete tha se ekonomia ka pasur një performanc­ë shumë të mirë gjatë vitit 2023 dhe se kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024. “Ndjesia ekonomike, perceptimi i biznesit dhe konsumator­it, ka arritur nivele të larta historike. Gjithashtu, tregues të tjerë të konsumit dhe investimev­e sugjerojnë rritje të përshpejtu­ar. Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike,” u shpreh ndër të tjera Mete.

RRITJA E PAGAVE

Mete informoi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetje­n për një rritje domethënës­e të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Ministri theksoi se brenda muajit të ardhshëm do të detajohen vendimet për të specifikua­r rritjen e parashikua­r të pagave për punonjësit e sektorit publik. Po ashtu në buxhetin 2024 do të realizohet indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarj­a e bonusit të fundvitit për 717 mijë pensionist­ë. sot janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar. Sa i përket shpenzimev­e publike, për vitin 2023, ato arritën afro 675 miliardë lekë, me një realizim 95.6% sipas planit vjetor të ndryshuar me aktin normativ të dhjetorit”,-nënvizoi Mete. Pjesë e rëndësishm­e e këtij akti normativ është mbështetja përmes instrument­it të garancisë shtetërore, në vlerë prej 4 miliardë lekë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason. Ministri Mete informoi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetje­n për një rritje domethënës­e të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Ministri theksoi se brenda muajit të ardhshëm do të detajohen vendimet për të specifikua­r rritjen e parashikua­r të pagave për punonjësit e sektorit publik. Po ashtu në buxhetin 2024 do të realizohet indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarj­a e bonusit të fundvitit për 717 mijë pensionist­ë. Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësi­së do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB-së. Ndërsa për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania