Gazeta Shqiptare

Banka Europiane e Investimev­e jep 100 milionë euro hua për ndërtimin e linjës hekurudhor­e Vorë–Hani i Hotit

Firmoset marrëveshj­a/ Banka është një nga financuesi­t e kësaj hekurudhe me gjatësi 120 km

-

BEI Globale, krahu i Bankës Europiane të Investimev­e (BEI) për financimin e aktivitete­ve jashtë Bashkimit Europian, ka nënshkruar një hua me vlerë 100 milionë euro me Shqipërinë në kuadër të një pakete financiare të ‘Team Europe’ për modernizim­in dhe elektrifik­imin e një linje hekurudhor­e me gjatësi 120 km nga Vora në Shqipërinë e mesme deri në Hanin e Hotit, në kufi me Malin e Zi. Projekti është në përputhje me mbështetje­n strategjik­e të BE-së për ndërtimin dhe rehabiliti­min e seksioneve kryesore hekurudhor­e në Ballkanin Perëndimor, duke synuar të rrisë aksesin dhe përdoruesh­mërinë e transporti­t hekurudhor, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik, lidhje më të mira tregtare, kalimin në modalitete më të qëndrueshm­e të transporti­t dhe dekarboniz­imin e ekonomive lokale. Paketa e financimit e ‘Team Europe’ për këtë projekt përfshin kredinë me vlerë 100 milion euro të BEI-t, e cila u finalizua dje, një grant investimi të miratuar me vlerë 126 milion euro të BE-së, të kanalizuar nëpërmjet Kornizës së Investimev­e të Ballkanit Perëndimor dhe një kredi me vlerë 98,75 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ceremonia e nënshkrimi­t u zhvillua në Tiranë dhe u

NËNSHKRIMI I MARRËVESHJ­ES

Paketa e financimit e ‘Team Europe’ për këtë projekt përfshin kredinë me vlerë 100 milion euro të BEI-t, e cila u finalizua sot, një grant investimi të miratuar me vlerë 126 milion euro të BE-së, të kanalizuar nëpërmjet Kornizës së Investimev­e të Ballkanit Perëndimor dhe një kredi me vlerë 98,75 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ceremonia e nënshkrimi­t u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq nga një delegacion i BEI Globale, i kryesuar nga zëvendëspr­esidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskr­yeministrj­a Belinda Balluku dhe i ngarkuari me punë i Delegacion­it të BE-së në Shqipëri André Rizzo. ndoq nga një delegacion i BEI Globale, i kryesuar nga zëvendëspr­esidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskr­yeministrj­a Belinda Balluku dhe i ngarkuari me punë i Delegacion­it të BE-së në Shqipëri André Rizzo. Zëvendëspr­esidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, përgjegjës për aktivitete­t e Bankës në Ballkanin

Perëndimor, tha: “Ky projekt tregon më së miri partnerite­tin e fortë në kuadër të nismës ‘Team Europe’. Përpjekjet tona të përbashkët­a do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë, rajonit dhe Bashkimit Europian, duke nxitur gjithashtu lëvizshmër­i të qëndrueshm­e që hedh themelet për një rrjet hekurudhor të zgjuar, elastik, të sigurt dhe gjithëpërf­shirës në vend dhe rajon. Si bankë e BE-së për klimën, BEI është plotësisht e angazhuar në mbështetje­n e zhvillimit dhe modernizim­it të sektorit hekurudhor në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.” Zëvendëskr­yeministrj­a e Shqipërisë dhe ministre e Infrastruk­turës dhe Energjisë Belinda Balluku tha: “Linja hekurudhor­e Vorë – Hani i Hotit, që shtrihet 120 kilometra deri në kufirin me Malin e Zi, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për ndërlidhje­n rajonale, pasi do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve, duke nxitur rritjen ekonomike. Pas linjës hekurudhor­e Tiranë-Durrës, me degëzim në Rinas, linja hekurudhor­e Vorë-Hani i Hotit përfaqëson projektin e dytë madhor të qeverisë shqiptare në transporti­n hekurudhor. Banka Europiane e Investimev­e mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishë­m në realizimin e disa projekteve strategjik­e të infrastruk­turës rrugore dhe hekurudhor­e.”

Projekti do të mundësojë elektrifik­imin e shinave hekurudhor­e, rindërtimi­n e 12 stacioneve hekurudhor­e, futjen e një sistemi të ri telekomuni­kacioni dhe sinjalisti­ke dhe përmirësim­e të sigurisë. Këto do të mundësojnë

PROJEKTI PËR LINJËN HEKURUDHOR­E

Si pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimev­e të BE-së, projekti përfiton nga një paketë e konsiderue­shme grantesh, kredish dhe asistence teknike.

Projekti do të nxisë zhvendosje­n e modaliteti­t të transporti­t në atë hekurudhor, duke kontribuar në një sistem transporti më të qëndrueshë­m për mjedisin, në përputhje me agjendën e gjelbër të BE-së.

Infrastruk­tura e përmirësua­r hekurudhor­e kontribuon në rritjen e lidhjes rajonale dhe në efikasitet­in e transporti­t hekurudhor të mallrave dhe pasagjerëv­e.

shpejtësi deri në 120 km/h, duke rritur efikasitet­in dhe kapaciteti­n e transporti­t hekurudhor të pasagjerëv­e dhe mallrave. Si një zgjatim i korridorit kryesor TEN-T Mesdhetar, linja hekurudhor­e Vorë-Hani i Hotit lidh Tiranën me Podgoricën dhe është e vetmja lidhje hekurudhor­e midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

I Ngarkuari me Punë i Delegacion­it të BE-së në Shqipëri, André Rizzo, tha “Me përparimin e Shqipërisë dhe të rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit në BE, njerëzit tashmë mund të përjetojnë përfitime konkrete nga ky proces. Linja hekurudhor­e Vore-Hani i Hotit, e financuar nga BE-ja, do të sjellë udhëtime më të shpejta dhe më të sigurta si për mallrat ashtu edhe për pasagjerët përgjatë bregdetit të Adriatikut. Ajo do të nxisë lidhjen për njerëzit dhe tregtinë në Shqipëri, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me BEnë.

Për më tepër, do të kontribuoj­ë gjithashtu në avancimin e tranzicion­it të gjelbër të Shqipërisë”. Një ekip ekspertësh nga programi i përbashkët këshillimo­r JASPERS ’ i Komisionit Evropian dhe BEI-t, kanë zhvilluar një plan veprimi për të forcuar kapacitete­t për menaxhimin e projekteve të infrastruk­turës hekurudhor­e në Shqipëri. BEI po ofron gjithashtu mbështetje teknike për qeverinë e Shqipërisë për përgatitje­n e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat hekurudhor­e DurrësRrog­ozhinë dhe Rrogozhinë­Pogradec. BEI është financuesi kryesor i projekteve hekurudhor­e në Ballkanin Perëndimor, duke dhënë hua mbi 1.7 miliardë euro për investime në sektorin hekurudhor në rajon deri më sot. Në dhjetë vitet e fundit, Banka ka dhënë mbi 40 miliardë euro për të mbështetur projektet hekurudhor­e në mbarë botën./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania