Gazeta Shqiptare

“Sterilizim­i”/ Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë s’pranon rekursin e ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj dhe biznesmeni­t Rrapaj

-

TIRANË – Ish-zv.ministri i Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të akuzuar për koncesioni­n e sterilizim­it kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lirimin nga burgu. Ndërkohë, mësohet se gjykata në fjalë nuk e ka pranuar rekursin e tyre. Të dy kanë kundërshtu­ar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila nuk ka pranuar zëvendësim­in e masës “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurie. Prej gati katër vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me këtë koncesion. Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistë­t të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetës­imi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë. Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, teksa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milionë dollarësh. Sterilizim­i është një prej katër projekteve të PPP me mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeminist­rit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ishministr­it të Shëndetësi­së, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesiona­re SaniServic­e –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanim­ed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas të dhënave të publikuar nga BIRN pak kohë më parë rezulton se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesioni­n, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj. Elektrobis­turia është pjesë e njërit prej seteve kirurgjika­le, që kompania koncesiona­re “SaniServic­e” i shet Ministrisë së Shëndetësi­së për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH) për çdo ndërhyrje. Kontrata e Partnerite­tit Publik Privat për sterilizim­in e instrument­eve kirurgjika­le është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikua­ra. Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilite­tit për koncesioni­n e sterilizim­it i thanë Prokuroris­ë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion. I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e komisionit të koncesioni­t, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e komisionit të tenderit. Procedura për sterilizim­in e seteve kirurgjika­le është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh. Kallëzimi u bë nga përfaqësue­s të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizim­it. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania