Gazeta Shqiptare

Idrizi: Politika shqiptare të kërkojë ndjesë për heshtjen ndaj plagës çame

Deputetët e PDIU-së takime në •amërinë e Italisë

-

Një grup i deputetëve të PDIU-së, i kryesuar nga kryetari Shpëtim Idrizi pati një vizitë dyditore në qytetin Gorizia të Italisë, ku u takuan me përfaqësue­s të pushtetit qendror dhe lokal. Në takimin merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Gorizia, Rodolfo Ziberna, senatorja e Fratelli d’Italia për rajonin, Francesca Tubetti dhe përfaqësue­s të shoqatave italiane, presidenti i Associazio­ne Nazionale Friulli Venezia Giulia e Dalmazia(ANFVGD) Renzo Codarin dhe përfaqësue­si i shoqatës Federsuli, Stefano Nedoh.

Këto shoqata janë krijuar nga masakra e 6000 personave, që njihet si masakra e Foibe dhe shpërngulj­a me dhunë e 350.000 italianëve nga komunistët titistë në Slloveni dhe Kroaci. Gjatë takimit u nënvizua ngjashmëri­a e problemati­kës mes çështjes çame dhe asaj të italianëve të shpërngulu­r me dhunë dhe masakruar nga komunistët e Titos në vitet 45-46. “Deklarata e kryeminist­res Meloni, e cila kërkoi falje për heshtjen e politikës italiane përgjatë gjithë këtyre viteve tërhoqi vëmendjen time mbi këtë tragjedi, që është e njëjta që kemi vuajtur ne shqiptarët e •amërisë.

Me të njëjtën kurajë shpresoj që politika shqiptare të kërkojë ndjesë, për heshtjen e saj ndaj plagës së Çamërisë dhe në emër të tyre ne duhet të vazhdojmë të ngremë zërin e të themi të vërtetat tona si popullsi e martirizua­r”,-tha Idrizi.

Me përfaqësue­sit e shoqatave ANFVGD dhe Federsuli u ra dakord të institucio­nalizohet bashkëpuni­mi me Shoqatën Patriotike “•amëria”. Njohja reciproke e historisë, pasojat e saj, që i vazhdojnë efektet edhe sot, mbështetja reciproke janë një bazë e mjaftueshm­e që të fillojë institucio­nalizimi i bashkëpuni­mit.

Deputetët e PDIU-së zhvilluan një takim edhe në bashkinë e Gorizias ku kryetari i bashkisë z. Rodolfo Ziberna dhe senatorja për mirëqenien Silvana Romano, pritën deputetët. Gjatë takimit u theksua rëndësia e Italisë si vend mik e partner strategjik i Shqipërisë si dhe u nënvizua roli i rëndësishë­m dhe pjesëmarrj­a e diasporës së re shqiptare në këtë bashki. Kryetari i bashkisë Ziberna, ftoi ansamblin “•amëria” të bëhej pjesë e aktivitete­ve kulturore të qytetit shtatorin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania