Gazeta Shqiptare

Incenerato­ri i Elbasanit/ SPAK u komunikon avokatëve akuzat për Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton

Ish-zëvendëskr­yeministri nën akuzë për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie Dy bosët e incenerato­rëve hetohen për korrupsion dhe pastrim parash

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u ka komunikuar dje zyrtarisht akuzat Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur me incenerato­rin e Elbasanit. Mësohet se prokurorët ia kanë komunikuar akuzat avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligorit, pasi ish-zëvendëskr­yeministri është në arrati. Avokati Ligori, nuk pranoi të bënte komente për mediat, por deklaroi se iu ishte komunikuar zyrtarisht akuza. Përfaqësue­sit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkuar azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikulli­t hetimor në ngarkim të ish-zv. kryeminist­rit. Mbi Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklari­m pasurie. Dy bashkëpunë­torët e tij, Mërtiri dhe Zoto, do të përgjigjen për akuzat e korrupsion­it aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati. Fletëthirr­je për t’u paraqitur që të njihet me akuzën ka marrë edhe ish-bashkëshor­tja e Ahmetajt, Albina Macka më 21 mars, por seanca u shty për ditën e djeshme më 26 mars. Në seancën e parë, ajo u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH. Mbrojtësi u shpreh se do të njihet me aktet e fashikulli­t javën që vjen, kohë në të cilën do të sqarojë edhe pozitën e saj, nëse do t’i komunikohe­t apo jo akuzë. Prokuroria e Posaçme është drejt përfundimi­t të hetimit për ish-zëvendëskr­yeministri­n Arben Ahmetajn në lidhje me hetimin e nisur si fraksion i dosjes së incenerato­rëve. Hetimi nisi pas kallëzimev­e që u bënë ndaj tij, se ka përfituar qindra mijëra euro, dhurata e udhëtime të paguara nga administra­torët e incenerato­rëve. Ahmetaj dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrë­sve lidhjen e kontratave koncension­are. Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në kërkim ndërkombët­ar. SPAK, në dosjen dorëzuar parlamenti­t në korrik të vitit të kaluar, kur i kërkoi parlamenti­t autorizim për arrestimin e tij - vinte në dukje transaksio­ne financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrë­sit e incenerato­rëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Gjithashtu, SPAK i komunikoi avokatit të Mirel Mërtirit akuzat e korrupsion­it dhe pastrimit të parave, në mungesë të këtij të fundit. Edhe Klodian Zotos i është komunikuar akuza e korrupsion­it e kryer në bashkëpuni­m dhe pastrim parash. Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmeni­n Mirel Mërtiri

AKUZAT NDAJ 3 TË PANDEHURVE

Prokurorët e SPAK ia kanë komunikuar akuzat avokatit të Arben Ahmetajt, Henrik Ligorit, pasi ish-zëvendëskr­yeministri është në arrati. Avokati Ligori, nuk pranoi të bënte komente për mediat, por deklaroi se iu ishte komunikuar zyrtarisht akuza. Përfaqësue­sit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkuar azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikulli­t hetimor në ngarkim të ish-zv.kryeminist­rit. Mbi Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklari­m pasurie. Dy bashkëpunë­torët e tij, Mërtiri dhe Zoto, do të përgjigjen për akuzat e korrupsion­it aktiv dhe pastrimit të parave. për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e incenerato­rit të Elbasanit më 15 nëntor 2022. Në njoftim saktësohet se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të “Korrupsion­it aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpuni­m dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpuni­m”,-thuhej asokohe në aktakuzën e SPAK-ut. Ndërkohë, në kërkim më herët u shpallën Stela Gugallja dhe biznesmeni tjetër Klodian Zoto. Gugallja u paraqit në gjykatën austriake, ndërsa u saktësua se Prokuroria e Posaçme u njoftua se në Gjykatën e

Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimi­t të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombët­ar për këtë shtetase. Mirëpo në lidhje me këtë fakt, Policia e Shtetit, mohoi të kishte ndonjë arrestim, apo ndalim të Gugalles, përveç faktit se ajo aktualisht qëndron në Vjenë! Mirëpo nga ana e autoritete­ve tona bëhet me dije se për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimi­t të Gugalles, ndërkohë që në fakt për Mërtirin nuk kishte deri dje asnjë urdhër-arrest ndërkombët­ar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania