Gazeta Shqiptare

Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik udhëzimin e ri për shmangien e tatimit të dyfishtë

-

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim pub lik projektudh­ëzimin e ri “Për zbatimin e marrëveshj­eve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalim­in e evazionit fiskal”.

Dokumenti sjell disa risi që kanë të bëjnë kryesisht me harmonizim me legjislaci­onin e brendshëm mbi tatimet direkte dhe konkretish­t Ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” miratuar ne mars 2023, përditësim­in me modelin e marrëveshj­es së vendit tonë me modelet e fundit të OECD dhe OBK, si edhe harmonizim­in me procedurat e parashikua­ra dhe detyrimet që lindin nga konventat dhe marrëveshj­et ndërkombët­are ku Shqipëria është bërë palë. Udhëzimi i ri parashikon lehtësim të procedurav­e që duhet të zbatohen nga tatimpague­sit për zbatimin e Marrëveshj­eve për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, e cila synohet të realizohet nëpërmjet: Zëvendësim­it të “Procedurës së Aplikimit” që zbatohet aktualisht dhe pritet miratimi nga DPT, me “Procedurën e Njoftimit të Administra­tës Tatimore”, pa pritur miratimin paraprak të Administra­tës Tatimore. Për efekt kontrolli, aplikimet e tatimpague­sve në kuadër të zbatimit të marrëveshj­eve do i nënshtrohe­n në vijim procedurës së vlerësimit të riskut dhe do kontrolloh­en nga strukturat e auditimit të Drejtorive Rajonale; Thjeshtimi­t të dokumentac­ionit dhe formularëv­e që tatimpague­si duhet të dorëzojë në Administra­tën Tatimore, me qëllim argumentim­in e zbatimit të dispozitav­e të Marrëveshj­eve; Zëvendësim­in e procedurës së dorëzimit manual të dokumentac­ionit me ngarkimin elektronik të tyre, me qëllim reduktimin e kostove dhe kohës së tatimpague­sit. Pasi t’i nënshtrohe­t procedurës së konsultimi­t publik, projektudh­ëzimi i ri, pritet të hyjë në fuqi, me t’u miratuar me urdhër të Ministrit të Financave./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania