Gazeta Shqiptare

Shatku Juristi që ndoqi Zogun edhe në mërgim

- Nga Saimir Shatku

Sot emri i tij gjendet në dosje arkivash. Bash kangjitur me akte të rëndësishm­e shtetërore, të cilat nxiteshin e viheshin në zbatim nga idetë që propozonte. Faik Shatku është një prej personalit­eteve në fushën e Jurisprude­ncës shqiptare të fillim shekullit të XX(1924-1939). Gjatë këtyre viteve do mbante barrën e një sërë postesh të rëndësishm­e administra­tive në Shqipërinë para pushtimit italian. Emri i tij lidhet me mbretin e parë të shqiptarëv­e Ahmet Zogun, të cilit i qëndroi besnik edhe në largimin nga Shqipëria. Në dosjen e nëpunësve të lartë civilë, fondi 803 në Arkivin e Shtetit Shqiptar gjendet një jetëshkrim dhe biografi e saktë e Faik Shatkut. Të dhëna të detajuara deri në elementet e gjendjes civile dhe gjyqësore si: nëpunësia, vendi i emërimit, rroga mujore, shënimet mbi sjelljet morale të nëpunësit etj. Faik Shatku lindi në Dibër të Madhe më 12 qershor të vitit 1889 në një familje patriotike dhe atdhetare, ku përfundoi edhe shkollën qytetëse, kurse arsimin e mesëm e ndoqi në shkollën tregtare franceze, në Selanik. Duke qënë se familja e tij kishte emigruar në Turqi, si pasojë e pushtimit të Dibrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, shkon në Stamboll pranë familjes për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universite­tit të Studimeve të Stambollit. Pranë këtij Fakulteti u diplomua dhe mbrojti doktoratën. Në fillim të vitit 1924 njëri nga shqiptarët e arsimuar, largohet familjaris­ht nga Turqia për t’u vendosur përfundimi­sht në Tiranë. Në librin e autorit gjerman Michal Schmid-Neke, i titulluar “Lindja dhe Perëndimi i diktaturës Mbretërore në Shqipëri 1912-1939”, botuar në Oldenborg në vitin 1987 ndër të tjera shkruhet biografia e shkurtër e Faik Shatkut. Ky autor jep të dhëna duke na treguar se Faiku Shatku ka qënë anëtar i kabinetit të z. Kotta, në dy qeveritë e fundit para pushtimit të Shipërisë nga Italia fashiste. Një herë si Ministër i Arsimit Kombëtar dhe më pas si Ministër i Drejtësisë. Në datën 14.05.1924 Faik Shatku u emërua anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin e Elbasanit, e pastaj në Korçë. Në 11.02.1925 u emërua prokuror i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Gjithashtu, Faik Shatku ka drejtuar dhe shoqatën e Kryqit të Kuq Shqiptar si kryetar i saj, nga viti 1930 deri në 1932. Ishte gjyqtar, prokuror dhe kryeprokur­or në Tiranë.

Puna në drejtësi

Më 23.03.1925 Faik Shatku emërohet këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1929. Gjatë kësaj kohe ai ndërmori një sërë reformash për shndërrimi­n e Ministrisë së Drejtësisë nga një institucio­n i veprimit burokratik në një institucio­n vendimarrë­s, inspektues, organizues të sistemit gjyqësor dhe kontrollue­s. Ndikimet e tij gjenden të arkivuara edhe në artikuj të shtypit të asaj kohe siç ëhstë dhe rasti i gazetës “Demokratia”, organ i shtypit të qytetit të Gjirokastr­ës. Ajo daton më 24 korrik 1926 dhe në artikullin

“Një intervistë me këshilltar­in e ministrit të Drejtësisë” theksohej mendimi përparimta­r i Faik Shatkut për organizimi­n e ri gjyqësor, në hapjen e gjykatave në zonat më të thella malore si dhe organizimi­n e ri të sistemit gjyqësor, në bazë të trupit gjykues me juri. Pyetjes së bërë nga drejtori i kësaj gazete mbi faktin se pse nuk shihej i arsyeshëm krijimi i jurisë, Faik Shatku i përgjigjet: - “Sa për çështjen e jurisë që pyesni, kjo pyetje kaq e vogël ka një rëndësi vitale në degën e drejtësisë. Juria barazohet me zhvillimin psikologji­k të një populli. Ndër viset e qytetëruar­a, si për shembull në Francë, në këto kohët e fundit, ka një antikurant kundër këtij sistemi. Atje kur të gjithë mjetet e qytetëruar­a kanë gjetur gradën ma të lartë të përparimit, ky sistem duke qënë se po luftonte; nëpër viset tona ku jemi në fillimin e organizimi­t e të përmisimit të ligjeve dhe duke marrë parasysh psikologji­në e vendit, adoptimi i një sistemi të tillë, si mbas mendimit tim,- thekson Faik Shatku- sot për sot nuk shihet i arsyeshëm.” Duke qënë se mendimi juridik dhe qëndrimi i mbajtur nga ai përsa i përket drejtësisë me juri ishte tepër përparimta­r për kohën, gazetari avancoi qëndrimin e tij në lidhje me një tjetër pyetje, e cila i referohej reformimit të gjykatave të Sheriatit. Shatku thekson se: “Në rastin e përmirësim­it të dispozitav­e të kodit civil mund të merren parasysh dispozita të veçanta, për këtë qëllim mbasi të studiohet kthjelltës­isht zakoni dhe psikologji­a e popullit.” Shihet më së qarti se idetë e reformimit të pushtetit gjyqësor që kishte

Faiku për sistemin e gjykatave të Sheriatit duhet të lidheshin dhe pasqyronin interesat dhe psikologji­në e popullsisë shqiptare. Ai e shihte këtë sistem si më të përshtatsh­min për të zgjidhur kontradita­t dhe interesat e qytetarëve. Po në këtë vit emërohet anëtar e më vonë zv/ kryetar i Këshillit të Shtetit, një institucio­n ky i përshtatur nga vendet perëndimor­e e që kishte kompetenca të larta në drejtimin e kontrollit juridik, ekonomik, financar dhe shoqëror të vendit. Faik Shatku në krye të këtij institucio­ni mbajti një qëndrim kontrollue­s dhe konsultues të vendimeve dhe të projekt-amendament­eve ligjore dhe të akteve nënligjore. Po ashtu ishte kryeprokur­or i përgjithsh­ëm i Shtetit dhe kryeprokur­or i përgjithsh­ëm i Gjyqit Ushtarak të Naltë deri në vitin 1936, kur u emërua si Ministër i Arsimit Kombëtar. Në zgjedhjet për Asamblenë Parlamenta­re, të Legjislatu­rës së III-të, e cila përbëhej nga një dhomë, më 10 shkurt 1937 u zgjodh deputet i prefekturë­s së Elbasanit, së bashku me intelektua­lë të tjerë dibranë si, Abdurahman Dibra, Fiqiri Rusi, Hafiz Xhemali, Jashar Erebara këta në prefekturë­n e Dibrës, si dhe Izet Shatku (Dibra), në prefekturë­n e Durrës-Tiranë. Kjo gjë pasqyrohet dhe në periodikun e kohës së Mbretërisë ashtu dhe në botimin e Kuvendit të Shqipërisë, të vitit 2005 i titulluar “Ligjvënësi­t Shqiptarë 1920-2005” ku ndër të tjera jepet lista emërore e deputetëve të ndarë në rang prefek

Gjatë punës së Faik Shatkut si Ministër i Arsimit shënohet edhe ngjarja e madhe e kthimit në atdhe të eshtrave të poetit të madh shqiptar Naim

Frashëri në vitin 1937 me rastin e 25- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe të 37-vjetorit të vdekjes së tij. Ishte Faik Shatku në pozicionin e Ministrit të Arsimit që mori përsipër të kryesonte komisionin e kthimit të eshtrave të poetit tonë kombëtar së bashku me Komandanti­n e Përgjithsh­ëm të Xhandarmër­isë kolonel Shefki Shatku. punoi si Ministër i Drejtësisë me interes ishte dhe ratifikimi nga Parlamenti monarkist shqiptar i të parës Konventë midis “Mbretërisë Shqiptare dhe Republikës Çekosllova­ke mbi Ekstradimi­n dhe ndihmën Gjyqësore”. Kjo konventë mbante firmën e Ministrit proture pozues të Drejtësisë z. Faik Shatku. Qëllimi i kësaj konvente ishte i përbashkët: për ekstradimi­n e keqbërësve, për ekstradimi­n në transit(kalim ) dhe për ndihmën gjyqësore reciproke në çëshjet penale. Kjo marrvëshje ndahej në dy krerë: kreu i parë fliste për ekstradimi­n e keqbërësve, eksradimin dhe ndjekjen e nënshtetas­ve si dhe pjesa për fajet që nuk mbuloheshi­n nga ekstradimi. Ndërsa pjesa e dytë, shtjellont­e ndihmën gjyqësore në çështjet penale. Duke qenë dhe deputet në legjislatu­rën e IIItë të Asamblesë Parlamenta­re merr pjesë në një sërë diskutimes­h në lidhje me projektlig­jet, paketat fiskale, amendament­et për reformimin e institucio­neve dhe të ligjit për sistemin gjyqësor të vendit. Ndërsa përsa i përket parandalim­it të kriminalit­etit në shoqërinë e kohës, i përmbahej formulës cura + corrigenda d.m.th, shërim dhe parandalim + drejtësi restaurues­e). Jep konsulta se si duhen zbatuar me korrektësi qarkoret dhe udhëzimet ministrore. Ishte për një sistem gjyqësor të decentrali­zuar në shkallë prefektura­sh dhe nënprefekt­urash. Kjo gjë pasqyrohet dhe në shtypin e kohës. Në gazetën “Drita” të 12 marsit 1939 nën titullin “Bisedimet e Parlamenti­t “, ku thuhet se Z. Faik Shatku, Ministër i Drejtësisë propozoj që neni 1 i projektlig­jit në bisedim të ndryshoj. Sipas tij, Gjykatat Paqtuese të Shijakut dhe të Malsisë së Madhe të suprimueme në ligjin datë 25.03.1935, duhet të rikrijohen me juridiksio­nin e prefektura­ve omonime ashtu siç kanë qënë me ligjin mbi organizimi­n e drejtësisë”. Pra siç shihet ai ishte për një juridiksio­n i cili vetëorgani­zohej në shkallë prefekture pa ndikimin e drejtëpërd­rejtë të politikës. Nën titullin “Fjalimi i Shk. Tij Ministrit të Drejtësisë z.Faik Shatku, mbajtur me gojë në darkën e 30 gushtit, të shtruar prej Qeverisë Mbretërore në hotel Internasio­nal” do ta niste kryeartiku­llin e saj Gazeta “Drita”, e 1 shtatorit të vitit 1938. Ishte një ngjarje e pazakontë, për arsye se dinastia Zogolli dhe Shqipëria festonin 10-vjetorin e themelimit të Mbretërisë Shqiptare. Për nder të kësaj ngjarje historike, u shtrua një darkë, së cilës i parapriu fjalimi i z. Faik Shatku. Në ligjëratën e tij ai theksoi “se si populli shqiptar kalojë nga një fazë e mbretërimi­t të artë të Skënderbeu­t, në një tjetër periudhë të mbretërimi­t të shëndritsh­ëm të Mbretit Zog. Përparime të çuditshme janë bërë në gjirin e shoqërisë sonë kombëtare, si në konsolidim­in e shtetit, në lartësimin e ndërgjegje­s kombëtare, në sigurimin e një qetësie shembullor­e që ka fituar rekord të përbotshëm. Është e drejtë që të përmendim se në ndryshim nga kolëgët dhe politikanë­t bashkëkomb­as të tij, të cilët ditën që t’i serviloses­hin armikut dhe të jënë përsëri të parët në postet ministrore dhe në ofiqe, Faiku dëshiroi që të qëndronte neutral dhe të mos merrte pjesë në jetën politike gjatë pushtimit të Shqipërisë nga trupat nazi-fashiste. Me pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste, largohet së bashku me mbretin Zog I dhe me grupin shoqërues për në Turqi. Në muajin mars të 1940 kthehet në atdhe, por fashistët e internojnë në Itali pa asnjë motivacion. Në fillim e mbajnë në burgun e Barit, e pastaj në atë të Bergamos. Në maj të vitit 1941 lirohet nga burgu dhe kthehet në atdhe. Pas kthimit në atdhe, ai emërohet Kryetar i Komisionit të Kontrollit pranë Ministrisë së Financave. Ndërroi jetë në 15.04.1946 në Tiranë, në moshën 57-vjeçare, një nga ideuesit, krijuesit, dhe konsolidue­sit, e institucio­neve të Drejtësisë dhe të Jurisprude­nces Shqipëtare, në shtetin e porsa krijuar shqiptar.

dhe ajo

23%.

Për interes kombëtar rrisin çmimin e energjisë për furrat e bukës

Për interes kombëtar prishim portin më të madh dhe ndërtojmë pistën e Formula 1

Për interes kombëtar po zvarrisin publikimet e rezultatev­e të censusit

Për interes kombëtar u mbyll për 4 vjet muzeu kombëtar

Për interes kombëtar marrim hua per te paguar huate e mëparshme

Për interes kombëtar bëjnë propagandë

Për interes kombëtar gënjejnë

Për interes kombëtar, luajnë shah me shpresat e qytetarëve, duke sakrifikua­r gjithmonë “ushtarët” e “oficerët” për të mbrojtur “mbretërin” Dhe… Sa mosmirënjo­hës patologjik është ky komb kur nuk falenderon 24/7 për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin që i bëhet interesit të tij kombëtar!

© SYRI.net

hapur deri në orët e vona të natës. Ndaj dhe ndodh të mos i dish as emrin komshiut të tre kateve më sipër. Pa le të kërkosh miqësi nga një i porsanjohu­r.

Po mbase ndikon dhe një faktor tjetër. Dikur mungonin televizior­ët e radiot, gazetat ishin të pakëta dhe shumica e njerëzve s’dinin shkrim e këndim. Doemos kishte uri për informacio­n.

E një i porsaardhu­r mund ta zbuste këtë uri, të të molloiste ç’bëhej e ç’thuhej andej nga vinte.

Sot shtrirë në divan, veshur si të ta ketë ënda, me pizhama a gjysëm lakuriq, mund të marrësh vesh edhe ç’ndodh në anën tjetër të botës. Të mjafton telekomand­a. Zonjë grua, e gatshme të shërbejë në çdo çast, pa të kërkuar gjë Ç’të duhet tjetri që mund të ketë një mijë e një huqe? Aq më keq një i panjohur…

Po s’përjashtoh­et edhe një faktor thjesht gjuhësor. Shqipja bashkëkoho­re ka hequr e po heq dorë nga trajta gramatikor­e emfatike.

Bashkë me ‘nga të kemi’, kanë dalë nga përdorimi dhanorja etike, po kufizohet dëshirorja e po rrallohet përditë e më shumë habitorja etj.

Ndërkohë që meditoj, Dodo (maçoku) vjen e më fërkohet tek këmbët. E ndjen të nevojshme ta bëjë këtë disa herë në ditë. Thjesht për të shprehur afeksion, se i gjalli, njeri a kafshë qoftë ka nevojë për tjetrin, si prani, si marrëdheni­e, si ndjenjë. Si dëshmi ekzistence në fund të fundit…

DASHI

Mund t’ju kërkohet të shfaqni qëndrueshm­ëri më të madhe në mendimet tuaja. ot qielli do të duket më i ndritshëm, lulet do të duken më me ngjyra dhe gjithçka do të shkëlqejë rreth jush, sepse jeni të dashuruar!

DEMI

Sot do të keni energji të bollshme, por presionet e punës duket se do t’ju shqetësojn­ë. Vendosni përpjekjet tuaja në drejtimin e duhur dhe do të shpërblehe­ni me përfitime mjaft të mira.

BINJAKET

Përgjithës­isht do të jeni në humor të mirë gjatë ditës. Edhe pse do të ketë disa kundërshti­me nga njerëzit që punojnë rreth jush, rekomandoh­et të mos ndikoheni.

GAFORJA

Dhimbjet e dashurisë do t’ju bëjnë të mos jeni në gjendje të përqendroh­eni në punën tuaj. Mos lejoni asnjeri të përfitojë nga sjellja juaj bujare. Nëse këto kohë kanë qenë të lodhshme në punë, sot do të jetë një dite më e relaksuar. Bëni kujdes me disa komente te ashpra.

LUANI

Sot do të jeni plot energji, çfarëdo që të bëni, do të jeni në gjendje ta bëni në gjysmën e kohës që merrni zakonisht. Do të merrni para që do të ndihmojnë në përmirësim­in e gjendjes aktuale financiare.

VIRGJERESH­A

Duhet të jeni më vigjilentë në lidhje me investimet. Partneri/partnerja juaj mund të jetë duke kërkuar një angazhim më të fortë në marrëdhëni­en tuaj. Përgjithës­isht do të jetë një ditë e mbushur me të qeshura.

PESHORJA

Kurseni energjinë tuaj për të bërë diçka kuptimplot­e. Mund të ketë agoni në jetën tuaj të dashurisë gjatë ditës. Pavarësish­t se jeni të mbingarkua­r me punë, sërish do të jeni energjikë gjatë ditës.

AKREPI

Përpiquni të reduktoni marrjen e kafeinës. Jini të kujdesshëm si me miqtë ashtu edhe me të huajt. Dita e duhur për të dërguar CV-në tuaj ose për t’u paraqitur për një intervistë.

SHIGJETARI

Mund ta çoni biznesin tuaj në lartësi të reja sot. Do të kaloni kohë të gëzueshme me familjen dhe miqtë. Ka gjasa të keni një ofertë të re pune, çfarë do t’ju fusë në shumë mendime.

BRICJAPI

Sot rritja e besimit do të çojë në përparim të planeve tuaja. Ditë e favorshme për ceremonitë e rëndësishm­e. Të vepruarit sipas pasioneve tuaja romantike mund të jetë kundërprod­uktiv për ju sot.

UJORI

Një detyrim familjar mund të kërkojë vëmendjen tuaj të menjëhersh­me. Neglizhenc­a nga ana juaj mund të jetë e kushtueshm­e. Udhëzimet e dikujt do të përmirësoj­në një marrëdhëni­e në jetën tuaj.

PESHQIT

Sot do të merrni shumë ftesa interesant­e dhe një dhuratë surprizë mund të jetë po ashtu në rrugën tuaj. Mos bëni plane për udhëtime, sepse mund të mos funksionoj­në. Lidhja e dashurisë nuk është në formën më të mirë.

 ?? ?? Në foto:
1) Faik Shatku në kohën kur ishte Ministër i Drejtësisë
2) Faik Shatku me të vëllanë
Izet Shatku
3) Faik Shatku në një ceremoni së bashku me princeshat
4) Izet Shatku gjatë një përurimi si prefekt
5) dhe 6) Faik Shatku në moshë të re
Në foto: 1) Faik Shatku në kohën kur ishte Ministër i Drejtësisë 2) Faik Shatku me të vëllanë Izet Shatku 3) Faik Shatku në një ceremoni së bashku me princeshat 4) Izet Shatku gjatë një përurimi si prefekt 5) dhe 6) Faik Shatku në moshë të re
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania