Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama të japë dorëheqjen menjëherë, sepse Olsi është ushtar

“Urdhëroi Dumanin të presë ca koka turku që shqiptarët të merren me Qaton” Ish-kryeminist­ri: Të shkojmë drejt qeverisë teknike

-

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha duke folur për situatën politike në vend, deklaroi se, Edi Rama bllokoi rotacionin politik në vend dhe de facto e ka nxjerrë Shqipërinë nga NATO-ja.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, se Edi Rama pasi erdhi në pushtet, vendosi në Shqipëri aleancën më të zezë të pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.

Referuar dokumentev­e të publikuara mbi implikimin e Olsi Ramës në laboratori­n e drogës në Xibrakë, Berisha tha se shqiptarët panë, por edhe mbarë bota, dosjen hetimore në të cilën Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë.

Duke folur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratik­e Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës, që të japë dorëheqjen pasi publikimit të fakteve të reja për përfshirje­n e Olsi Ramës në laboratori­n e kokainës në Xibrakë.

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestues­ve është shprehur se një javë më parë, Ramës në “Opinion” do t’i shtrembëro­hej fytyra dhe do të nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndet­jet më të përzemërta, ju qëndrestar­ëve të pamposhtur, misionarëv­e të dinjitetit, lirisë, shpresës, luftëtarë të paepur të kauzës së drejtë të shqiptarëv­e.

Një përshëndet­je të përzemërt oratorëve për fjalimet e tyre, kushtuar, të dashur miq, mrekullisë më të madhe shqiptare pas pavarësisë, mrekullisë së lirisë më të madhe pas pavarësisë, anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO 15 vite më parë me datën 1 prill. Ky ishte një moment kulmor në historinë tonë. Ishte një moment historik në të cilin Shqipëria, një nga vendet më të pasigurta në Europë, anëtarësoh­ej në aleancën më të fuqishme politike ushtarake të kohërave, aleancën më të fuqishme të paqes në Europë dhe botë. Me anëtarësim­in në NATO, PD realizoi një ëndërr të rilindësve tonë, një ëndërr të studentëve tanë, të rinisë sonë.

Realizoi një premtim, betim madhor të saj para shqiptarëv­e.

Ndaj dhe një mirënjohje e pakufishme ndaj të gjithë atyre që punuan me përkushtim, devocion për realizimin e këtij anëtarësim­i dhe të gjithë miqve tanë në Europë dhe botë, në veçanti presidenti­t Xhorxh Bush për mbështetje­n e jashtëzako­nshme që i dha anëtarësim­it.

Miqtë e mi, ne sot nderuam këtë ngjarje të madhe në 15-vjetorin e saj, në një kohë kur Shqipëria ka shkelmuar, ka braktisur vlerat, parimet, idealet e lirisë që bashkojnë kombet e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të globit.

Shqipëria sot është vendi i vetëm në të cilin, të gjitha pushtetet janë të përqendrua­ra në një dorë. Por NATO nuk është klub sulltanate­sh, por NATO është klubi i vendeve të lira, sovrane, i qeverive të zgjedhura me votën e lirë të qytetarëve të tyre, i qytetarëve që votojnë të lirë në dinjitet.

Kurse Edi Rama, Shqipërinë anëtare të NATOs, e ka shndërruar në vendin në monist të Europës.

Në vendin që me monizmin e tij, shkelmon parimet universale mbi të cilat ndërtohet NATO-ja.

Edi Rama, me bllokimin e rotacionit nga grabitja e votës së lirë të shqiptarëv­e, de facto e ka nxjerrë Shqipërinë nga NATO-ja.

Me anëtarësim­in e liderit të partisë kryesore opozitare, ai është 10 herë më afër me Lukashenko­n dhe Putinin se sa me udhëheqësi­t e vendeve anëtare të NATOs, që respektojn­ë pluralizmi­n, respektojn­ë opozitën. Që besojnë se vendi i tyre do të jetë shumë herë më i fuqishëm politikish­t, ekonomikis­ht, ushtarakis­ht si një vend pluralist. Por askush nuk mund të kishte iluzione. Po të rikthehemi në vitet 1992-1996, PS miratonte rezoluta kundër anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO. Por, po të vijmë edhe në vitin 2008, ditën që Shqipëria merrte ftesën për anëtarësim në samitin e Bukureshti­t, në darkë Edi Rama, si hija e zezë e këtij kombi, organizont­e mitingun protestë me portretet e Enver Hoxhës.

Dhe kjo është e regjistrua­r në memorien e kohës.

Sapo erdhi në pushtet, akti i parë, urdhëroi zhdukjen e flamurit të NATOs nga të gjitha institucio­net e vendit, sikur të ishte flamuri i Putinit apo një armiku tjetër dhe jo i aleancës kryesore të vendeve të lira mbi tokë.

Por miqtë e mi, Edi Rama pasi erdhi në pushtet, vendosi në Shqipëri aleancën më të zezë të pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.

Sot, shqiptarët panë, por edhe mbarë bota, dosjen hetimore në të cilën Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë.

Olsi Rama dilte eksponent kryesor i klanit të Xibrakës që instaloi aty fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan. Ishte Olsi Rama, që për familjen Rama, klanin Rama, do të ndërmerrte aksionin më të rëndë të regjistrua­r ndonjëherë në Shqipëri të përpunimit të kokainës dhe drogave të forta. Ishte Olsi Rama që do sillte kolumbianë­t e alkimisë së kokainës.

Ishte Olsi Rama që do nxirrte jashtë kufijve famëziun Genti Xhixha, i cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki. Edi Rama sot mori atë që meritonte. Një javë më parë, atij në “Opinion” do t’i shtrembëro­hej fytyra dhe do të nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit. Fyeu me fjalët që vetëm ai i ka të vetëm, kryetarin e grupit parlamenta­r të opozitës, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj fjalë për fjalë: a je burrë, më prit në “Opinion” javën që vjen, të të faktoj me dokumente zyrtare se cili është Olsi dhe roli i tij. Sonte, pas përpjekjev­e që bëri për të dështuar emisionin, ka ngritur në këmbë polici dhe spiunë. Por shqiptarët do e shohin se kush është Edi Rama, se ç’përfaqëson klani Rama, se ç’përfaqëson drejtësia e tij.

Shqiptarët me dokumente do të shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do të sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme. Të dashur miq! I shastisur nga lajmet e drogës, në të cilat dosje hetimore faktonte se njeriu i paidentifi­kuar, 45-vjeçari me flokë të shkurtra dhe surrat Olsi, ishte vëllai i tij, urdhëroi Dumanin e tij të presë ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendroh­en tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër-Qaton.

Të dashur miq, fatkeqësit­ë këtij kombi dhe asnjë kombi tjetër, nuk i vijnë nga poshtë lart, por i vijnë nga lart poshtë. Fatkeqësit­ë nuk vijnë nga qytetarët, por vijnë nga pushtetarë­t hajdutë.

Nga pushtetarë që vjedhin dhe i shtypin. Kjo është historia.

Mos harroni këtë vit 28 marsin, kur dokumente zyrtare nga sistemi TIMS, nga përgjimet e policisë, nga gjurmimet e policisë, faktuan se Olsi ishte përfaqësue­si i Edi Ramës në aferat e mëdha të drogës në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe botë.

Mund të thoni ju a e dinte Edi Rama këtë?

Miqtë e mi, Edi Rama jo vetëm që e dinte, por prokurorët që e ndrynë çështjen dhe që e lanë, megjithëse dihej se personi i paidentifi­kuar ishte fiks Olsi Rama, megjithëse dihej pa asnjë kundërshti­m, por që e ndanë dhe e mbyllën në një sirtar, njërin e bëri prokuror të përgjithsh­ëm, tjetrin u bë copa për ta bërë kryeprokur­or të SPAK. T’i shërbente me çdo kusht se e mbrojtën nga demaskimi përfundimt­ar si klani më i rrezikshëm i kokainës në Shqipëri.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij. Kurse Edi Rama është arkitekti, është bajlozi i drogëzimit të Shqipërisë.

Por edhe dy fjalë do të them për këta të famshmit “5D”, pesë drejtorë hajdutë. Secili prej tyre, do të më falni për shprehjen, por përfaqëson një maskara njeri, një hajdut të shpifur, të neveritshë­m. Por miqtë e mi, kryehajdut­i i tyre, hyn dhe del në zyrë, pa i hyrë gjemba në këmbë. Dhe ai është Erion Veliaj.

Dhe ai është Erion Veliaj, i cili ka ditur gjithçka për aferat e tyre. Ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin. Ka marrë për vete pjesën e luanit nga ato tendera.

Dumani ka edhe aplikacion­in e veçantë me të cilin komunikoni­n vetëm me Velinë kjo bandë e shpifur që vidhnin paratë e qytetarëve të Tiranës në emër të tij.

Qytetarë dhe qytetare, të shtrojmë pyetjen sonte: sa do i durojmë ne më shumë këta?

Sa do i durojmë ne këta hajdutë, këta trafikantë, këta faqezinj që nuk kanë ligj dhe as moral? Sa do presim ne të mashtrohem­i nga Dumanë, Kraja dhe kriminelë të tjerë në Skapin e partisë, që janë bërë mburojë e tyre?

Nuk durohet këmbë të gjithë!

Në këmbë të gjithë! Në këmbë të gjithë kundër këtyre kriminelëv­e, për zverku t’i kapim.

Për zverku t’i kapim! Për zverku t’i kapim! Për zverku t’i kapim! Të pastrojmë zyrat prej tyre.

Të shpëtojmë Shqipërinë prej tyre. Të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.

Ndaj dhe unë, duke ju përshëndet­ur, ju ftoj, ftoj çdo shqiptar në mosbindje civile.

T’i kërrejmë nga zyra këta trafikantë, këta vjedhës, këta hajdutë, këta kriminelë që nuk kanë asnjë parim përveç pasurimit të tyre, përveç vjedhjes së qytetarëve.

Të sigurt se gjë në botë nuk na ndan nga fitorja, se qeveria teknike do të jetë e sigurt.

Zgjedhjet e lira janë misioni ynë. Fitore, fitore, fitore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania