Gazeta Shqiptare

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikua­ra në Mullet, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona

Hetimet/ Cenuan fondin pyjor, sekuestroh­en të gjitha objektet e ndërtuara

-

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, të cilët dyshohet se kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke falsifikua­r dokumentet, 7 vila në zonën e Mulletit. Sipas organit të akuzës, mes të pandehurve, 2 janë arkitektë. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se të pandehur janë marrë shtetasit: Armand Prelezi, Klevis Bregu, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka. Sipas prokuroris­ë, Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, në cilësinë e arkitektit, akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumentev­e”, ndërsa 8 shtetasit e tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Gjithashtu, prokuroria ka vendosur në sekuestro preventive të gjitha objektet e ndërtuara. Hetimet paraprake të prokuroris­ë kanë nisur vitin e kaluar për veprën penale të “Ndërtimi të paligjshëm”. Hetimet intensive u kryen duke marrë në pyetje persona dhe këqyrje dhe sekuestrim­e pranë institucio­neve si dhe kryerje e ekspertime­ve teknike. Nga hetimet u rezultua se për t’u pajisur me leje rindërtimi kishin paraqitur dokumentac­ion tekniko ligjor me të dhëna të rreme duke cenuar kështu fondin pyjor.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, Tiranë, ka regjistrua­r procedimin penal nr. 1285, të vitit 2023 (I bashkuar), për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a i Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokuroris­ë janë kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, këqyrje dhe sekuestrim­e pranë institucio­neve si dhe kryerje e ekspertime­ve teknike, dhe në përfundim është arritur në konkluzion­in, se bëhet fjalë për konsumim të elementeve të veprave penale të parashikua­ra nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpuni­m dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumentac­ioni tekniko-ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksio­n të Bashkisë Tiranë.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokuroris­ë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marrjen si të pandehur, për veprat penale shtetasit si më poshtë:

1. A.P., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/ 3 dhe 25 të K.Penal;

2. K.B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentev­e” parashikua­r nga neni 186/ 3 dhe 25 të K.Penal;

3. M.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i

7 VILAT NË MULLET

“Në përfundim është arritur në konkluzion­in, se bëhet fjalë për konsumim të elementeve të veprave penale të parashikua­ra nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpuni­m dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumentac­ioni teknikolig­jor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksio­n të Bashkisë Tiranë”,-thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokuroris­ë së Tiranës. paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/ 2 i K.Penal;

4. F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/2 i K.Penal;

5. A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/2 i K.Penal;

6. M.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/2 i K.Penal;

7. T.V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/2 i K.Penal;

8. D.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 i K.Penal;

9. A.H., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Falsifikim i dokumentev­e” i parashikua­r nga neni 186/2 i K.Penal; dhe

10. G.M., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikua­r nga neni 199/a/3 dhe “Moskallezi­m i krimit” parashikua­r nga neni 300 i K.Penal.

Njëkohësis­ht, referuar parashikim­eve të nenit 274 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, është kërkuar sekuestrim­i i objekteve të paligjshme dhe me vendimin nr. 3625 datë 20.11.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë ka disponuar vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara. Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprime­ve të enteve publike si dhe bashkëpunë­torëve të mundshëm për veprat penale të “Falsifikim­i i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim­i i detyrës” parashikua­r nga neni 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania