Gazeta Shqiptare

Këshilli bashkiak miraton bonusin e qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës do të hedhim shortin për shtëpitë e reja

-

TIRANË - Këshilli bash kiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i rindërtimi­t prej tërmetit. Kryebashki­aku Erion Veliaj u shpreh se vonesat kanë ardhur si pasojë e proceseve gjyqësore nga partitë politike. Ai theksoi se bashkia i ka fituar të gjitha proceset gjyqësore që sollën pengesa dhe shumë shpejt do të hidhet shorti për ndarjen e apartament­eve për familjet e prekura.

“Kemi një projektven­dim për miratimin e pagesës së qirasë, sipas vlerës së tregut të lirë, për individë dhe pasuritë e tyre që preken nga shpronësim­i për interes publik në funksion të procesit të rindërtimi­t në zonën e Kombinatit. Siç e keni parë, aty jemi shumë afër fundit, kemi pasur disa procese gjyqësore. Fatmirësis­ht i kemi fituar të gjitha. Ndoshta, një mesazh për të gjitha partitë politike që investohen në këto bllokime: Nuk bllokohet Bashkia e Tiranës. 99% e qytetarëve shkojnë në shtëpitë e tyre, është vetëm ky 1% që është pa shtëpi, që duke u vërtitur gjyqeve me njëri-tjetrin, hasin pengesa të panevojshm­e. Duke qenë se jemi në prag të fundit ne do të vazhdojmë qiranë deri në ditën e fundit për qytetarët e Kombinatit. Shumë shpejt, besoj brenda verës, ne do të hedhim shortet për gjitha shtëpitë e Kombinatit, që si “5 maji”, si Kombinati, pjesa e tërmetit të jetë mbyllur dhe pastaj të shqetësohe­mi për pjesën e shpronësim­eve, që mund të jenë dyqane apo le të themi njësi biznesi, që kanë qenë në ato territore që do të kompensohe­n më pas metër katror për metër katror”,-tha Veliaj.

Këshilli miratoi dje dhe listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe ato familje në nevojë që trajtohen me subvencion­in e qirasë pasi nuk mund të përballojn­ë qiranë e tregut të lirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania