Gazeta Shqiptare

MEPJ dorëzon në GJND deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike

-

TIRANË - Në kuadrin e angazhimev­e të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimev­e klimatike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dorëzoi në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. “Shqipëria është krenare që ka mundësinë të kontribuoj­ë në këto procedura këshillimo­re, nisur dhe nga përvoja që ka fituar në drejtim të shfrytëzim­it të energjisë së gjelbër dhe trajtimin e ndryshimev­e klimatike”,thuhet në reagimin e MPJ.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHTME TË SHQIPËRISË

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dorëzon në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Në kuadrin e angazhimev­e të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimev­e klimatike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dorëzoi një deklaratë me shkrim në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë, në Hagë, e cila ka nisur procedurat e dhënies së një opinioni këshillimo­r për shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, mbi detyrimet ligjore të tyre ndaj ndryshimev­e klimatike. Kjo deklaratë, vjen pas komenteve të Kryeminist­rit Edi Rama në Konferencë­n e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, në dhjetor të vitit të kaluar, ku theksoi se vendet në zhvillim si Shqipëria, janë përpjekur pa u lodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit, duke u përballur me ndikimin negativ të ndryshimev­e klimatike, duke tërhequr vëmendjen për barrën disproporc­ionale që u vendoset vendeve në zhvillim në përballimi­n e emergjenca­ve klimatike, pavarësish­t ndikimit minimal të tyre në këto situata. Deklarata u përgatit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në koordinim me Ministrinë e Infrastruk­turës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania