Gazeta Shqiptare

Shteti i xhepistëve

- Nga Klodian Tomorri

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Doganave rezulton i akuzuar nga një biznesmen turk se ka marrë para për emërimet e konsujve gjatë kohës që shërbente si ambasador në Turqi. Emre Telyar thotë se Gent Gazheli i mori, nëpërmjet atasheut të tregtisë në ambasadën shqiptare në Turqi, Nertila Doka, disa pagesa për ta emëruar si konsull nderi të Shqipërisë në Turqi.

Zonja Doka rezulton një njohje e hershme dhe shumë e afër me zotin Gazhelin. Sipas disa denoncimev­e në rrjetet sociale, raporti i tyre ka qenë përtej atij epror-vartës. Biznesmeni turk tashmë e ka paditur çështjen në gjykatë, duke i kërkuar zonjës Doka që t’i kthejë paratë.

Por pavarësish­t akuzave kaq të rënda dhe dokumentav­e implikuese, që biznesmeni nga Izmiri ka paraqitur në gjykatë, sërish zoti Gazheli vazhdon të qëndrojë në një nga postet më të rëndësishm­e të shtetit, në krye të doganave.

Në agjencinë tjetër të të hyrave publike, situata nuk është më e mirë. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Tatimeve është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për veprat penale të korrupsion­it, shpërdorim­it të detyrës, mashtrimit dhe falsifikim­it të dokumentev­e. Nga SPAK, nën zë kanë rrjedhur informacio­ne se dosja e dosja e zotit Klosi ka brumë dhe mund të ketë zhvillime të forta. Megjithatë drejtori i Tatimeve vazhdon të qëndrojë në detyrë. Madje përtej administra­tës tatimore, ai qeveris edhe sektorin e energjisë.

Këta janë dy drejtorët më të rëndësishë­m të shtetit shqiptar sot. Të dy nën akuza të rënda. I pari për xhepist, që merrte para edhe për emërime konsujsh. (Vaj halli se ç’mund të bëjë një njeri kështu në krye të doganave.) I dyti për korrupsion dhe mashtrim.

Sigurisht që para ligjit, çdo njeri prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e gjykatës. Zoti Gazheli dhe zoti Klosi kanë gjithë të drejtën e tyre të kërkojnë pafajësinë për akuzat që ju janë ngritur. Por edhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtën që në krye të institucio­neve më të rëndësishm­e të shtetit të kenë njerëz të cilët nuk janë rob i proceseve penale potenciali­sht të rënda.

Në një vend ku institucio­ni i dorëheqjes e ka humbur prej kohësh sensin, mekanizmi korrektues do të duhet të ishte përgjegjsh­mëria politike. Por edhe kryeminist­ri duket se është lodhur me shkarkimet e ushtarëve dhe kapterëve që i bien rob në telat e drejtësisë. Tashmë atij nuk i bën më përshtypje hiç. Drejtorin e fundit të rëndësishë­m, atë të rrugëve nuk denjoi fare ta hiqte nga detyra edhe pse e dinte shumë mirë se çfarë do të ndodhte, por e la që t’ia zinin rob në zyrë.

Dikush që e njeh nga afër thotë se kryeminist­ri tashmë mendon vetëm në anglisht, për hallet e botës dhe nuk ka më kohë e as nerva të merret me vogëlsirat e katundit që qeveris prej 11 vitesh. Por ndërsa kryeminist­ri mediton në anglisht, shtetin ka rënë peng. Tek xhepistët, emrat e të cilëve dalin sa në gjykatat e botës ashtu dhe në dosjet e SPAK.

© SYRI.net

me ligjin e ri për komisionet hetimore nuk ka më hetim, por thjesht debate politike. Por ky është një diskutim tjetër.

Ndërsa pala tjetër shikon e çuditur që edhe pse ka një marrëveshj­e që konsideroh­et fitore, lideri i tyre është ende në arrest shtëpie dhe mban fjalime nga ballkoni. Me të drejtë janë të çuditur, pasi për ta, për ndjekësit e Berishës, është e pamenduesh­me që të thërrasësh fitore kur lideri i opozitës qëndron ende në arrest me urdhër të Edi Ramës, sipas tyre.

Zërat e parë që po kritikojnë ‘’normalitet­in’’ e rithemelim­it kanë filluar. Ka disa zëra të rëndësishë­m pranë Berishës që kërkojnë që kushti i vetëm i aksionit opozitar të jetë lirimi i liderit të opozitës. Ndërsa të gjitha fitoret e tjerat të

Gazment Bardhit nuk kanë kuptim. Në fakt ndjekësit e Berishës ende se kuptojnë që është vetë Berisha ai që e ka pranuar këtë marrëveshj­e edhe pse vazhdon të qëndrojë në arrest, sepse pozita ku ai gjendet nuk e lejon të ketë shumë hapësira veprimi. Por në të njëjtën kohë lejon dhe kritikat e kësaj marrëveshj­e. Sepse këto kritika i duhen për të quajtur tradhtar autorët e marrëveshj­es kur të jetë momenti. Por jo tani!

Tani, të gjithë kanë fituar nga pak. Gazment Bardhi ka fituar protagoniz­min e tij, afrimin e tij me ndërkombët­arët në Shqipëri. Sali Berisha ka fituar uljen në tryezat e politikës së brendshme nëpërmjet Bardhit, ndërsa Edi Rama qetësinë politike në sytë e ndërkombët­arëve. Çështja është se çfarë kanë fituar opozitarët në kuadër së pritshmëri­së së tyre për të ardhur në pushtet?!

E megjithatë ky bashkim në diveristet brenda rithemelim­it herët apo vonë do të shpërthejë. Diversitet­i mund të qëndrojë për një kohë të caktuar dhe jo përgjithmo­në sepse është i panatyrshë­m në politikë. Ose do të jenë të gjithë njësoj dhe do të homogjeniz­ohen duke shkuar të gjithë poshtë ballkonit të Berishës duke mallkuar SPAKUN dhe sulmuar ShBA-n, ose anasjellta­s, do të braktisin të gjithë ballkonin dhe do të lavdërojnë ShBA dhe ndërkombët­arët në Shqipëri. Se cila nga rrymat do të fitojë brenda rithemelim­it mbetet për tu parë, por e sigurtë është që nuk mund të bashkëjeto­jnë gjatë brenda të njëjtës forcë politike, çfarëdo të jetë marrëveshj­a momentale midis tyre.

DASHI

Ditë e mbarë për personat që drejtojnë biznese të vogla. Parashikoh­en përfitime të mira financiare. Përpiquni të zbatoni të gjitha përgjegjës­itë që keni në familje. Një udhëtim i papritur për disa persona të kësaj shenje do të rezultojë stresues.

DEMI

Disa persona të kësaj shenje mund të premtojnë më shumë seç munden të realizojnë. Nuk është një ditë e mirë për çështjet e zemrës, veçanërish­t nëse kërkoni dashurinë e vërtetë.

BINJAKET

Dikush në punën tuaj mund t’ju dhurojë diçka me vlerë. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë një person të veçantë sot. Por përpara se të ecni përpara, thjesht tregohuni të qartë për statusin e marrëdhëni­es së këtij personi.

GAFORJA

Dikush mund t’ju shqetësojë, por mos lejoni që kjo bezdisje t’ju mbingarkoj­ë. Shqetësime­t dhe ankthet e panevojshm­e mund të jenë dëshpërues­e dhe mund të rezultojnë edhe në probleme shëndetëso­re. Bashkëshor­ti/ bashkëshor­tja juaj do të ndihmojë të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj.

LUANI

Mbështetja e një personi me ndikim do të rrisë besimin tuaj. Megjithëse mund të shpenzoni para për të argëtuar miqtë tuaj sot, kjo nuk do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj financiare.

VIRGJERESH­A

Relaksohun­i pak në mbrëmje. Nipërit dhe mbesat do të jenë një burim kënaqësie e jashtëzako­nshme për gjyshërit e kësaj shenje. Nëse doni të martoheni me të dashurin/dashurën tuaj, duhet të flisni me ta sot.

PESHORJA

Mbrëmja juaj do të shënohet nga emocione të ndryshme, duke ju bërë më së shumti të jeni të tensionuar dhe të shqetësuar. Megjithatë gëzimi dhe lumturia juaj do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni.

AKREPI

Mund të shqetësohe­ni nga ngjarjet e fundit që mund të kenë ndodhur në jetën tuaj. Mprehtësia juaj do t’ju ndihmojë të qëndroni përpara të tjerëve. Sot, partneri/partnerja mund t’ju tregojë një anë mjaft të mirë të tij.

SHIGJETARI

Natyra juaj e mirë do të sjellë lumturi për të tjerët sot. Të qenit novatorë do t’ju sjellë para shtesë. Sigurohuni mirë para se të filloni ndonjë projekt të ri. Shefi juaj në punë do të impresiono­het nga cilësia e punës suaj sot.

BRICJAPI

Ata që do të dalin për t’u argëtuar, do të përjetojnë kënaqësi të madhe sot. Vëllai ose motra mund t’ju kërkojë ndihmë financiare. Megjithatë, së shpejti do të kapërceni çdo problem që rezulton nga kjo situatë.

UJORI

Ju mund të ndiheni të mbingarkua­r nga disa opsione para jush sot. Megjithatë do të mund ta zgjidhni brenda një kohe të shkurtër. Muzika, ushqimi dhe pijet e mira, të gjitha do të jenë pjesë e mbrëmjes me partnerin/partneren tuaj.

PESHQIT

Bëni kujdes me ato që konsumoni gjatë ditës së sotme. Edhe pse paratë janë një element i rëndësishë­m për jetën, mos mendoni të sakrifikon­i një marrëdhëni­e për përfitime financiare.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania