Gazeta Shqiptare

“Drejtësia nuk ka kurajë t’i thotë “Jo” Ramës”, Fredi Beleri sulmon Vangjel Tavon

-

Pas emërimit të drejtuesit të ri të Bashkisë së Himarës, kryetari i zgjedhur Fredi Beleri, reagoi nga burgu, duke akuzuar prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo, se nisi prej andej fushatën elektorale duke premtuar tituj pronësie. Sipas Belerit, zgjidhja e vetme e situatës është lejimi i betimit të tij në krye të bashkisë, duke i dhënë fund “këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike”.

Reagimi i plotë

Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributi­n e prokuroris­ë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsion­it, të cilët nuk kanë kurajë t’i thonë “Jo” z. Rama. Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutë­s nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerje­n e parakohshm­e të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi. Shkelët Kushtetutë­n dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet. Në kundërshti­m me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpreto­ni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform nenit 109 të Kushtetutë­s. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshti­m me ligjin, dje u tregoi këshilltar­ëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t‘u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhrin e tij. Pa pasur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie. Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutë­s. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj.

Dhionisios – Alfred Beleri

Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë

(sepse kryetari i bashkisë zgjidhet nga populli dhe jo nga vota e 15 njerëzve të trembur)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania