Gazeta Shqiptare

Blerina Bala zgjidhet kryebashki­ake e komanduar në Himarë/ Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit

Mbështetës­it e Belerit krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyu prefektin Tavo

-

Këshilli bashkiak i Hi marës zgjodhi dje si kryetare të komanduar të bashkisë, Blerina Balën. Këshilltar­ët bashkiakë të PS-së bashkuan votat me këshilltar­ët e opozitës për të komanduar nënkryetar­en e bashkisë, deri në zgjedhjet e reja. Zgjedhja e saj në këtë detyrë vjen pasi edhe kryebashki­aku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashki­aku në detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg. Goro u arrestua më datë 23 mars për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashki­aku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Gjatë procesit të votimit, Blerina Bala mori 15 vota në total konkretish­t: 9 PS, 1 PSD,1 Mega,1 LZHK, 1 PD, 1 Rithemelim­i, 1 Partia e Lirisë. Në nisje të mbledhjes pati tensione, pasi mbështetës­it e Belerit kanë kërkuar largimin e Vangjel Tavos nga salla. Ndërsa, banorët u përplasën, gjithashtu, edhe me policinë, e cila shtoi forcat për mbarëvajtj­en e mbledhjes. Pas tensioneve që krijuan mbështetës­it e Fredi Belerit, në Himarë mbërritën dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Mbledhja e Këshillit bashkiak, e cila rinisi në orën 12:00 u mbajt me dyer të mbyllura. Ndërkohë më parë u pezullua.

TENSIONET TENSIONET NË NË KËSHILLIN KËSHILLIN BASHKIAK BASHKIAK

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi në orën 10:00 ku të pranishëm ishte dhe prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi si dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Ervis Moçka. Mbështetës­it e kryebashki­akut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili është në burg për blerje votash hynë në bashki dhe refuzuan praninë e Vangjel Tavo. Me thirrje greqisht e shqip ata ofenduan zyrtarin, i cili ishte në mbledhje, si një e drejtë që ia jep ligji. Të “shitur” e quajtën nacionalis­tët e Belerit Prefektin Tavo, i cili vjen nga minoriteti grek, ndërsa sipas tyre ai po vjen për të vjedhur pronat e Himarës. Në greqisht i kërkuan dhe të dilte jashtë. Gjatë gjithë tensioneve është dashur ndërhyrja e policisë për të ruajtur sigurinë, ndërsa në fund, për të qetësuar situatën, Tavo, Klosi dhe Ervis Moçka dolën nga mbledhja. Teksa po largohej një mbështetës i Belerit e pështyu Tavon në fytyrë. Sakaq, në video shfaqen shumë qytetarë të irrituar, mes tyre dhe një grua, e cila e akuzoi Vangjel Tavon se është bërë bashkë me Ramën. “O pusht”, dëgjohet teksa i drej

KANDIDATI GJIKURIA

Kandidati Pervin Gjikuria, i cili u tërhoq nga gara për Bashkinë e Himarës, ka folur pas përfundimi­t të procesit, duke thënë se vonesat në zgjedhje nuk do t’i shërbenin sezonit turistik. Ai e ka konsiderua­r procesin e qetë, por që në fillim nisi me tensione, ndërsa gjithçka shkoi normalisht. “Mos harrojmë kemi përpara dhe një sezon turistik dhe çdo vonesë në zgjedhje nuk do t’i shërbente Himarës.

Besoj që procesi ishte shumë i qetë, pavarësish­t se kishte tensione në fillim, gjithçka shkoi normalisht”,-tha Gjikuria. tohet zonja, Tavos. Skena e rëndë solli shtyrjen e mbledhjes për një orë. Këshilltar­ët u mblodhën sërish në orën 12:00, tashmë pa praninë e mbështetës­ve të Belerit, po në ambientet e Bashkisë së Himarës, por jo më në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

ZGJEDHJA E BLERINA BALËS

Blerina Bala do të jetë kryetarja e komanduar e Himarës. Ky ka qenë vendimi që mori dje këshilli bashkiak i Himarës. Pas tensioneve që u shoqërua mbledhja e këshillit, për shkak se përfaqësue­s të Fredi Belerit kanë penguar punimet, duke kërkuar që të largohej nga salla Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi, mbledhja u organizua në një ambient tjetër. Nga dy nënkryetar­ët, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro ndodhen pas hekurave, u zgjodh që përkohësis­ht këtë detyrë ta mbante zonja Bala. “Së pari, më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqendrua­r në punë me qëllim përmbushje­n e objektivav­e dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjs­hme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpuni­m sa me të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminder­it!”,- tha Bala pas zgjedhjes në këtë detyrë. Ndërkohë, Bala ka marrë 16 vota pro, 9 nga PS, PSD 1, Mega 1, Partia e Lirisë 1 votë, PD zyrtare 1, PD e Rithemelim­it 1 dhe 1 LZHK. Sakaq, vetëm 4 anëtarë të këshillit bashkiak nuk votuan, mes tyre dhe bashkëshor­ti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania