Gazeta Shqiptare

“Plasi lufta”/ Dosja hetimore për drejtorët e Bashkisë Tiranë: Erdhën Tatimet, kapën ca gjëra që s’duhet t’i shihnin

-

TIRANË - Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK kundër drejtorëve të Bashkisë Tiranë për shoqërinë “5D Konstruksi­on”. Në këtë dosje, zbardhet biseda që kanë pasur punonjësja Jona Bejko së bashku me një koleg të sajin po në këtë kompani, Algert Çifliku. Jona i ka treguar Algertit për një përplasje mes që u ka ndodhur te zyra, në momentin që Tatimet kanë shkuar për kontroll. Sipas saj, e gjithë ngjarja ka ndodhur në momentin që punonjësit e Tatimeve, kanë parë disa gjëra që s’duhet t’i shihnin.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Gjatë hetimeve paraprake është sekuestrua­r aparati i telefonit celular i shtetases Jona Bejko, punonjëse në shoqërinë “5D Konstruksi­on” sh.p.k, për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe këqyrja dhe analizimi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimi­t. Nga këqyrja e të dhënave kanë rezultuar, ndër të tjera, bisedat si më poshtë.

Biseda e datës 06.01.2023 me shtetasin Algert Çifliku i cili punon në të njëjtën shoqëri.

Jona: “Koleg... kam lajme,,, këtej nga zyra,,, Plasi lufta,,, u grin N me J... “.

Algert: “pse u kapën”.

Jona: “S’e ke idenë ça lufte po them... Se erdhën Tatimet për kontroll në mëngjes,... Sa u hap dera... direkt pa na thënë asgjë... U futën te zyra financës duke prek dhe hap çdo gjë pa leje. Seç kapën ca gjëra që s’duhet t’i shifnin” . ... “Kjo përplasi derën... Ai i tha kujt i përplas derën... Mèrr çantën ik nshpi... debile”.

Algert: “Do han vet kokat”. Jona: “U bë nami pzz... T’shikojmë si do vazhdoj seriali... Vetëm un dhe ti ec,,, Dhe po u përmend nga ata lart,... Bëj sikur s’di gjë... Habitu”.

Algert: “Sa m’bëhet qejfi... Sot do i takoj ata”.

Jona: “Po bëj sikur habitesh gjths... Se deri kur ti takosh ti besoj do e ken marr vesh ata”. Algert: “Besoj se po... rrofsh shumë”. Jona: “Uu të lutem... Më trego nëse ka ndonjë të re”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania