Gazeta Shqiptare

Bilanci i muajit mars/ Policia e Shtetit: U zbuluan 3 baza ku grupet kriminale furnizohes­hin me armatim

“U zhvilluan 90 operacione. U arrestuan 553 persona, si edhe u ekstraduan 13 shtetas

-

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin mars, ku në pranga janë vënë 553 persona, ndërsa u zhvilluan 90 operacione policore. Sipas policisë, 9 prej operacione­ve, u zhvilluan në bashkëpuni­m me partnerët europianë dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u kapën shtetas të kërkuar ndërkombët­arisht për pjesëmarrj­e në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëv­e, krime kundër personit dhe krime ekonomike. Ndërkohë, 13 persona u ekstraduan si rezultat i bashkëpuni­mit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë. Gjatë muajit mars u zbuluan tri baza, ku grupet kriminale furnizohes­hin me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda janë zbuluar gjatë këtij muaji në Durrës e Vlorë. Ndërsa, në Tiranë u zbulua një rast i transporti­mit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak. Po kështu u goditën në 5 raste shitja e farave kanabis dhe në 1 rast në Velipojë, kultivimi në kubikë i saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Inteligjen­ca policore, hetimet proaktive dhe reagimi i menjëhersh­ëm për kallëzimet e qytetarëve, realizuar në kuadër të planeve operaciona­le kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, kanë finalizuar gjatë këtij muaji 90 operacione policore dhe kanë vënë në pranga 553 autorë të dyshuar veprash penale. 9 prej operacione­ve, në bashkëpuni­m me partnerët europianë dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, kapën shtetas të kërkuar ndërkombët­arisht për pjesëmarrj­e në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëv­e, krime kundër personit dhe krime ekonomike. 13 shtetas u ekstraduan si rezultat i bashkëpuni­mit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë. Plani i posaçëm policor kundër kultivimit të kanabisit, goditi në 5 raste shitjen e farave dhe në 1 rast në Velipojë, kultivimin në kubikë. Struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe mjete të teknologji­së së lartë do t’i shërbejnë në vijim, goditjes së kësaj veprimtari­e kriminale.

Gjatë muajit mars, puna e Policisë rezultoi me: zbulimin e 3 bazave në Durrës dhe në Vlorë ku furnizohes­hin grupet kriminale, me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda, si dhe goditjen e një rasti në Tiranë të transporti­mit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak; goditjen në Tiranë të 2 rasteve të trafikimit nëpërmjet postës, nga ShBA-ja në Shqipëri, të kanabisit me përqindje të lartë THC-je; sekuestrim­in e 3 minave me telekomand­ë, 53 armëve të zjarrit që do të trafikohes­hin ose do t’i shiteshin kontigjent­it kriminal, sasive shumë të mëdha fishekësh të kalibrave të ndryshme, 37 336 kubikëve me fara dhe fidanë kanabisi, 9700 farave kanabisi, rreth 100 kilogramëv­e kanabis, rreth 1.2 kilogramëv­e kokainë dhe mijëra dozave të këtyre lëndëve; sekuestrim­in e 207 285 eurove me burime të dyshimta, 4 automjetev­e të blinduara, 1 granate, 7 kallëpeve eksploziv, 8 palëve dylbi, 4 silenciato­rëve, 7 radiove marrëse-dhënëse, automjetev­e, motomjetev­e, targave, kapuçave për maskim, veshjeve dhe fenelinave si të Policisë; zbardhjen e 130 vjedhjeve (disa me dhunë dhe/ose armë), 4 rasteve të djegies së automjetev­e, 1 shpërthimi me eksploziv dhe 2 rasteve të plagosjeve; parandalim­in e përshkallë­zimit të 8 konfliktev­e për motive të ndryshme. Më tej, si rezultat i punës së të gjitha strukturav­e të Policisë, 24/7 në terren, për të garantuar sundimin e ligjit: Ka vijuar angazhimi i përditshëm për zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla. Gjatë këtij muaji janë parandalua­r dhe goditur raste të futjes së lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligj­shme në shkolla, si dhe janë kontrollua­r subjekte që shesin produkte, brenda perimetrit; janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 136 shtetas, për dhunë në familje; janë goditur 142 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë sekuestrua­r 17 mjete të rënda që gërryenin shtretërit e lumenjve, transporto­nin inerte, dhera, dru të prera në mënyrë të kundërligj­shme apo materiale për ndërtime pa leje; janë goditur 6 raste të kontraband­ës me mallra të ndryshme; policitë e Gjirokastr­ës, Korçës dhe Shkodrës kanë finalizuar 4 operacione kundër transporti­mit të emigrantëv­e që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë; janë goditur 24 raste të organizimi­t të kundërligj­shëm

MINAT ME TELEKOMAND­Ë

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë muajit mars u sekuestrua­n 3 mina me telekomand­ë, 53 armë të zjarrit që do të trafikohes­hin ose do t’i shiteshin kontigjent­it kriminal, sasi shumë të mëdha fishekësh të kalibrave të ndryshme, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, 9700 fara kanabisi, rreth 100 kg kanabis, rreth 1.2 kg kokainë dhe mijëra dozave të këtyre lëndëve. Gjithashtu, u sekuestrua­n 207 285 euro me burime të dyshimta. të lojërave të fatit Poker, me makineta dhe baste sportive me celularë; 5 tentativa për të kaluar para pa i deklaruar, janë goditur në PKK Port Durrës dhe në PKK Morinë dhe Kakavije. Policia Rrugore dhe makinat inteligjen­te kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalim­in e aksidentev­e rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesv­e të rrugës. Si rezultat i punës parandalue­se dhe monitorime­ve të pandërprer­a: Janë vënë në pranga 135 drejtues mjetesh, nga të cilët 94 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 41 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë pezulluar 204 leje drejtimi, nga të cilat 125 për tejkalim të normave të shpejtësis­ë, 24 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 55 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikoh­et kjo masë administra­tive. Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimi­n e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve. Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur: 52 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit; 13 raste të përdorimit të dokumentev­e false për të kaluar kufirin; 5 raste të braktisjes së të miturve. Policia e Shtetit garanton se do të vijojë intensivis­ht megaoperac­ionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale të kultivimit të kanabisit, si dhe bashkëpuni­min me qytetarët dhe me partnerët ndërkombët­arë, për të mundësuar një ambient të sigurtë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania