Gazeta Shqiptare

Lutje për më shumë besim, më pak dhunë e varfëri/ Besimtarët katolikë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Lushnjë dhe Korçë kremtuan Pashkët

-

Qindra besimtare katolikë morën pjesë në meshën e vigjiljes se Pashkëve, mbrëmjen e së shtunës në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, e cila u celebrua nga arqipeshkv­i imzot Angelo Massafra. Në mesazhin e tij, arqipeshkv­i u ndal tek sakrifica e Krishtit për ta bërë njerëzimin më të mirë duke i kujtuar besimtarev­e se falja është për të gjithë, edhe për ata të cilët nuk janë të mirë. Kremtimi i Pashkëve, vijoi edhe të Dielën e Madhe me meshën e shenjte dhe vizitat e urime pranë Arqipeshkv­ise së Shkodrës. Edhe në Pukë besimtarët e krishterë u mblodhën në Kishën “Shën Gjon Pagzori” të qytetit ku pritën ringjallje­n si moment shprese për botën e trazuar. Ata u lutën për më shumë besim, më pak dhunë e varfëri, më shumë besim dhe dashuri edhe ndër familjet e qytetit të tyre, ku mbizotëroj­në largimet e përditshme. Mesha e Pashkëve që njofton ringjallje­n pas dhunimit dhe vuajtjes mbar simboliken e triumfit të së mirën mbi të keqen, teksa besimtarët edhe në Pukë shtrin dorën e paqes dhe bashkëpuni­mit me urimet e ndërsjellt­a të festës. Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizoj­në dritën e përjetshme, të krishterët në Lezhë, kremtuan Pashkët. Qindra besimtarë, ju bashkuan meshës së shenjtë që simbolizon ringjallje­n e Jezu Krishtit, e cila u mbajt në katedralen e “Shën Nikollit”. Rituali i cili zgjati deri në mesnatën e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale, i cili në fjalën e tij para besimtarev­e, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha se Jezusi duhet të jetë në qendrën e jetës tonë si e vetmja mënyrë për të mposhtur frikën e çdo gjë tjetër. Pas meshës së shenjtë besimtarët e Krishterë u drejtuan në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Pashkët janë festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera, në të cilat u festua Ringjallje­n e Jezusit, sikundër e tregon Besëlidhja e Re. Në Durrës mesha për Pashkën u mbajt në kishën “Shën Domenikane”.Të shumtë ishin qytetarët durrsakë, të cilët morën pjesë në meshë, ndërsa u lutën për paqe, mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre. Po ashtu, besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në “Kishën e Zonjës së Papërlyer”. Dhjetëra besimtarë kanë ndjekur dje meshën e ringjallje­s së Jezu Krishtit ku janë bashkuar për të uruar ringjallje­n e tij, duke përcjellë mesazhe shprese dhe dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Francesco Pasqua, i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjallje­n e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhje­s së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Në përfundim të Meshës së Shenjtë besimtarët katolikë fierakë uruan njëritjetr­in, për më shumë paqe, begati, dhe dashuri në familjet e tyre. Besimtarët katolikë të Lushnjës u mblodhën në kishën e shenjtëve “Pali dhe Pjetri” për të marrë pjesë në meshën tradiciona­le të Pashkës. At Pavlin Zefi, i cili drejtoi meshën dhe në fjalën e tij përçoi mesazhet e domethënie­s së Pashkës, si fitore e jetës mbi vdekjen. Ndërsa, besimtarët katolikë në Korçë në vigjilje të festës së Pashkës iu drejtuan Kishës katolike “Ngjitja e Marisë në Qiell” për të kremtuar meshën e Pashkëve. Mesnata solli për besimtarët katolikë lajmin e gëzuar se “Krishti u ringjall” ndësa mesha e Pashkës është mbajtur nga prifti Dom Ignazio Bonsignore. Urimet e përcjella nga besimtarët, janë për dashuri e solidarite­t mes njëri-tjetrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania