Gazeta Shqiptare

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës, ERE jep vendimin të martën

-

TIRANË - Pas njoftimit të qeverisë se po rishikohet çmimi i energjisë për furrat e bukës, kërkesa ka mbërritur tek ERE. Enti Rregullato­r i Energjisë do të nisë shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumërash apo kanë bar kafe. Propozimi u bë fillimisht nga Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, pas arritjes së dakordësis­ë me Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe Shoqatën e Bukës, Pastiçeris­ë dhe Brumërave, duke kërkuar aplikimin e 3 fashave të ndryshme, në varësi të aktiviteti­t që ushtrojnë këto subjekte.

Aktualisht, të gjitha këto sipërmarrj­e tarifohen me 7.6 lekë/ kWh, që është një çmim preferenci­al me qëllim mos ndikimin e kostove në çmimin e bukës. Por, prej kohësh OSHEE ka ngritur shqetësimi­n se shumë prej furrave të bukës, tregtojnë edhe produkte të tjera, përfshirë ato të bulmetit, ndërsa në disa raste është shtuar edhe shërbimi i bar kafesë. Për këtë arsye është theksuar se tashmë këto sipërmarrj­e duhet të paguajnë njësoj si gjithë bizneset e tjerë, duke mos dëmtuar konkurrenc­ën. Debati mes palëve ka mbi 6 vjet që është në tryezë, por deri më tani është lënë në fuqi çmimi prej 7.6 lekë/ kWh. Ndërkaq, sipas propozimit të ri janë 3 çmime që synohet të aplikohen. Kështu, për furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/ kWh. Për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe e produkteve të tjera të brumërave, çmimi propozohet në 9.5 lekë/ kWh, ndërsa për ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, çmimi propozohet në 12 lekë/ kWh. Vendimi përfundimt­ar do të merret nga Enti Rregullato­r i Energjisë./ Gazeta Si

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania