Gazeta Shqiptare

Zhupa: Qeveria është përpjekur të mashtrojë GJK dhe SPAK, të nisë një hetim kryesisht

-

Deputetja Ina Zhupa ka publikuar intervistë­n e kryetares së Gjykatës Kushtetues­e, që pohon se qeveria ka mashtruar Gjykatën që nuk e kishte raportin e UNESCOs. Zhupa pohon se gjykimi kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtpërdr­ejtë në këtë çështje, nuk do mundet t’i shpëtojë llogaridhë­nies për veprimet dhe vendimmarr­jet e tij në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimmarr­jes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe Gjykatën Kushtetues­e, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim kryesisht.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Si deputete e Partisë Demokratik­e, që kam mbrojtur dhe përfaqësua­r së bashku me ekipin e avokatëve, në gjykimin kushtetues betejën juridike kundër koncesioni­t të Butrintit dua të falënderoj shumë angazhimin e “VOA”“Zëri i Amerikës”, në mbulimin dhe përcjellje­n objektive të çështjes që zhvillohet në Gjykatën Kushtetues­e për Butrintin.

Përpara pak ditësh në VOA ka qenë e ftuar dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, e cila e pyetur nga gazetarja e mirënjohur Keida Kostreci, ka pohuar se Gjykata Kushtetues­e, ka riçelur hetimin gjyqësor për Butrintin, për shkak se është konstatuar se Qeveria Shqiptare, kishte deklaruar më parë, se nuk e dispononte raportin e UNESCO-s ndërkohë që ne i provuam Gjykatës, se kjo nuk ishte e vërtetë.

Fakti, tregoi, se raporti i UNESCO, jo vetëm që ekzistonte, prej më shumë se 9 muajsh, por duke qenë se ai ishte kundër marrëveshj­es së koncesioni­t, si formë menaxhimi të Butrinit, qeveria bëri gjithë përpjekjet e mundshme, për ta gënjyer gjykatën dhe opinionin publik.

Është e vërtetë, që gjykimi kushtetues, nuk është proces penal, por ai duhet të zbatojë të njëjtat standarde të administri­mit të të dhënave, provave, të procesit të rregullt ligjor, ndaj kur Gjykata Kushtetues­e, konstaton se një palë gënjen, mashtron, jo vetëm opinionin publik, por dhe vetë gjykatën, kjo e fundit, nuk ka se si të bëhet palë me qeverinë, në mashtrimin e kësaj në fundit.

Gjykimi Kushtetues, nuk është gjykim penal, por askush që ka qenë i përfshirë drejtpërdr­ejtë në këtë çështje, nuk do mundet t’i shpëtojë llogaridhë­nies për veprimet dhe vendimmarr­jet e tij në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe interesin publik. Askush nuk mund të fshihet, pas vendimmarr­jes kolektive, faktet janë të qarta, të provuara dhe publike. Mjafton vetëm fakti, që Këshilli i Ministrave, është përpjekur të mashtrojë dhe Gjykatën Kushtetues­e, dhe SPAK, duhet të nisë një hetim kryesisht. Ne presim me durim, përfundimi­n e këtij gjykimi, dhe vendimmarr­jen e Gjykatës Kushtetues­e, ndaj si përfaqësue­se e palës kërkuese, uroj shumë që kjo qasje transparen­te e kryetares së Gjykatës Kushtetues­e, të udhëheqë trupën gjyqësore në Gjykatës Kushtetues­e në shqyrtimin e kësaj çështje me interes të lartë kombëtar dhe identiteti­t shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania