Gazeta Shqiptare

Ilir Meta shpalos pesë prioritete­t kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme

Nga mbështetja për shtresat në nevojë, te shpopullim­i

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi gjatë një konference për shtyp, 5 prioritete­t kryesore të Partisë që drejton për 10 vitet e ardhshme dhe për atë që ai e quan objektiv madhor për 20 vitet e ardhshme.

Krahas objektivav­e madhore që ka Partia e Lirisë sipas programit të miratuar në Konventën themeluese:

Forcimin e lirive politike, ekonomike, dhe të drejtave të qytetarëve, kthimin e vendit në normalitet demokratik ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhë­nien e saj, duke zbatuar referendum­in si formë të demokracis­ë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk mund të merret peng nga keq-qeverisja.

Transformi­min e qeverisjes në shërbëtore të qytetarëve dhe jo të krimit dhe të oligarkëve, duke vënë individin dhe familjen e tij si përfitues kryesor të zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Transformi­min e sistemit arsimor duke synuar formimin e qytetarëve që ruajnë dhe fuqizojnë demokracin­ë, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e liritë, që e duan Atdheun e shqiptarin­ë dhe që janë krenarë për përkatësin­ë e tyre mes kombeve të tjera evropiane.

Çlirimin e ekonomisë nga korrupsion­i, nga monopolet dhe interesat klientelis­te për biznes dhe investime, duke garantuar rritjen e punësimit dhe të pagave si dhe paga dinjitoze për këdo që punon ndershmëri­sht.

Mbështetje reale për shtresat në nevojë, duke rivleresua­r të ardhurat jetike dhe duke i mbrojtur këto shtresa nga efektet e inflacioni­t, të rritjes së çmimeve, si dhe nga risku i mënjanimit nga shërbimet jetike publike si arsimimi dhe shërbimi shëndetëso­r.

Ndalimi i shpopullim­it të vendit dhe krijimin e besimit tek çdo shqiptar, veçanërish­t tek të rinjtë, se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, ku ata janë zotër dhe kanë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre dhe familjeve të tyre në siguri, liri e prosperite­t duke u mbështetur nga shteti. Shqipëria u përket të rinjve dhe ka diell për të gjithë!

Partia e Lirisë do të përqëndroj­ë veprimtari­në e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Projekti dhe objektivi madhor i Partisë së Lirisë është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullim­it është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë. Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania