Gazeta Shqiptare

Punësimi me pagë u rrit më shumë në industrinë automative, shëndetësi, informacio­n dhe akomodim më 2022-in

-

Informacio­ni ekonomik nga ndërmarrje­t tregoi se në vitin 2022 punësimi me pagë shënoi rritje të fortë në aktivitet e inxhinieri­së përpunuese (industria automative) shëndetësi, shërbimet e informacio­nit dhe akomodim. Në vitin 2022 të gjithë prodhuesit në treg kishin të punësuar me pagë 457,620 persona me rritje 8.7% në krahasim me vitin 2021. Rritje më të madhe të punësimit me pagë e kishte inxhinieri­a përpunuese me rreth 32.7%. Ky sektor që përfaqësoh­et nga industria automative në vitin 2022 kishte 5621 të punësuar me pagë nga 4235 që kishe në vitin 2022. Gjithashtu rritjen në përqindje më të lartë të punësimit me pagë e kishte sektori i shëndetësi­së

PUNËSIMI PA PAGË

Nga ana tjetër punësimi pa pagë vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Sipas të dhënave nga anketa e forcave të punës të vetë punësuarit pa pagë në bizneset e familjes përbëjnë 20% të totalit të punësimit. Numri i personave të vetëpunësu­ar arriti në rreth 408 mijë në vitin 2022, por shumica e tyre rreth 68% ishin të punësuar pa pagë. me 29%. Pandemia Covid-19 rriti nevojën për më shumë shërbime laboratori­ke dhe ekzaminime duke nxitur një seri aktivitete­sh në këtë fushë duke ndikuar edhe në rritjen e punësimit me pagë. Në vitin 2022 shëndetësi­a, – sektori publik dhe ai privat së bashku, kishin 12100 të punësuar nga 9377 në vitin 2021. Shërbimet e informacio­nit kishin rritje vjetore me 23% të punësimit me pagë. Sektori punësoi 11015 persona në vitin 2022 nga 9377 në vitin 2021. Sektori i akomodimit e rriti me 23 për qind punësimin me pagë 2022 si rrjedhojë e zhvillimev­e pozitive në turizëm ku numri i njësive akomoduese po shtohet nga numri i lartë i vizitorëve në vendin tonë. Rritje mbi 20% të punësimit me pagë kishin edhe sektorët e transporti­t, agjencive të udhëtimit, shtypshkri­meve dhe shërbimit ushqimor. Në anën tjetër rafineria dhe inxhinieri­a kimike dhe plastike shënoi rënie të punësimit me pagë me 11.8% në vitin 2022 në raport me 2021. Sektori i tregtisë ishte ofruesi më i madh i punësimit me pagesë. Në vitin 2022 ishin mbi 92 mijë të punësuar me pagë në tregti me rritje vjetore 9%. Të punësuarit në tregti zunë 20% të punësimit me pagë më 2022. Ndërtimi ishte ofruesi i dytë më i madh i punësimit me pagë më 2022. Sipas INSTAT në këtë sektori kishte mbi 52 mijë të punësuar me pagë më 2022 me rritje vjetore 5%. Të punësuarit në ndërtim zënë 11.2% të totalit te të punësuarve me pagë më 2022. Pas ndërtimit, tregtia me shumicë ishte punëdhënës­i më i madh në punësimin me pagë me rreth 47 mijë persona me një zgjerim vjetor 2.7% më 2022. Nga ana tjetër punësimi pa pagë vijon të mbetet një fenomen shqetësues. Sipas të dhënave nga anketa e forcave të punës të vetë punësuarit pa pagë në bizneset e familjes përbëjnë 20% të totalit të punësimit. Numri i personave të vetëpunësu­ar arriti në rreth 408 mijë në vitin 2022, por shumica e tyre rreth 68% ishin të punësuar pa pagë./

MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania