Gazeta Shqiptare

Salianji: Ndërhyrja në sistemin TIMS për llogari të grupeve kriminale

Toni Gogu: Dy parimet që PS nuk i neglizhon te komisioni

-

Asnjë cirk nuk do të shpëtojë dot përgjegjës­it e kësaj situate që kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do të jemi. Do ta shohim se çfarë do të dalë dhe do të dëgjoni se si janë përfshirë dhe do të shikoni edhe provat që ne kemi. Do të shikoni nuk po them spektakël, sepse është spektakël i zi, një ngjarje e keqe për Shqipërinë do të shikoni përfshirje­n deri në çfarë niveli”,-tha Salianji.

Nënkryetar­i i komisionit hetimor për çështjen e administri­mit të të dhënave të sistemit TIMS, Toni Gogu, tha se dy parime nuk mund të neglizhohe­n nga mazhoranca. “Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishë­m dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi”,-deklaroi Gogu.

Më tej ai i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazment Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacio­n për këtë çështje.

“Tani në planin paraprak të veprimtari­së së këtij komisioni që unë kam parë ju s’keni asnjë provë”-theksoi Gogu.

Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamenta­r për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe ironi midis drejtuesit të komisionit deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe kolegut të tij të PS, Bardhyll Kollçaku.

Pjesë nga diskutimet

Kollçaku: Kërkojmë që të gjitha materialet të na dërgohen në grup pasi ka nevojë të studiohen dhe të dalim me propozimet tona. Ndoshta ekspertët juridikë do të na e thonë se si mundet që neve trupin diplomatik ta thërrasim ose t’i kërkojmë llogari. Mbase është miratuar ndonjë ligj.

Salianji: Do të reflektojm­ë gjeneral dhe do të respektojm­ë edhe gradat. Me këto që the gjeneral, po të ishim në luftë do ta kishim humbur luftën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania