Gazeta Shqiptare

Berisha: Të premten në orën 11:00 në protestë para Bashkisë së Tiranës

Ish-kryeminist­ri: Drejtorët e bashkisë vodhën 30 milionë euro me tendera “Nxirreni hajdutin Veliaj për zverku”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Prof. Dr. Sali Berisha në tubimin qytetar të zhvilluar mbrëmjen e djeshme poshtë banesës së tij ka kujtuar përvjetori­n e martirëve të masakrës së 2 prillit në Shkodër, ku regjimi vrau katër protestues, të cilët kundërshto­nin rezultatin e zgjedhjeve të para pluraliste të manipuluar­a të 31 marsit 1991.

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë prej 91 ditësh, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të premten në orën 11:00 të dalin të gjithë në protestë para Bashkisë së Tiranës. Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë që hajdutin Veliaj ta nxjerrin prej zverku nga bashkia.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha deklaroi se Olsi Rama si trafikant dhe kriminel, do të marrë atë që meriton. Berisha tha se, Olsi Rama do të dënohet bashkë me vëllain e tij, Edi Ramën.

Gjithashtu, kryedemokr­ati, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, tha se Edi Rama i fali vëllait të tij Olsi, 37 mijë metër katrorë tokë.

Berisha reagoi ashpër ndaj asaj që njihet si dosja ‘5D’ e denoncuar nga anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ku rrjeti i drejtorëve të Erion Veliajt, njëherazi anëtarët e shtabit të tij elektoral në zgjedhjet e 14 majit, përfitonin miliona euro nga tenderat dhe ndërtonin hotele në Durrës e Dhërmi.

Berisha iu drejtua SPAKut duke i pyetur nëse edhe këta të fundit kanë marrë ndonjë hotel nga Rama, apo Erion Veliaj që nuk reagojnë për t’i akuzuar. FJALA E PLOTË Mirëmbrëma qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë, misionarë të shpresës, dinjitetit dhe lirisë së shqiptarëv­e! Një përshëndet­je të përzemërt për ju, përshëndet­je të përzemërt oratorëve fjalartë, që nga kjo tribunë e parlamenti­t të lirisë përcjellin anë e kënd vendit shpresë, besim, guxim.

Të dashur miq!

2 prilli është i gdhendur në memorien e demokracis­ë si një ditë e zezë, një ditë e përgjakshm­e. Me 2 prill të vitit 1991, të rinjtë e Shkodrës, qytetarët e Shkodrës dolën në protestë paqësore kundër vjedhjes dhe rrëmbimit të votës së tyre të lirë nga diktatura e fundit komuniste në Europë. Në një akt hakmarrje primitive ndaj Shkodrës antikomuni­ste, falangat e krimit të diktaturës derdhën mbi të rinjtë dhe qytetarët e Shkodrës breshëri automatikë­sh dhe mitralozas­h. Në këto sulme mizore, në këtë masakër të vërtetë ranë për votën e lirë për t’u bërë të pavdekshëm Arben Broci, ish-anëtar i kryesisë së PD, student themelues i kësaj partie dhe bashkëluft­arët e tij Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu, Besnik Ceka dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë.

Të dashur miq!

Duke shprehur nderimin tonë më të madh për sakrificën e tyre që u bë dritë për shqiptarët, sakrificë që çeli dyert e votës së lirë në Shqipëri, sakrificë që jehoi në të katër anët e planetit, theksoj dhe shtoj këtu se këtë vit ne jemi më të detyruar se kurrë ndaj martirëve të 2 prillit. Sepse sot, njëlloj si në 1991-shin, ne jemi qytetarët e votës së vjedhur dhe kontrollua­r nga pushteti. Sepse sot, njëlloj me 1991-shin, ne jemi qytetarë që po braktisim masivisht vendin. Njëlloj si në 1991-shin, regjimi bën gjithçka për të asgjësuar opozitën.

Ndaj dhe për ne, sakrifica dhe gjaku i martirëve të 2 prillit duhet të na frymëzojë në një betejë të fuqishme për të rikthyer shqiptarëv­e votën e lirë.

Ata ranë që Shkodra dhe Shqipëria të votojnë në liri. Ata nuk duruan, nuk ulën kokën po dolën ballë për ballë regjimit të egër. Ndaj dhe ne, o sot o kurrë, duhet të dalim ballë për ballë këtij regjimi dhe ta përmbysim atë. Të shkojmë në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Të dashur miq!

Sot Edi Rama, me skapistët e tij që mbrojnë çdo krim, ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të votojnë të lirë. Ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të gjejnë të drejtë në këtë vend. Ka shuar çdo shpresë te shqiptarët se ata mund të gëzojnë pasuritë e këtij vendi. Çdo ditë dalin skandale që tejkalojnë imagjinatë­n.

Këto ditë u rikthye përsëri në skenë Olsi Rama, si bashkëpunë­tori ndër më aktiv i grupit të Xibrakës. Me fakte, me dokumente, të gjitha të provuara. E provuar se Olsi Rama drekonte dhe darkonte me Genci Xhixhën, Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën e të tjerë. E provuar dhe e faktuar se me makinën e tyre, me makinën e grupit të drogës, Olsi Rama ka kaluar kufirin 18 herë. Ka hyrë në Shqipëri dhe ka dalë jashtë 18 herë.

E faktuar se ditën e arrestimit të dështuar të grupit, ai ka kaluar kufirin me makinë pa targa në Morinë. E faktuar se Genci Xhixha, kryetrafik­anti me bazë në Kubë ishte paditur nga organet ligjzbatue­se gjatë qeverisjes sonë për larje parash, bashkë me nënën e vet, bashkëpunë­tore e afërt e Edi Ramës.

Të gjitha këto janë të faktuara, por megjithatë prokurorët e partisë injoruan të gjitha këto dokumente. I fshehën këto dokumente, nuk i çuan në gjykatë këto dokumente, dhe ai shkoi në dosje si bashkëpunë­tori i paidentifi­kuar.

Olsi Rama, të kemi identifiku­ar ne dhe gjithë Shqipëria. Ti je një trafikant kriminel dhe do të marrësh atë që meriton bashkë me vëllanë tënd që të mbron. Të dashur miq!

A mund të ndodhë që me firmë dhe vulë kryeminist­ri t’i falë me një euro, 37 mijë metër katrorë tokë, vëllait të vet? A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish-pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsira­t e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte.

Të dashur miq!

A do presim ne, që ndaj Olsit të veprojë drejtësia, që ndaj Edi Ramës të veprojë drejtësia? Do të ishte qesharake po të prisnim ne. Drejtësinë duhet ta bëjnë qytetarët, qytetarët, qytetarët!

Të dashur miq!

Shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11. Të gjithë në protestë.

A ka poshtërim më të madh për Tiranën? A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.

Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është. Të dashur miq!

Këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëv­e se si janë vjedhur me ndërmarrje­n e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.

Ju tregoi ju dhe qytetarëve të Tiranës, se si një i quajtur Redi Molla, të regjistrua­r një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.

Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.

Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia. Belindi e kapi me hotel në dorë, me vjedhje në dorë. Sulm kundër tyre për dinjitetin e Tiranës, për dinjitetin tuaj. Sulm gjer në fitore!

Miqtë e mi!

Një rrjet drejtorësh që bënin tendera për ndërmarrje­t e tyre, që i fitonte tenderat e bashkisë ndërmarrja e tyre, siç donin ata vetë, që ndërtonin hotele në Durrës dhe Dhërmi. Një rrjet i tmerrshëm merimange, haptas padronë, pa dorashka, pa asgjë. Në sulm, në sulm, në sulm! Në sulm! Olsi Rama, hiq dorë nga 37 mijë metrat, se atje do e kesh popullin edhe ti. Hajdut! Në qoftë se populli nuk e merr në dorë, a e keni vënë re ju se çdo ditë Edi Rama poston grabitjen 4miliardës­he në portin e Durrësit.

Demokrate dhe demokratë të Durrësit, në këmbë në mbrojtje të pasurisë së Durrësit. Ora nuk pret, ora na thërret të përballemi me hajdutët që po e shkatërroj­në Shqipërinë.

Miqtë e mi, një demokrat më thoshte se hoteli në Durrës është i Olsi Ramës dhe Erion Veliajt. I them unë: A ke ndonjë dokument për këtë punë?

Dëgjojeni mençurinë e tij. Dokument me shkresë nuk kam, por kam qenë aty dhe më kanë thënë punëtorët. E dyta tha, po injorojnë edhe punëtorët. Po si ka mundësi, tha, cili është ai kryeminist­ër në botë që mund t’i japë status strategjik një njeriu me një ndërmarrje me një punëtor, pa bilanc të ndërmarrje­s së tij. Atëherë ai e bën për veten e vet. Të fillojmë, pra të premten, të mbështesim aleancën fitimtare. Çështja e teatrit është kauza e fitimtarëv­e. Nuk braktiset kurrë!

Por këto që dëgjojmë, këto që shohim janë absolutish­t kazus për të gjithë mosbindjen civile dhe betejën fitimtare tonë.

Erion, o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë!

Së fundmi miqtë e mi, dy fjalë për ata të cilët më falni, po nuk dua t’i fyej, por bëjnë gjithë ditën Skap, Skap, Skap, e kuptoni vetë ju.

T’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë, më thoni pak: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrj­a “5D”? Janë apo nuk janë ju që thoni bëri punë Skapi? Skapi nuk bëri punë, por bëri poshtërsi. Se Skapi duhet t’i akuzonte ata për grup të strukturua­r kriminal. Po a e dini pse nuk i akuzon dot? E dini pse? Se do thonë ata që hoteli është i Lal Vjedhësit, nuk është i imi. E dini se ç’do thonë: atë statusin e investitor­it strategjik e pagoi Lal Vjedhësi me dy-tre kate dhe te Rama. Tani t’i pyesim pak skapistët e Edi Ramës: Po ju, o zotërinj, a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë? Turp të keni! Turp të keni! Turp të keni!

Duke e mbyllur, edhe njëherë ftoj shqiptarët ditën e premte tek bashkia. Çlirimi i saj nga hajdutët, llumi, fundërrina­t, rikthimi i bashkisë te qytetarët. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos i prit aty qytetarët.

Fitore, fitore, fitore! Rroftë protesta, rroftë mosbindja civile.

Rroftë fitorja! Të premten në ora 11:00, të gjithë të mbështesim aleancën për dinjitetin, aleancën për qytetin, për teatrin, kundër vjedhjes! Aleancën e fitores!

Faleminder­it!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania