Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg, i hiqet statusi i të penduarit të drejtësisë

VENDIMI/ GJKKO dënon me 11 vite burg Enver Divën e Besjan Xhixhën, Altin Ndoci shpallet i pafajshëm

- Klevis Alla, Besian Xhixha, Enver Dida,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion it dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi dje me 25 vite burgim Klevis Allën për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2020 në Durrës. Ai u cilësua fajtor edhe për përfshirje në ekzekutimi­n e dy miqve, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, dy muaj përpara vëllezërve. Ndërkohë, 11 vite burg janë dhënë për Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës. Klevis Alla e humbi statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen “Plumbi i artë”. I njohur ndryshe edhe si “Çapaçuli”, Klevis Alla, pati deklaruar se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci. Dëshmitë e Allës, kanë rënë në kontradikt­ë me ato të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Kështu GJKKO ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit duke e shpallur të pafajshëm.

Lidhur me këto dy vrasje më herët janë pushuar akuzat edhe për Talo Çelën. Vetë Alla sipas GJKKO, ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportu­an vrasësit e Haxhias. Në dëshminë e tij, ekzekutor ishte Nuredin Dumani, që mbante në kokë një kapuç, bashkë më një tjetër që nuk e njihte. Po ashtu Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për t’u takuar. Ky i fundit ishte tek dyqani i agjencisë dhe pa vonesë ka shkuar tek tregu i Shënavlash­it bashkë me vëllanë e tij Viktorin. Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani

ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, kurse ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Më pas Dumani, zbriti nga makina dhe shtiu përsëri mbi trupat e gjakosur, të cilët i vrau për një borxh të pashlyer. Alla ishte personi që braktisi makinën tip “Benz” disa metra poshtë varrezave zonës, aty ku ka hedhur dhe armët.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, më 17 shtator 2020, në Elbasan. Xhixha është shpallur fajtor po ashtu edhe për vendosjen e një eksplozivi në banesën e Talo Çelës në nëntor 2020 në Elbasan. Dëshmitë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, ndërsa përmenden edhe “bosët” e krimit në vend si Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamber Mehajn, Sokol Sanxhaktar­in, Florenc Hoxha, Elio Bitri etj, të cilët ndër të tjera kishin porositur eliminimin e njëri-tjetrit. Pas arrestimit, Nuredin Dumani rrëfeu krimet e kryera mes të tjerash edhe vrasjen e dy

25 vite burg për këto veprat penale: - “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia

- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”

- “Grup i strukturua­r kriminal”

- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”

- “Vjedhja” në dëm të viktimave Marsel Jashari dhe Anisa Çupi

6 vite burg për këto vepra penale: - “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” “Mashtrimi”

5 vite burg për veprën penale: i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer - “Sigurimi vrasje”

AKUZAT DHE DËNIMET

vëllezërve dhe dy miqve në Shënavlash të Durrësit. Dumani akuzoi si organizato­r Erjon Alibej. Sipas të penduarit, Alibej, i cili mori frerët e grupit kriminal pas masakrës së Bradashesh­it, ku iu ekzekutua vëllai, xhaxhai dhe një shtetas turk, bëri një listë me emrat e personave që dyshonte se kishin marrë pjesë në ekzekutimi­n e trefishtë dhe nisi ekzekutimi­n e tyre. I penduari i drejtësisë tha se në vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishin marrë pjesë ai, Erjon Alibej dhe Henrik Hoxha, gjurma e gjakut të të cilit u gjet në automjetin e krimit, ndërsa Klevis Alla kishte qenë në rolin e shoferit. Në vrasjen e dy miqve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, Alla sipas Dumanit kishte pasur rolin e informator­it, ndërsa implikon edhe Elio Bitrin si pjesëtar të grupit. Edhe në këtë rast, Alibej ka pasur rolin e organizato­rit dhe urdhëruesi­t për motive hakmarrje. Si Dumani ashtu dhe Henrik Hoxhaj përjashtua­n pjesëmarrj­en në këto krime të Talo Celës dhe Altin Ndocit. Dumani, Hoxha alibaj dhe Bitri janë marrë të pandehur për këto vrasje e krime të tjera të rënda dhe po gjykohen në një proces të ndarë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania