Gazeta Shqiptare

Aksidenti në Këlcyrë/ Balla: Jam shumë i prekur, shkaku ka qenë shpejtësia tej çdo norme, të përkushtua­r ndaj trafikimit të migrantëve

-

TIRANË - Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi dje në lidhje me aksidentin tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh ndër të tjera se Policia e Shtetit dhe ministria që drejton janë të përkushtua­r për t’u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve. “Shumë i prekur nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën shtatë shtetas të huaj, migrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe një shtetas shqiptar, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident. Nga të dhënat paraprake rezulton se shkaku i aksidentit ka qenë përpjekja me shpejtësi tej çdo norme e drejtuesit të automjetit, për t’iu shmangur kontrollit policor në atë zonë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë tërësisht të përkushtua­ra për tu përballur me plagën e trafikimit të migrantëve. Ky angazhim dëshmohet në politikat dhe strategjit­ë që po zbatohen, por edhe me angazhimin për t’u përballur me sfidat. Në vitin 2023 Policia e Shtetit ka identifiku­ar 177 raste të kontraband­imit të emigrantëv­e, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifiki­min e 330 autorëve të përfshirë, 147 prej tyre të ndaluar, duke shpresuar që prokurorit­ë dhe gjykatat të japin vendimet e shumëpritu­ra, të cilat nuk e kuptoj pse vonohen. Gjithashtu, prej disa vitesh oficerët e FRONTEX po kryejnë patrullime të përbashkët­a me Policinë Kufitare Shqiptare në të gjitha pikat e kalimit kufitar”,-shkruan Balla në Facebook.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania