Gazeta Shqiptare

Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë t’u njihet kujdestari­a si vite pune

Çrregullim­et e spektrit të autizmit në Shqipëri përbëjnë rreth 26% të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuar

-

Në Shqipëri, çrregulli met e spektrit të au tizmit përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithsh­ëm të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Prindërit e këtyre fëmijëve shpesh herë kanë ngritur zërin për problemati­ka të ndryshme që hasin, si në shkollë ashtu edhe në komunitet. “Vajza ime është 11 vjeç dhe është diagnostik­uar me autizëm joverbal që në moshën 3 vjeçare. Deri para pak vitesh e kisha më të thjeshtë të menaxhoja punën, familjen dhe vajzën, por tashmë është bërë e pamundur”, tregon për Gazetasi.al Arjona L, një 34 vjeçare, e cila tashmë është detyruar të lërë punën me kohë të plotë për t’u kujdesur për vajzën. “Dy vitet e fundit është bërë edhe agresive dhe unë jam e vetmja që mund ta qetësoj. Në shkollë shpesh herë më marrin në telefon që të shkoj ta marr, sepse nuk dëshiron të qëndrojë. Nuk luan me fëmijët e tjerë e as nuk dëshiron të bëjë detyra apo aktivitete të tjera”,-thotë ajo, duke shtuar se për të, do ishte e udhës që të merrte një pagesë në fund të muajit, si kujdestare e vajzës. Këtë kërkesë e kanë edhe prindërit e tjerë, e për pasojë, prindërit janë bërë bashkë për t’i kërkuar Kuvendit njohjen e kujdestari­së si vite pune. Në ditët në vijim, me kërkesë të Eglantina Bajramit, kryetarja e Klubit Kombëtar të Prindërve me Fëmijë me Spektrin e Autizmit do të ketë një dëgjesë në Kuvend me grupin kuvendor “Miqtë e fëmijëve” për problemet e fëmijëve me autizëm për dy kërkesa kryesore: transporti­n urban e ndërurban dhe njohjen e kujdestari­së si vite pune. “Janë dy kërkesa që ne si prindër i kemi të rëndësishm­e për të pasur një jetë më të lehtë si ne ashtu edhe fëmijët tanë”,-thotë Arjona L.. Rreth 75 milionë njerëz kanë çrregullim­e të spektrit të autizmit, që është 1% e popullsisë së botës ku 1 në 100 fëmijë diagnostik­ohet me çrregullim­e të spektrit autik që nga viti 2021. Ndërkohë, prevalenca e autizmit është rritur 178% që nga viti 2000. Vendi me shkallën më të lartë të autizmit të diagnostik­uar në botë është Katari dhe vendi me shkallën më të ulët është Franca. Sipas CDC, më shumë fëmijë se kurrë më parë po diagnostik­ohen dhe po marrin terapi dhe trajtim për autizmin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania