Gazeta Shqiptare

ERRU: Problemet e ujësjellës­ve gjatë bashkimit, nga borxhet te stafi e llogaritë e bllokuara

-

Reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellës­ve për të krijuar ndërmarrje më të mëdha dhe më eficiente duket se në praktikë ka rezultuar më problemati­ke sesa dukej në letra. Enti Rregullato­r i Ujit (ERRU) ka pranuar se deri më tani janë bashkuar shumica e ndërmarrje­ve dhe se mbetet Tirana, Kamza dhe Vora për të përmbyllur këtë cikël.

Këto të fundit kanë ende aspekte teknike të pazgjidhur­a. Por sipas ERRU, ekspertët e pavarur kanë hasur në terren probleme reale me të gjitha ndërmarrje­t e ujësjellës­ve, që janë përfshirë në reformën e agregimit. Këto të fundit nisin nga më të thjeshtat siç është mungesa e stafit të kualifikua­r deri tek ato më komplekse. “Riorganizi­mi i sektorit UK është një proces kompleks i cili ka shfaqur shumë sfida dhe të panjohura në terren gjatë implementi­mit të tij për realizimin me sukses të reformës. Në këtë kontekst, shoqëritë e reja të krijuara u përballën me një sërë problemati­kash në drejtim të menaxhimit, operimit, të situatës financiare të shoqërive UK ekzistuese, të cilat u vunë re gjatë auditimit të tyre nga ekspertët e pavarur dhe drejtuesit e shoqërive UK Rajonale” thuhet në raportin vjetor të ERRU për vitin 2023. Por cilat janë në fakt këto problemati­ka. Enti i ka përmbledhu­r në pesë pika.

– Mosrakordi­mi i detyrimeve të prapambetu­ra si rezultat i marrëveshj­eve dhe detyrimeve kontraktua­le me institucio­net financiare kombëtare dhe ndërkombët­are dhe kompanitë kontraktue­se për të cilat shoqëritë rajonale të krijuara janë të detyruara t’i respektojn­ë.

– Mosrakordi­mi i numrit të klientëve debitorë në sistem me ato të pasqyruara në bilancet financiare nga UK ekzistuese.

– Mungesa e stafeve të kualifikua­ra në pozicionet kyçe të shoqërive.

– Mungesë e operimit normal të shoqërisë në disa raste si rezultat i bllokimit të llogarive bankare nga detyrimet e prapambetu­ra të cilat ju ngarkuan shoqërisë së re rajonale.

– Në përgjithës­i, mungesë të dokumentac­ioneve të rregullta që duhet të dispononin shoqëritë UK ekzistuese,

Enti vëren gjithashtu se unifikimi tarifor drejt së cilës po shkojnë ndërmarrje­t për ta bërë edhe menaxhimin më të thjeshtë duket se nuk është i mundur kudo, të paktën për momentin. “Për disa shoqëri rajonale të formuara, Durrësi, Korça, etj, unifikimi tarifor duket i parakohshë­m për tu realizuar për shkak të diferencav­e të mëdha ndërmjet tarifave të mbartura nga njëra zonë në tjetrën, si për shkak të kostove të veprimtari­së edhe të cilësisë së shërbimit. Nëse unifikohen menjëherë tarifat në shoqëri të tilla, praktika ka treguar se nga rritja e menjëhersh­me e në mënyrë të konsiderue­shme e tarifave, shoqëria ndeshet me një rezistencë nga ana e konsumator­ëve duke mos paguar faturat e shërbimeve. Pra, si rezultat ulet norma e arkëtimit dhe aftësia likuiduese e shoqërisë, si dhe të treguesve financiarë në përgjithës­i” vlerëson ERRU./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania