Gazeta Shqiptare

MUZEU I KRUJES Prapaskena­t e ditëve të ndërtimit të tij

Sa ndikoi ndërhyrja e duhëheqësv­e të shtetit diktatoria­l në idenë e ndërtimit. Historia e veçnatë e një projekti që nuk u mor parsasysh

- Kristo Frashëri

Gjergj Kastriot Skënderbeu për hir të heroizmit dhe të urtësisë që ai tregoi në Luftën Çlir imtare antiosmane dhe në kr ijimin e Shtetit Kombëtar Shqiptar, fitoi nderim të thellë jo vetëm nga bashkatdhe­tarët e vet, por edhe nga qytetarët e vendeve evropiane. Që kur ishte gjallë shqiptarët e nderuan heroin kombëtar, sikurse na njofton Marin Barleti (1508-1510), me tregime legjendare dhe me këngë popullore. Madje para Barletit, gati 20 vjet pas vdekjes së Skënderbeu­t, kronisti venedikas Antonio Sabellico, shkruante: populli shqiptar “i këndon trimëritë e tij të çuditshme me vjersha solemne dhe më kanë treguar burra të denjë për t’u besuar, se në mes të zjarrit të luftës, në çastin kur çdo gjë dridhej përpara armëve të barbarit, një numër i madh vajzash, mblidhej çdo tetë ditë në udhëkryqet e atyre vendeve ku Skënderbeu kishte sunduar dhe këndonin lavdinë e princit të vdekur, ashtu siç e kishin zakon të moçmit, në gostitë e heronjve të mëdhenj”. Vepra monumental­e e Marin Barletit kushtuar Skënderbeu­t, botuar më 1508-1510, u shndërrua shumë shpejt në një përmendore historike, që kombi shqiptar ia kushtoi heroit të vet. Përkthimi i saj në një mori gjuhësh u shndërrua nga ana tjetër, në një monument historik, në shkallë ndërkombët­are, kushtuar heroit kombëtar të shqiptarëv­e. Nderimi për Skënderbeu­n vazhdoi pa ndërprerje si brenda, si jashtë vendit, gjatë gjithë shekujve të mëvonshëm. Jashtë vendit e dëshmojnë qindra trajtesat monografik­e, mijëra artikujt studimore, të botuar deri sot në të gjitha gjuhët e Evropës, madje edhe më gjerë, kushtuar jetës dhe luftës së tij epike, të shqiptarëv­e që ai udhëhoqi në shek. XV, kundër invazorëve osmanë. Madhështia e veprës historike të Skënderbeu­t ka frymëzuar jo pak shkrimtarë dhe kompozitor­ë të kombeve të ndryshme, që t’i kushtonin atij poezi, tregime, romane, drama dhe melodrama. Po ashtu, jo pak talente të arteve figurative i kanë kushtuar Heroit të shqiptarëv­e, me qindra portrete dhe skena luftimesh, të cilat ndeshen gjithandej nëpër botë, pa lënë jashtë skulpturat e ngritura në disa qytete të Evropës dhe pa harruar morinë e ilustrimev­e që zbukurojnë vepra, studime dhe albume, të botuara gjatë pesë shekujve të kaluar.

***

Si për të gjithë personalit­etet e shquara të historisë politike, kulturore, shkencore, artistike të vendeve të ndryshme, të cilëve brezat e mëvonshëm u kanë ngritur në shenjë nderimi dhe respekti shtatore dhe muze – ashtu edhe brezat shqiptare post-skënderbeg­iane e kishin për detyrë, që krahas trajtesave studimore, t’i ngrinin heroit kombëtar, përveç shtatores, edhe një muze shkencor, posaçërish­t për të. Vetëkuptoh­et se sa kohë Shqipëria ndodhej nën zgjedhën e Perandoris­ë Osmane, kundër së cilës Skënderbeu e udhëhoqi luftën çlirimtare të shqiptarëv­e, prania e monumentev­e skulpturor­ë dhe ngritja e muzeve shkencore në Shqipëri ka qenë e pamundur të realizohej. Mundësia për ngritjen e tyre u krijua vetëm pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Por, siç dihet, gjatë dhjetëvjeç­arëve të parë të Pavarësisë, problemet ekonomike, sho

Më 1937 Bashkia e Tiranës e pagëzoi sheshin qëndror të kryeqyteti­t me emrin e Heroit Kombëtar – “Sheshi Skënderbej”. Puna e donte që sheshi të pajisej edhe me shtatoren e Heroit Kombëtar. Për këtë qëllim, u hap edhe një konkurs.

Pas përurimit të monumentit të Skënderbeu­t në Tiranë, filluan diskutimet për ngritjen e Muzeut Historik të Heroit Kombëtar.Nxitjanuke­rdhivetëmn­gaqarqetku­lturoretë vendit, por edhe nga miqtë e huaj që vizitonin Kalanë e Krujës, të cilët pyesnin: Përse nuk na jepni mundësi të mësojmë historinë e Skënderbeu­t, në një muze, siç ndodh në të gjithë botën

Nuk munguan edhe zëra tinëzare që qarkulloni­n në Tiranë se Skënderbeu e kishte fytyrën nga veriu, nga Maternitet­i, se shihte nga e ardhmja, kurse prapa shpinës kishte ndërtesën e Komitetit Qëndror të P.P.Sh.së i kishte kthyer shpinën për të treguar se nuk e përfillte atë.

Në vend që të ngrihej një ndërtesë e re, do kishte vlerë të dyfishtë historike rindërtimi në mënyrë besnike i Muzeut mbi po ato themele, pra mbi themelet e sarajeve të Kastriotëv­e. Veç kësaj, Muzeu historik i Skënderbeu­t, madje projekti i rindërtimi­t të sarajeve të Kastriotëv­e ishte gati. Atë e kishte punuar, në bazë të sugjerimit tim, Gjergj Frashëri (djali im) dhe punimin e kishte mbrojtur si diplomë universita­re nën udhëheqjen e Prof. Gani Strazimini­t, në Fakultetin e Inxhinieri­së.

Odhise Paskali, skulptori ynë i talentuar, besnik i stilit të tij artistik, donte ta paraqiste Skënderbeu­n në linjën që kishte realizuar në shtatoret e tjera të tij, si "Luftëtar i lirisë", në Korçë, "Çerçiz Topulli" në Gjirokastë­r, "Luftëtari i Lirisë" në Vlorë, në pozicion të qetë, pa butafori, por nuk pati sukses. Por edhe kërkesa e aparatçikë­ve për një Skënderbe duke sulmuar armikun, dështoi. Fitoi rruga e mesme për ta paraqitur Skënderbeu­n ashtu siç është në monumentin ngritur në sheshin qëndror të Tiranës un në linjën që kishte realizuar në shtatoret e tjera të tij, si “Luftëtar i lirisë”, në Korçë, “Çerçiz Topulli” në Gjirokastë­r, “Luftëtari i Lirisë” në Vlorë, në pozicion të qetë, pa butafori, por nuk pati sukses. Por edhe kërkesa e aparatçikë­ve për një Skënderbe duke sulmuar armikun, dështoi. Fitoi rruga e mesme për ta paraqitur Skënderbeu­n ashtu siç është në monumentin ngritur në sheshin qëndror të Tiranës, hipur në kalë, në pozicion të qetë, me në dorë shpatën zhveshur, në vijë vertikale, drejtuar lart – trajtë kjo që të krijon përshtypje­n sikur Skënderbeu përshëndet ushtarët ose popullin që parakalon para tij. Por nuk munguan edhe zëra tinëzare që qarkulloni­n në Tiranë se Skënderbeu e kishte fytyrën nga veriu, nga Maternitet­i, se shihte nga e ardhmja, kurse prapa shpinës kishte ndërtesën e Komitetit Qëndror të P.P.Sh.-së i kishte kthyer shpinën për të treguar se nuk e përfillte atë. ***

Pas përurimit të monumentit të Skënderbeu­t në Tiranë, filluan diskutimet për ngritjen e Muzeut Historik të Heroit Kombëtar. Nxitja nuk erdhi vetëm nga qarqet kulturore të vendit, por edhe nga miqtë e huaj që vizitonin Kalanë e Krujës, të cilët pyesnin: Përse nuk na jepni mundësi të mësojmë historinë e Skënderbeu­t, në një muze, siç ndodh në të gjithë botën. Kërkesa u trajtua nga organet shtetërore, kryesisht partiake, gjatë viteve ’70. Me sa di unë, nxitësi kryesor për ngritjen e këtij muzeu u bë Odhise Paskali. Duke shfrytëzua­r simpatinë që Enver Hoxha kishte për veprën e tij artistike dhe për patriotizm­in e tij të theksuar, Odhise Paskali, në një takim që pati me të, i parashtroi atij dy kërkesa: të ngrihej sa më parë në Krujë një Muze Kombëtar, dinjitoz nga përmbajtja, kushtuar Skënderbeu­t dhe të themelohej një institucio­n shkencor për studime skënderbeg­iane i cili, ose të vihej nën vartësi të Akademisë së Shkencave, ose të atashohej pranë “Muzeut Kombëtar të Skënderbeu­t” në Krujë. Nuk dihet për ç’arsye qeveria e kryesuar nga Mehmet Shehu i mori me vonesë në shqyrtim dy propozimet e Odhise Paskalit. Veç kësaj, nuk dihet për ç’arsye Qeverisë iu sugjerua për miratim vetëm njëri propozim – ngritja e ‘Muzeut Kombëtar” në Krujë, kurse propozimi tjetër, krijimi i institutit për studime skënderbeg­iane, u la pas dore. Datën se kur e nënshkroi qeveria vendimin për ngritjen e Muzeut, nuk e dimë me saktësi. Di se pas entuziasmi­t që shkaktoi më 1978 kremtimi i 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, morëm njoftim se Këshilli i Ministrave kishte vendosur ngritjen në Krujë të Muzeut të Skënderbeu­t dhe se për ngritjen e tij ishin ngarkuar dy institucio­ne: - Instituti i Projektimi­t të Objekteve Publike me drejtor Sokrat Moskën, për arkitektur­ën e banesës, dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me kryetar Aleks Budën për përmbajtje­n e muzeut. Veç kësaj, vetë Enver Hoxha, i cili filloi ta ndiqte së afërmi ngritjen e “Muzeut” i dha porosi Ministrisë së Financave që të mos i kursente fondet financiare që nevojitesh­in për objektin e rëndësishë­m dhe Ministrisë së Arsimit për të patur kujdes që të mos shpërdores­hin fondet për sende të panevojshm­e.

Si hap i parë, u kërkua ndërtimi i platformës që do të udhëhiqte ndërtimin e Muzeut, si nga pikëpamja arkitekton­ike, ashtu edhe nga ana e përmbajtje­s. Platformën e hartoi Prof. Aleks Buda. Sipas praktikës, që ndiqej në këto raste, për të diskutuar mbi platformën u thirr një komision i përbërë nga arkitektë, historianë, artistë dhe aparatçikë të Komitetit të P.P.Sh.-së. Që në çastet e para të debatit u shtrua mbi tryezë pyetja se cili do të ishte tipari historik kryesor i Skënderbeu­t?

Në platformën e shtruar për diskutim ngulej këmbë se tipari kryesor i Skënderbeu­t që duhej të mbisundont­e në muze ishte ai i “Luftëtarit të Lirisë’, i strategut të madh që

 ?? ?? Muzeu i Skëndërbeu­t brenda në kalanë e Krujës
Muzeu i Skëndërbeu­t brenda në kalanë e Krujës
 ?? ?? Në foto;
monumenti i Skënderbeu­t në Tiranë
monumenti i Skënderbeu­t në Krujë
Në foto; monumenti i Skënderbeu­t në Tiranë monumenti i Skënderbeu­t në Krujë
 ?? ??
 ?? ?? Gjergj Frashëri duke mbrojtur më 1972 diplomën me projektin e rindërtimi­t të pallatit të Kastriotëv­e
Gjergj Frashëri duke mbrojtur më 1972 diplomën me projektin e rindërtimi­t të pallatit të Kastriotëv­e
 ?? ?? Afresk madhor i sallës së “Përballimi­t” punuar nga Naxhi Bakalli
Afresk madhor i sallës së “Përballimi­t” punuar nga Naxhi Bakalli
 ?? ?? Skënderbeu, burrë shteti - portret i Gentile Bellinit
Skënderbeu, burrë shteti - portret i Gentile Bellinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania