Gazeta Shqiptare

Rama refuzon interpelan­cën me Bardhin: Prit SPAK-un për vëllain tim “trafikant”

Kryeminist­ri i përgjigjet kreut të grupit të PD: Gazment B të presë “Gënjeshtar­i të japë, jo të kërkojë llogari”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamenta­r të PDsë, Gazment Bardhi për të mbajtur një interpelan­cë për akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama. Përmes një reagimi, Rama tregon procedurat, ndërsa i sugjeron demokratët që të presë përgjigjen e SPAK.

Rama i cilësoi akuzat e Bardhit ndaj vëllait të tij me pretendimi­n se ishte i përfshirë në laboratori­n e drogës në Xibrakë, hipoteza haluçinant­e.

REAGIMI I RAMES Rregullorj­a e Kuvendit thotë shprehimis­ht se, citoj, “interpelan­ca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeminist­rit, zv.kryeminist­rit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte të rëndësishm­e të veprimtari­së së tyre”.

Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeminist­rit, zv.kryeminist­rit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelan­cë nga deputeti Gazment B më gjen në pamundësin­ë e plotë për ta përmbushur.

Kësisoj, Gazment B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësin­ë e zbulimit prej tij të trafikanti­t të paidentifi­kuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapi­t të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri. Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinant­e mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallëzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqof­të e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelan­cë parlamenta­re, ku gënjeshtra­t e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtar­i të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtra­t e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtar­i duhet të japë, jo të kërkojë llogari. Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësv­e të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjeleht­ë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallëzues i sapokallëz­uar për kallëzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazment B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeminist­ër në historinë e Europës, i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracis­ë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania